Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Fajtori datė 15 Dhjetor 2009 - 10:19:

Po kap vetem ca pika kryesore: anen e studentit.

Italia ka marreveshje me Shqiperine qe te ndihmoje formimin ne universitet. Te jep vize dhe te detyron te hedhesh leke ne banke per muajt e pare te shkolles. Pas atyre muajve nuk dihet ku do i gjesh leket.

Ketu hyn ne pune bursa. Bursat jane leket e krahines qe i akordohen universitetit per te ndihmuar studentet. Si shperndahen keto?
1. Sa lek marrin prindet e tu?
2. Cfare notash kishe ne gjimnaz apo ke ne universitet?

Si monitorohet kjo?
Studenti deklaron te ardhurat familjare dhe rreth 20% e tyre kontrollohet nqs ka thene te verteten. Notat nuk kontrollohen se nuk i fallsifikon dot (ne Itali!!!).

Tani kthehemi tek shqiptaret. Universiteti ka ne dore vete shperndarjen e lekeve. Duke qene se leket jane te krahines dhe krahina eshte italiane, fillimisht ne universitet nuk jepnin FARE bursa per te huaj. Kjo eshte para eres sone, dhe ti nuk e ditke. Pastaj diēka levizi dhe vendosen te trajtojne studentet njesoj. Duhet apo jo te marre i huaji burse eshte e diskutueshme qe ne ketu. Nje llogjike baraziste thote po. Dakort jam. Le te shikojme ku qendron barazia...

Filloi dhenia e bursave dhe qysh ne vitin e pare te huajt dolen ne vendet e para, sepse kishin familje te varfra dhe nota te larta. E para e punes, universiteti deklaroi se eshte e pamundur te kontrolloje shqiptaret nqs deklarojne te ardhura te sakta. Qe te behet kjo duhet nje task-force ne Shqiperi qe heton ēfare bejne prindet vertet. Kjo eshte e pamundur edhe per prokurorine (prandaj qeveria po ben ligj antimafia qe mos lejoje leket e padeklaruara te levizin). Por ka akoma. Shqiptaret vinin shpesh me nota te larta nga gjimnazi. Nga njera ane kishte nga ata qe fallsifikonin diplomen, nga ana tjeter struktura arsimore italiane eshte ndryshe nga ajo shqiptare, sepse mesuesit shqiptare japin 10-a shume me kollaj se italianet. Nqs ke vite ne Itali duhet ta dish, ne Itali nuk merret kollaj note e larte.

Rikthehemi te listat e bursave, qe u denden me te huaj e shqiptare dhe universiteti kishte duart e lidhura per verifikime. Cfare ndodhi? Doli ligji i prillit 1996 nga dora e Romano Prodit (dekret) dhe shumezoi te ardhurat familjare me nivelin e jeteses se vendit. Shqiperia e kishte faktorin 8, Zambia e kishte 60. Gjoja donin te gjenin sa te pasur e kishe familjen ne vendin ku jeton. Nese familja jote merr 10 milione leke ne vit, ishte sikur te merrje 80 milione ne Itali.

Ky ka qene dekreti me i poshter dhe me idiot. Te ardhurat familjare llogariten sepse studentin e ndihmon familja. Nese marr 1 milione leke ne Shqiperi dhe i spostoj ne Itali vlera bie 8 here, nuk rritet. Per kete krijova peticion dhe ia paraqita shoqates se shqiptareve. Shoqata e la pas dore dhe nuk e firmosi. U interesova me avokate qe thonin se ishte ligj pa llogjike, po kush paguante avokate.

Thene keto (pertoj te shkruaj akoma), ligji ishte idiot, por ishte menyra per te mbrojtur sistemin e bursave nga nje dyndje e pakontrolluar nga jashte. Kush vinte ne Itali ne vitin e pare perfitonte automatikisht burse, sepse nuk kishte student italian me ato te ardhura dhe me ato nota fantastike. Shpesh shqiptaret deklaronin 0 euro te ardhura familjare. Pastaj, vitin e dyte apo trete nuk llogariteshin notat e gjimnazit, por provimet ne universitet. Dhe faktikisht binte numri i te huajve qe fitonin burse. Universiteti beri nje levizje tjeter. Dikur bursat jepeshin pa kushte, leket i harxhoje per qejf dhe nuk jepje asnje provim. Universiteti futi rregull qe duhet te ktheje leket nese nuk jepje provime. Keshtu shume shqiptare e gjenin veten me leke vitin e pare, por ne borxh vitin e dyte. Borxhi lahej me keste. Por qe te laje borxhin duhet te punoje dyfish, per vitin e kaluar dhe per vitin ne vazhdim. Kjo veēse perkeqesoi kushtet dhe uli probabilitetin qe studenti te mbaronte shkollen.

P.s. Perderisa jam shqiptar, flas shqip, jemi ne forum shqiptar, kam pasaporte shqiptare, duhet vize per te levizur, duhet leje te banoj ne Itali, etj., "shqiptari" eshte shqiptar, dhe "italiani" eshte italian. Nuk eshte racizem sistemi i ndarjes ne shtete. E kemi zgjedhur vete. Madje disa rrahin gjoksin krenare qe jane shqiptare (dhe jo psh italiane). Nje emigrant nuk barazohet dot me italianin me zor. Kane kulture te ndryshme, shkolle te ndryshme, nota te ndryshme, te ardhura te ndryshme, etj. Me kalimin e viteve shqiptari merr nenshtetesine italiane, por spostimi fillestar behet per aresye teknike, lekesh, pune, etj. Prandaj ke leje te perkohshme qendrimi, jo te drejte universale te qendrosh ne Itali. Per sa kohe bota ka shtete dhe nenshtetesi, barazia eshte utopi e kote.


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.