Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga agata datė 14 Dhjetor 2009 - 18:37:

Me shokuan disa fjale te Fajtorit!!!

Se pari, nuk njoh asnje vend ne bote qe jep ndihme socjale perjetesisht, as France qe mbahet si vendi me socjal ne europe...

Se dyti, ndihma socjale jepet mbas nje kotributi pune. Nje ligj i tille nuk eshte bere per te ndihmuar refugjatet por vete vendasit e nje shteti, te cilet kane punuar, por qe per arsye te ndryshe, gjenden pa pune ose jane ne kerkim te nje pune tjeter...
E shikoj shume te arsyeshme qe kjo ndihme ti jepet cilido qe ka punuar e ka plotesuar kushtet per t'a perfituar ate, qofte ky i huaj apo vendas, nga momenti qe taksat jane paguar njesoj...

Eshte ndryshe te jesh Student ne nje vend dhe te mos gjesh pune e te kthehesh ne vendin tend, ne fund te studimeve. E ndryshe te punosh si vendasi te paguash taksa, dhe te mos kesh te drejten e vendasit, per ndihmen socjale. Per mua nje gje e tille eshte Padrejtesi... Nese Italia nuk eshte ne gjendje te japi ndihme socjale, mbasi ke kotribuar, do ishte me e drejte qe te mos i punesonte fare, refugjatet e ti detyronte ato te ktheheshin...Sikurse ben Amerika me studentet, te cilet i formon dhe ne fund i detyron te kthehet ne vendin e tyre...

Po sjell ketu nje ide te ligjeve ne France per sa i perket asistences socjale...
Psh; nje person qe ka punuar ne menyre te pa nderprere 910 ore, ai ne raste se gjendet pa pune, per arsye falimentimi te ndermarjes ose largohet nga puna me deshiren e padronit dhe jo te veten, ka te drejten e asistences sociale qe ketu quhet "chomage". Kushtet per te fituar kete te drejte jane te njejta si per Francezin ashtu edhe per refugjatet, qofte ky ekonomik ose politik.
Shuma e ndihmes eshte ne varesi te rroges qe ke pasur, kohe gjatesia eshte gjithashtu ne varesi te viteve te punes, minimum 6 muaj maksi 2 vjet e siper...
Ndryshimi i refugjatit ekonomok nga ai politik eshte se refugjatet politik edhe po nuk punuan fare, kane te drejte nje ndihme qe quhet R.M.I (revenu minimum d'insertion qe kete vit u zevendesua, nga RSA (Revenu de solidarité active) te cila jane si te ardhura minimume jetike qe te mos e lejne njeriu te vdesi per buken e gojes, ose mos e detyrojne ate te vjedhi e te meret me pislliqe... Kjo ndihme eshte krijuar se pari per Francezet, por perfitojne edhe refugjatet politik. Kurse refugjati ekonomik se ka, ne vitet e para por mund te perfitoj mbas 6 vjeteve rezidence ne France.

Do ishte e persosur qe edhe vendet e tjera si Greqia dhe Italia te cilat bejne pjese ne shtetet e Europes se Bashkuar te respektojne ligjet respektive te vendeve te tyre, ne menyre te drejte...


Postuar nga Piktor datė 14 Dhjetor 2009 - 19:00:

Edhe Italia ben te njejtat gjera siē edhe Franca. Me thjeshte kjo kuptohet se kur je ne casa integrazione nuk je akoma i papune dhe me pas ka dhe nje periudhe tjeter qe merr nje sasi me te vogel parash si "i papune" e perfitojne ata qe te pakten dy vjet pune. E vetmja e keqe eshte se ketu ne Itali tani ne qeveri eshte nje parti ksenofobe dhe ka bere nje propozim qe nuk kaloi fatmiresisht qe nje emigranti pas nje periudhe 6 mujore papunesie te rikthehet ne vendin e vet qe te mos beje vjedhje etj etj.


Postuar nga cecilia datė 14 Dhjetor 2009 - 19:50:

Arturum s'do te heq asnje pike dhe asnje presje per cka ke shprehur...

NJe fjale e urte popullore thote: "Ai qe s'ka mend, ka kembe" do mundohem ta perkthej ne menyren time.

Jam nje militante e klases puntore per vete faktin se vij nga 'larg'...Asnjehere s'mund te kuptohemi nga nje pjese e cila cdo gje e ka gjetur te gatshme por qe thjeshte mundohen te perceptojne nje bote plot idealizem...ose ose mendojne se kane 'ēelsat' e duhura por ne fakt flejne mbi kto ideale.

Ne shqiptaret jemi nga me te keqtrajtuaret ne emigrim...Ne kemi punuar me shume se vete vendasit (flas per greqine) dhe te drejtat si kemi pasur njesoj...Kjo te revolton edhe vetem ta degjosh nga nje i huaj, jo me ta kesh hequr ne kurriz...

Italia eshte vetem nje shkalle me lart se Greqia, asgje me shume...Kam shembuj plot...Kur isha parvjet ne Itali (tek nje shoqja ime) ajo punonte ne nje hotel, me kembe te thyer, (nga nevoja) pa asnje mbrojtje sociale, se po te rrinte ne shtepi pronari jo vetem qe do punesonte dike tjeter (rroge e plote) por do paguante edhe kte ne shtepi...Pra, atij i leverdiste te mbante kte me gjysem kembe...

Kapitalizmi ja kto ka, te shtrydh mire si luleshtrydhe te te hedh kur je bere gjysem njeriu...Sa here mendoj dhe them me vete "Perse njeriu duhet vetem te punoj, te haj dhe te flej"?! Ku eshte rendesia e jetes?!

Socializmi ktu ne France beri ligjin e 35-oreve pune/jave...duke menduar se njeriu ka nevoje edhe per nje jete personale, dhe jo vetem...

Jam e bindur se kendveshtrimet e secilit nga NE ktu jane te ndryshme, nuk me duhet gje tjeter vecse ti respektoj ato.Flm.


Postuar nga Piktor datė 14 Dhjetor 2009 - 20:09:

Kapitalizmi kete ka e vertete cecilia ama ke dhe mundesine te behesh kapitaliste e ndoshta nderron mendim edhe ti.
Te gjithe duam te jemi kapitalista e harrojme se i tille behesh duke punuar te tjeret per ty.
Komunizmi nuk egziston eshte utopi e plote edhe teorikisht.
Socializmi eshte pjese e kapitalizmit = Robin Hood.
Ka nje ligj ketu qe per arsye shendetsore nuk te humb vendi i punes per 9 muaj me rradhe me pas ose del ne pesnsion si e paafte per pune ose ke merdhif. keshtu qe me vjen keq per ate miken tende qe nuk shkoka as tek mjeku i familjes e te keshillohet me te ose tek ndonje sidikate Cisl apo cgil e ne fund tek ndonje asistente komunale.

ps Artum ka shume te drejte me shqetesimet e tij dhe jam plotesisht dakort.


Postuar nga cecilia datė 14 Dhjetor 2009 - 20:20:

Ehe Piktor,
Qe flas keshtu per kapitalizmin nuk flas sepse jam e deshperuar jo.Perkundrazi, kam punuar qe ne moshe te vogel (ne moshen 17 vjec kam blere apartament ne tir, kur shoqet e mija loznin) nuk me tremb aspak puna...me shqeteson e ardhmja. Per mua e ardhmja nuk eshte vetem PARAJA por SIGURIA ... E dinjiteti te jesh Njeri mbi te gjitha...


Postuar nga Piktor datė 14 Dhjetor 2009 - 20:33:

Njeri ne kuptimin e asaj qe thua ti me dinjitet je vetem ne Shqiperi sa te jesh emigrant ke denjitetin e tij statusin e nje endacaku te merguari etj.
Qe ne kohet me te lashta kane egzistuar ēeshtje te tilla me e famshmja eshte " mejo 100 giorni da romani che una vita da schiavi" dmth ne shqip me mir nje dite pellumb sesa 100 vjet sorre apo laraske.
Problemi nuk je ti, une apo artum problemi eshte i shoqerise ku jetojme dhe si e sa na pranon ajo per dinjitetin qe kemi.


Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2009 - 20:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
E vetmja e keqe eshte se ketu ne Itali tani ne qeveri eshte nje parti ksenofobe dhe ka bere nje propozim qe nuk kaloi fatmiresisht qe nje emigranti pas nje periudhe 6 mujore papunesie te rikthehet ne vendin e vet qe te mos beje vjedhje etj etj.


Ky eshte problemi. Kur duam te zgjidhim problemet e gjejme menjehere zgjidhjen, por kur e japin te tjeret dhe problemi jemi ne, atehere i quajme ksenofobe.

Atehere, Lega Nord ka lindur per nje aresye, dhe po rritet pikerisht per ate aresye. Nuk eshte e rastit qe lindi tamam ne vitet 1990, kur filloi emigracioni, dhe u vu kunder politikes parazitare te Romes. Pikerisht ajo politike qe ēoi borxhin publik ne 100%. Nuk eshte e rastit edhe qe popullariteti erdhi ne rritje dhe sot eshte ne qeveri duke aplikuar reformat e veta (federalizem, etj). Cfare te keqe ka federalizmi qe e shane aq shume ne fillim? A nuk eshte Gjermania ne federalizem te plote? Cfare te keqe ka kontrolli i emigracionit me rregulla strikte? Gjermania te mat rrogen mujore dhe nuk te jep leje qendrimi kur rroga nuk mjafton per te jetuar dhe nuk ke kursime ne banke? Kjo behet pikerisht qe te evitohet perfitimi ne rruge te paligjshme, puna ne te zeze, kriminaliteti, etj. Perkundrazi, i papuni ne Itali punon ne te zeze, evitohet pagesa e taksave dhe demtohet sistemi social. Pse duhet te lejoje shteti te rrish rrugeve apo te punosh fshehtaz? Ne baze te kujt llogjike garantiste lejohesh te rrish ne vend te huaj per vite te tera ne kurriz te shtetit, ose me keq akoma, duke e demtuar ate. Mendoni sikur Shqiperia te mbushej me kineze qe punojne pa paguar taksa ose nxjerrin leke me rruge kriminale. Sepse ne nje forme apo tjetren njeriu do i nxjerre leket apo jo? Dhe kur nuk i nxjerr duke punuar si do i nxjerresh? Duke marre ndihma nga shteti per vite me rradhe?

Nuk e njoh ne detaj propozimin e Bossit, por duket krejt e llogjikshme qe nje i huaj te mos marre ndihma pafundesisht nga shteti. Ashtu siē eshte e natyrshme qe nje i papune te debohet kur nuk arrin te gjeje pune pas disa muajsh. Ne Amerike meksikanet rrine nga 20 vjet pa dokumenta, pa te drejta dhe pa asistence. Kjo per faktin e thjeshte se nuk ka sanatoria, nuk ka quota, nuk ka lojra. Kush del jashte rrjedhes normale te aplikimeve, nuk e merr kurre te drejten. Dhe po u grrice me abuzime dhe krime te kthen ne vendin tend pa te drejte aplikimesh nja 10 vjet te mira.

Shtetet perendimore nuk duhen pare si pasuri per tu bastisur. Ndoshta kjo psikologji ka mbetur nga kohet e izolimit shqiptar, kur kujtonim se bota na ka borxhe historike. Sigurisht, edhe Italia ben budalleqet e veta duke i lene njerezit ne pritje me vite per nje leje qendrimi. Por kjo nuk perben aresye per te pretenduar ndihma nga shteti.


Postuar nga Piktor datė 14 Dhjetor 2009 - 20:43:

Para disa kohesh kam diskutuar ne nje teme tjeter dhe ka thene pak a shume te njejta gjera qe shkrujte mesiper.
Personalisht jam per shtetin ligjor por kjo ama duhet te shoqerohet me ate te edhe dhenie e te drejtave, ketu ndahem une nga lega se ajo veē mendon si ti ndaloje t'ua heqe te drejtat dhe kurre nuk mendoi per tu dhen dinjitet siē thote cecilja atyre qe jane te ndershem e punojne me vite ne ate vend duke paguar taksa etj.


Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2009 - 21:05:

Aty bashkohen te gjithe, ne ate parti. Ka nga ata qe s'kane respekt per te huajt e jane ksenofobe, por sbesoj shkojne aq lart tani qe kane pushtetin. E kane kuptuar avash avash qe problemi nuk jane vetem te huajt por edhe organizimi i shtetit.

Nejse, dola fare nga tema. Te na fale ArturMi.


Postuar nga agata datė 14 Dhjetor 2009 - 21:17:

Eh mjere refugjatet e shkrete thuaj, kur nuk ia jep shteti vet mundesi, cfare mund te presin nga disa vende te huaja.

Duke ju lexuar me shkoj ne mendje "kotizimi" psh, ne disa vende te Europes duhet te punosh 40 vjet qe te perfitosh pencion... kjo quhet te kotizosh 40 vjet pune... Perndryshe ke vetem nje pecjon shume te vogel. Nga kjo me lindi pyetja sa vite pune te duhen ne shqiperi, qe te perfitosh pencjon?
Nje refugjat ne Itali qe ka punuar, paguar takset e shtetit per 18-te vjete. Nese nje dite gjendet pa pune, dhe i duhet me teper se 6 muaj te gjej nje pune tjeter duhet te kthehet?
Po 18 vjet taksa per cfare ia pagoj shtetit Italjan? Apo se i thithi ajrin dhe i perdori rruget... Kush shtet duhet t'ja paguaj pecjoni ketij njeriu?

Qe ka refugjate qe kan lene nam, kjo nuk diskutohet, por qe greqia dhe itali jan vendet qe trajtojne me keq refugjatet, dhe shtypin te drejtat e tyre edhe kjo dihet...
Krizat e nje vendi nuk vijne nga refugjatet, ato po vijne si rrjethoje e falimentimit te sistemit bankare. Dhe per aq kohe sa kjo te mos ndryshoje te gjitha shtetet, ne mos sot, neser do falimentojne...


  Gjithsej 18 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.