Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)
lumsi ti qe je ne France.
Me vjen shume keq qe arrin ne perfundim shume shpejt se del gabim.
Po te kesh 18 vite pune thote, degjo kam nje kushuri une qe ska punuar as edhe nje vit tamam dhe gati gati po i arrin mosha per pension e do ta marre pavarsisht sa ka punu.
Jo po prit kur te shkrujne ata te amerikes e t'ia kalojne edhe frances do thone mjere ju te europes.
1. Presupozohet qe ne 18 vjet ke marre nenshtetesine.
2. Puna e 6 muajve me duket ishte vetem ide qe nuk u aprovua.
3. Me duket se taksat kthehen gjithmone mbrapsh ne ndonje menyre: vite pensioni, asistence, etc. Te pakten di per ato qe kam paguar vete. Nderkohe, gjyshi im ka marre pension nga Italia pas 1990 per vitet para luftes.
Fajtor jo jashte teme je qe je por po ben edhe nje demagogji qe mua do me skuqeshin veshet .
qetesohu dhe mos ia fut shpatit. me siguri nuk njeh Italine qe flet me kaq mllef per edhe bashkatdhetaret e tu.
te ftoj te kalosh ca kohe nga jugu i Italise qe te korrigjosh pse-ne e lindjes se Lega.
per momentin po te jap vetem 1 shifer.
20 % e PIL kombetar vjen nga emigrantet. te tjera reflektime i bejme me vone.
reflekto te lutem
Nuk jane emigrantet ato qe sollen krizen por mos-kontrolli , kapiatalizmi pa rregulla...e ashtuquajtura new- economy prej fluskash sapuni.
S'ka lidhje fare me ate qe kam shkruar (nese e lexove).
Tregova rastin konkret te industrise se divaneve, qe kinezet kane pushtuar brenda Italise, kane bere te falimentojne 50% e firmave italiane dhe jane dyfishuar per vete. Kjo NUK domethene se ēdo emigrant sjell krize. Por nuk mund te mohohet fakti qe ne ate rast eshte plotesisht e vertete thenia e Leges, qe te huajt "vjedhin" punen e italianeve. Firmat kineze kane vetem kineze, te cilet punojne si skllever, me gjysma kontratash dhe pa kushte.
Kinezet me te veten jane ne rregull, rrota e ekonomise shkon tek ai qe prodhon produktin me lire. Problemi i vetem eshte se kjo nuk perkon me standartet ligjore dhe kulturore te Italise. Ne dokumentar u pa qarte se kinezet punojne gjoja me kontrate part time. Nderkohe italiani nuk futet kurre ne ato kushte pune, pa ferie, pa tredicesima, pa leke semundje, etj. Nuk eshte fundi i nje firme, por i 50% te firmave me nga 30 vjet eksperience ne supe. Shkaterrimi i artizanatit italian ne nivele te tilla demton te ardhmen. Artizane qe nuk do trashegojne dijet e tyre dhe kineze qe neser do transferojne njohurite ne Kine per te spostuar perfundimisht biznesin.
Eh po, ne krize ecin me mire popujt pa pretendime, pa taksa, klandestine, gjysem skllever, si kinezet. Por Italia mban akoma rregullat sindikaliste per te patur nje sistem social. Ketu perplaset realiteti i krizes me lluksin e sistemit social. Dhe perderisa kjo beteje kryhet ne Itali, kinezet (te cilet kane firma vetem me kineze) demtojne rende sistemin social dhe i heqin punen italianeve.
Nderkohe, ajo qe pyeti arturm eshte tjeter gje. Ti je emigrant, te japin leje te punosh ne X shtet, shkon aty, punon nja dy vjet, pastaj fillon kriza dhe s'gjen pune. Shteti te ndihmon ca muaj dhe pastaj te heq ndihmen. Ku qendron problemi ketu? Presupozohet qe ke shkuar per pune, jo per te marre ndihma. Kur shkove e dije ēfare te pret, nje shtet qe s'te jep nenshtetesine pa 10 vjet, qe do nje vit per nje leje, por ku dokumentat i ben me kontrata fallco. Atehere pse pretendon te trajtojne si qytetar?
Citim:
1. Nuk te jane fshire ndonjehere mesazhe qe te thuash "mund te fshish mesazhin".
Citim:
2. Kur shkruan ne nje forum merr parasysh diskutimin qe hapet. Mos thuaj "pusho ti, fol ti tjetri", sepse nuk mund te ndalosh njerezit te flasin.
Citim:
3. Postimi jot i pare nuk flet per cassa integrazione, por per asistence sociale. Te marresh leke nga shteti per shume muaj me rradhe, kur je emigrant me dokumenta pune dhe nuk ke pune nuk ka sens ne asnje shtet.
Citim:
4. Nje shqiptar paguan taksat si italiani, por:
Citim:
4a. Eshte shtetas i huaj. Pra, ka alternativen e kthimit ne atdhe. Italiani nuk ka alternativa.
Citim:
4b. I huaji nuk ka kontribuar ne Itali mjaftueshem qe te mbahet perjetesisht me buke nga shteti. Ku ishin shqiptaret kur italianet paguanin taksa per "cassa integrazione" 60 vitet e fundit? Ne vendin e tyre.
Citim:
Me duket krejt llogjike qe nje shtet ne krize te tkurre amortizatoret sociale per te huajt. Problemi eshte se ne Itali jane te huaj njerez qe jetojne aty prej 10 vjetesh, me shtepi te blere, te integruar ne kulture, etj. Por kjo nuk justifikon llogjiken qe te huajt duhet te mbahen ne asistence perjetesisht, kur vijne per pune dhe mbeten pa pune. Ne ēdo shtet civil emigranti qe vjen per pune nuk mund te rrije emigrant kur s'ka pune. Jemi larg botes globale ku pasaporta s'ka rendesi.
Citim:
Nese Italia ka nje te keqe, ajo nuk eshte keqtrajtimi i emigranteve por keqedukimi i tyre. Shpesh mbahen emigrantet per "gjynaf" dhe rinovohen dokumentat me kleēka fallco.
Citim:
Perkundrazi, njoh persona qe kane mbaruar shkollen ne USA dhe nuk marrin dot dokumenta pune. Madje po detyrohen te kthehen ne Shqiperi. Ne mos gaboj Gerti Bogdani (zedhenes i PD-se) perfundoi ne Shqiperi pikerisht per kete aresye. Gjermania ka rregulla strikte dhe nuk lejon qendrimin e kote kur je pa pune. Pra shtetet e tjera fizikisht nuk lejojne qendrimin kur je pa pune. Ti jo vetem qe mund te qendrosh ne Itali, por kerkon ndihma ekonomike mbi 6 muaj.
Citim:
Se fundi,
Siē e thashe ne mesazhin e pare, idete e Bosit kane te mirat e veta per Shqiperine. Zhdukja e gomoneve (qe Bosi propozoi te qellohen ne det) ne rradhe te pare na ndihmoi neve, sepse kemi vuajtur ne veten e pare krimet e bashkeatdhetareve. Ndersa mbajtja e amortizatoreve sociale per italianet do spostoje qendren e ekonomise ne lindje, ku pagat jane me te uleta.
Po te bej nje provokim o Fajtor!
Ti e di shume mire se jan ulur fondet per Universitet ne Itali sepse s'ka leke, jemi ne krize. Ok.
Ti je nje student qe vjen nga Shqiperia dhe studion ne Universitetin Italian fale disa vendeve qe Universitetet italiane (shteterore) japin per studentet e huaj. Gjithashtu ti paguan taksat universitare ne Itali, ashtu si dhe studentet italiane, ne baze te te ardhurave vjetore te prinderve te tu.
Por duke qene se prinderit e tu punojne ne nje shtet me nivel jetese me te ulet ti gjithmone do ta kesh rediton me te ulet se me e ulta e italianit. Ne baze te kesaj ti fiton nje vend ne konvikt (duke ja hequr italianit) etj etj. Ti nuk ma merr mendja se paguan me shume se 1000-1500 euro taksa universitare ne vit, kur shume italiane paguajne me shume.
PROPOZIM I LEGA NORD 1
Kush do qe te vije te studioje nga Shqiperia mund te veje ne Universitetet private (Bocconi, Louisse etj). Ne ato shteterore, me kushtet avantazhuese te mesiperme nuk lejojme me sepse jemi ne krize.
PROPOZIM LEGA NORD 2
Te gjithe ata studenta Shqiptare qe ngelin ne 1 provim humbin te drejten e studimit dhe kthehen ne shtepi sepse ai qe do meson dhe kalon (thoshte nje profesori im).
Cfare mendon, do ishin ide te mira keto? Une, duke bere arsyetimin tend, them se po.
Teme dhe diskutime shume interesante ketu.
Po ju lexoj me shume interes vertet. Postimet e arturm me duken me me baze e me me logjike per mendimin tim.
Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
lumsi ti qe je ne France.
Me vjen shume keq qe arrin ne perfundim shume shpejt se del gabim.
Po te kesh 18 vite pune thote, degjo kam nje kushuri une qe ska punuar as edhe nje vit tamam dhe gati gati po i arrin mosha per pension e do ta marre pavarsisht sa ka punu.
Jo po prit kur te shkrujne ata te amerikes e t'ia kalojne edhe frances do thone mjere ju te europes.
Po kap vetem ca pika kryesore: anen e studentit.
Italia ka marreveshje me Shqiperine qe te ndihmoje formimin ne universitet. Te jep vize dhe te detyron te hedhesh leke ne banke per muajt e pare te shkolles. Pas atyre muajve nuk dihet ku do i gjesh leket.
Ketu hyn ne pune bursa. Bursat jane leket e krahines qe i akordohen universitetit per te ndihmuar studentet. Si shperndahen keto?
1. Sa lek marrin prindet e tu?
2. Cfare notash kishe ne gjimnaz apo ke ne universitet?
Si monitorohet kjo?
Studenti deklaron te ardhurat familjare dhe rreth 20% e tyre kontrollohet nqs ka thene te verteten. Notat nuk kontrollohen se nuk i fallsifikon dot (ne Itali!!!).
Tani kthehemi tek shqiptaret. Universiteti ka ne dore vete shperndarjen e lekeve. Duke qene se leket jane te krahines dhe krahina eshte italiane, fillimisht ne universitet nuk jepnin FARE bursa per te huaj. Kjo eshte para eres sone, dhe ti nuk e ditke. Pastaj diēka levizi dhe vendosen te trajtojne studentet njesoj. Duhet apo jo te marre i huaji burse eshte e diskutueshme qe ne ketu. Nje llogjike baraziste thote po. Dakort jam. Le te shikojme ku qendron barazia...
Filloi dhenia e bursave dhe qysh ne vitin e pare te huajt dolen ne vendet e para, sepse kishin familje te varfra dhe nota te larta. E para e punes, universiteti deklaroi se eshte e pamundur te kontrolloje shqiptaret nqs deklarojne te ardhura te sakta. Qe te behet kjo duhet nje task-force ne Shqiperi qe heton ēfare bejne prindet vertet. Kjo eshte e pamundur edhe per prokurorine (prandaj qeveria po ben ligj antimafia qe mos lejoje leket e padeklaruara te levizin). Por ka akoma. Shqiptaret vinin shpesh me nota te larta nga gjimnazi. Nga njera ane kishte nga ata qe fallsifikonin diplomen, nga ana tjeter struktura arsimore italiane eshte ndryshe nga ajo shqiptare, sepse mesuesit shqiptare japin 10-a shume me kollaj se italianet. Nqs ke vite ne Itali duhet ta dish, ne Itali nuk merret kollaj note e larte.
Rikthehemi te listat e bursave, qe u denden me te huaj e shqiptare dhe universiteti kishte duart e lidhura per verifikime. Cfare ndodhi? Doli ligji i prillit 1996 nga dora e Romano Prodit (dekret) dhe shumezoi te ardhurat familjare me nivelin e jeteses se vendit. Shqiperia e kishte faktorin 8, Zambia e kishte 60. Gjoja donin te gjenin sa te pasur e kishe familjen ne vendin ku jeton. Nese familja jote merr 10 milione leke ne vit, ishte sikur te merrje 80 milione ne Itali.
Ky ka qene dekreti me i poshter dhe me idiot. Te ardhurat familjare llogariten sepse studentin e ndihmon familja. Nese marr 1 milione leke ne Shqiperi dhe i spostoj ne Itali vlera bie 8 here, nuk rritet. Per kete krijova peticion dhe ia paraqita shoqates se shqiptareve. Shoqata e la pas dore dhe nuk e firmosi. U interesova me avokate qe thonin se ishte ligj pa llogjike, po kush paguante avokate.
Thene keto (pertoj te shkruaj akoma), ligji ishte idiot, por ishte menyra per te mbrojtur sistemin e bursave nga nje dyndje e pakontrolluar nga jashte. Kush vinte ne Itali ne vitin e pare perfitonte automatikisht burse, sepse nuk kishte student italian me ato te ardhura dhe me ato nota fantastike. Shpesh shqiptaret deklaronin 0 euro te ardhura familjare. Pastaj, vitin e dyte apo trete nuk llogariteshin notat e gjimnazit, por provimet ne universitet. Dhe faktikisht binte numri i te huajve qe fitonin burse. Universiteti beri nje levizje tjeter. Dikur bursat jepeshin pa kushte, leket i harxhoje per qejf dhe nuk jepje asnje provim. Universiteti futi rregull qe duhet te ktheje leket nese nuk jepje provime. Keshtu shume shqiptare e gjenin veten me leke vitin e pare, por ne borxh vitin e dyte. Borxhi lahej me keste. Por qe te laje borxhin duhet te punoje dyfish, per vitin e kaluar dhe per vitin ne vazhdim. Kjo veēse perkeqesoi kushtet dhe uli probabilitetin qe studenti te mbaronte shkollen.
P.s. Perderisa jam shqiptar, flas shqip, jemi ne forum shqiptar, kam pasaporte shqiptare, duhet vize per te levizur, duhet leje te banoj ne Itali, etj., "shqiptari" eshte shqiptar, dhe "italiani" eshte italian. Nuk eshte racizem sistemi i ndarjes ne shtete. E kemi zgjedhur vete. Madje disa rrahin gjoksin krenare qe jane shqiptare (dhe jo psh italiane). Nje emigrant nuk barazohet dot me italianin me zor. Kane kulture te ndryshme, shkolle te ndryshme, nota te ndryshme, te ardhura te ndryshme, etj. Me kalimin e viteve shqiptari merr nenshtetesine italiane, por spostimi fillestar behet per aresye teknike, lekesh, pune, etj. Prandaj ke leje te perkohshme qendrimi, jo te drejte universale te qendrosh ne Itali. Per sa kohe bota ka shtete dhe nenshtetesi, barazia eshte utopi e kote.
Citim:
Po citoj ato qė tha arturm
KY FOND I CASA INTEGRAZIONE-s PAGUHET NGA VETE PUNETORET.
Dmth, punetoret (italiane apo emigrante) paguajne ne taksat e tyre edhe nje kuote per casa integrazione-n.
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.