Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Anemone datė 23 Dhjetor 2009 - 01:27:

.....................

Atė natė s’kishin folur dhe kishin fjetur veē. Tė nesėrmen ai i ishte afruar me sy tė errėt nga pagjumėsia dhe i kish thėnė: “Do tė sqaroj. Nuk ėshtė hata aq e madhe sa mendon ti. Ėshtė mė tepėr rastėsi…. s’ja vlen tė prishim pushimet pėr aq. Timeshare njė javė ėshtė. Si thua? Tė premtoj….” Ajo kish dashur ti ulurinte, mor idiot i paskrupullt, si tė shkon nė mend pėr pushime kur ti, ti, ti…. dhe do ta kishte bėrė, sikur nė natėn e shkuar pagjumė, pėrveē furisė ējerrėse tė mos i lindte natyrshėm kureshtja mbi atė tjetrėn…. kur, si, dhe mbi tė gjitha, tė gjitha fare, ēfarė kishte ajo vetė mė pak apo tjetra mė shumė… ku ishte problemi, ku depėrtonte igrasia e zezė, ku pikonte ēatia, …. ku duhej zėnė ajo vrimė…. ajo vrimė … ajo vrimė … I’m fixing a hole, where the rain comes in…
Punėn e Glorias nuk e kishin zėnė ngoje gjatė gjithė paradites. Natyrisht, tė dy e dinin se ngado tė vėrdalliseshin, ai emėr do ishte stacioni ku ata do prisnin njeri tjetrin. Pra tė gjitha rrugėt tė ēonin tek Gloria. Profili i gruas, i mprehur edhe mė nga fyerja, i ngjante pyetjes “pse”, njė lloj sqepari i ēuditshėm qė donte tė godiste dhe copėtonte drurin e thatė gjithė nyje tė zbulimit tė hidhur: pse, pse, pse…. mes ashklash mllefi qė kėrcenin e bėnin pis gjithandej….
Vila ishte shumė e hapsirtė dhe ata u endėn njė copė herė secili nė hesap tė vet, gjoja si tė preokupuar pėr kushedi ē’vogėlsira, qė u bėnė tė rėndėsishme tamam atė ditė, duke e shmangur qėllimisht ballafaqimin. Ajo i mbaroi e para ecejaket. Doli nė verandėn ballore, qė ishte njė ballkon i stėrmadh i dhomės kryesore tė gjumit, dhe po shikonte nga deti. E gjithė qenia e saj tashmė ishte nė pritje. Veranda ishte si ishulli i Rodit. Ai u drejtua mė nė fund atje. Kėtu mė kėrce, Don Huan….
- Po, - filloi ai, - kam patur njė aferė tė vogėl, tė padėmshme, pa kuptim me Glorian. Njė gomarllėk nga ana ime. Qė s’ka tė bėjė me ndjenjat e mia pėr ty….
Shikimi i saj e bėri tė ndėrronte kursin nė kohė. Fytyra e gruas ishte njė digė qė mezi pėrmbante ujėrat fryrėse tė zemėrimit.
- Kjo ndodhi nė kohėn kur unė po rrija vonė nė laborator, pėr atė projektin e madh tė paradokohshėm qė ti e mban mend…..atje… atė kohė…. ndodhi…
Ai po i hante fundet e fjalive duke lėnė hapėsira midis tyre, a thua se ashtu hidhtėsia qė ato pėrftonin pėr veshėt e gruas do hollohej nga solucioni i pauzės e do bėhej mė e durueshme. Po mundohej ta paraqiste sa mė tė padėmshme atė lidhje, e cila nė tė vėrtetė e kishte thithur rėndshėm muajt e fundit. I pėrmendi si fakt lehtėsues se kishte qenė Gloria qė hapi lojėn e para, bėri lėvizjen e parė, hodhi ushtarin e parė nė lojė… Ēka ishte e vėrtetė. Dhe qė gruaja e besoi menjėherė me shqisėn e pagabueshme me tė cilėn janė tė pajisura gratė kur vjen puna te tradhėtitė e burrave tė tyre. Gloria punonte nė njė laborator ngjitur me tė tijin. As shtėpitė nuk i kishin larg. Qyteza e vogėl universitare ku ata banonin nuk ishte e madhe. Kurrė nuk e kish marrė vesh nėse Gloria kish kaluar rastėsisht nga salla ku ai i vetėm trajtonte epruvetat e panumurta me solucione dhe bėnte analiza kimike tė lodhshme qė kėrkonin vėmendje mbi aparatet. Ajo e kish gjetur tė lodhur e tė lėshuar dhe kur e kish parė ashtu, i ishte afruar dhe pas ca frazash keqardhje e simpatie i kish shtypur qafėn dhe shpatullat. Duart masazhonin lehtė dhe pėrcillnin njė dhimbsuri e kujdes qė krionte rryma tė ngohta elektronesh gjithandej. Njė erė e mirė vinte nga trupi i saj. Ishte era e gruas kur do. Seē ėshtė njė si xham i padukshėm qė thyhet midis dy njerėzve qė do lidhen sė afėrmi, njė si barrierė qė zhduket, mburojė qė bie, mur qė shembet, qė i lejon partnerėt e ardhshėm ti afrohen shoshoqit me njė lehtėsi qė tė tjerėt s’e kanė. Ata e ndjenė se ai xham u thye, ajo mburojė ra, ai mur u shemb… njė prag u kalua… tamam si substancat nė reaksionet e projektit tė tij, qė marrin njė minimum energjie pėr tė kaluar “pragun e aktivizimit”, qė tė hyjnė nė reaksion…. ashtu edhe ata, ishin “tė aktivizuar”….gati pėr reaksion… me valencat e etura me bishtat nėpėr ajėr… si dragonjtė kinezė… pas fishekzjarreve dhe xixave nė trurin e tij…. qė valėviteshin ende, edhe pasi ajo u largua pas pak me njė tė kuq tė lehtė mbi mollėza. Atij i iku lodhja tėrėsisht. Laboratori ndryshoi, epruvetat diēka i kumtonin me atė shkėlqimin qelqor me besnikėri komplotiste, po, po, alright, you the man… mbasdite tė vona tė vetmuara do vijnė prapė… Ai po rrinte me dashje nė orė tė vona nė laborator, me sigurinė e atij qė di, dhe s’u gabua, ajo erdhi prapė – kėtė rradhė patjetėr jo rastėsisht, pasi edhe gjoksi ishte pak mė i hapur, edhe era e parfumit ndryshe, mė e fortė. Po flisnin pėr gjėra pa rėndėsi. Ai pėr ēudi kishte njė lloj qetėsie qė s’dinte nga i vinte. Pas masazhit tėnd ndihem tjetėr njeri, tha me dy kuptime. Dėshiron njė prapė? kishte pyetur ajo. Mos pyet tė verbrin a do sy – fraza filmike ishte gati, kishte pritur njė shekull mbi buzė. S’kaloi shumė dhe kokės sė tij qė u hepua pas iu gjendėn natyrshėm, mirėkuptueshėm, aq pėrshtatshėm gjinjtė e saj si mbėshtetėse. E puthura e parė - pas njė minute. Pastaj ca pshero-fjalė. Jo kėtu se mund tė vijė kush, po sikur tė na kapin, mos ler shenja te gusha, jo, jo, nuk ulet fundi, hiqet nga lart… pull it up… na, pėrdor kėtė, se unė s’mbrohem…. jo, jo, tė lutem vėre…. Pas dhjetė minutash laboratori ishte po ai, shenjat u fshinė, ajo kishtė njė tis tė gėzuar nė fytyrė, ndėrsa atė po e kaplonte njė si pendim i lodhur…. pėrkthyer nė njė natė tė nxehtė me tė shoqen, e cila sado u habit nga vrrulli i tij, nuk bėri asnjė pyetje, pėrveēse “po ē’tė hipi sot kėshtu …” Gloria nuk u duk tre katėr ditė. Kohė e mjaftueshme pėr tretjen e pendimit dhe rimbirjen e dėshirės.
................................................


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 38 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.