Forumi Horizont | Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)
Akłs
(Pelham Bay blues)
Dy vjet pa shi, e thatė
Si fyt beduini kjo rrugė Bronksi,
Fryn erė nga Gana dhe Guomi
Vap e tėrė botės
Shtypet nėn shinat fluturuese tė linjės 6,
Oaze ska, por pres
Nga rėra trotuarit tja behi pak blues,
Tė ndesh afrikanen Akłs,
Ti pėrplasim kulturat
Pėr hir tė Huntingtonit,
Qytetėrimi im i verbėr
Tė bėjė tangon e shikimeve
Me lulebajamet e saj
Pėr hatėr tAl Paēinos;
Filozofike xhungla
E flokėve
I harliset, bimėsi e huaj
Qė dua tia shpleks
Me gishtat ngjitės.
Intrigė ideologjia
E gjinjve,
Dėshmi
Qytetėrimesh tė lashtė,
Dy piramida qė fundin total
Parathonė nė maja!
Jam militant, Akłs,
Politizuar gjer nė thonj,
Fetish
Obelisku i bardhė i kultit tim tė errėt
Ngritur,
Dėshmi arkeologjike
E qytetėrimit tim tė babėzitur
Qė duhet pėrplasur me ēdo kusht
Sipas librave tė shenjtė postmodernė,
Le tbėjmė pak histori pra, Akłs,
Nė Pelham Bay e ēkish mė shumė Koloseumi dhe Moulin Rouge
Se kjo rrugė e thatė me restorante mikse Sushi & Enchillada?
Gjeneral Tso dhe Emiliano Zapata,
Guom-in-dang! nė lėng soje
Dhe borde dalėboje,
Pluhur tebeshiri,
Qė premton kėngė katrore gjinkallash
Nėpėr vapė,
Mesditė pafund,
L(b)yrse,
Ku perdet damask duhet tė mbyllen
Pėr shkak tė vrimės
Sė ozonit,
E me lėng soje duhet tė lyhemi,
Akłs,
Kundėr diellit tė kripur.
Perla djerse dhe kultura e lagėt
Pa fshirė
Nė sqetulla dhe gushė
Do fėrkohen
Pas pėrplasjes,
Veē pellgjet e tharė me skelete likenesh
Nuk stėrpikin,
Shkel pa droje mbi mua
Tė bėhemi pis dhe tė murrmė,
Gjithė gjurmė
Kėrcet, lėkurat,
Kėrcinjtė, kulturat,
Jam kamikaz i njė dogme tė vjetėr,
Pėr kombin tim
TNT do tė thotė eksploziv,
Nuk ėsht stacion televiziv,
Gjoksi mshpėrthen nga gradientėt e drunjtė
Tė pathosit,
Kam shenjė pigmenti tė kundėrt me ty,
Prandaj tėrhiqem
Magnetik,
I ngarkuar,
Ksaj rruge tė thatė nPelham Bej,
Plot sharm (el sheik) shkretėtire,
Ku vegimi yt
Me erėrat e Ganės
Ngatėrrohet
E vallėzon spirale
Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.