Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga AngelDevil datė 10 Prill 2010 - 10:01:

Inside out

Kryerrobaqepėsi Xh. i punėtorisė ushtarake i hodhi njė shikim tė fundit xhaketės sė sapo mbaruar qė rrinte varur pėrpara tij. Kishte diēka muzeale nė atė stof gri. Veshjet e gjithfarė kontėve, fisnikėve me emėr, uniforma gjeneralėsh, fustane aktoresh me famė mbushnin tej e ndanė eksponatet e muzeumeve tė Evropės. Ndoshta edhe kjo, njė ditė, s’ish ēudi. Sepse ishte xhaketa e Enver Hoxhės. Pėrfytyroi stendėn ku mund tė vendosej, nėn xham, njė dritė neoni qė kėrkonte qetėsi, me shėnimin qė kjo ishte xhaketa qė udhėheqėsi i dashur i partisė dhe i popullit shqiptar e veshi kur…. Sytė admirues tė vizitorėve. Nėnat qė u thoshin fėmijėve “mėso tė keqen mami, qė kur tė rritesh tė bėhesh i ditur, si xhaxhi Enver”. Natyrisht, askush nuk do kujtohej pėr rrobaqepėsin e xhaketės. Rrobaqepėsit nderoheshin si perėndi nė atė botėn e mallkuar pėrtej detit, me emra qė edhe tingėllimin e kishin tundues si mėkati, Versaēe, Armani apo Iv San Loren. Si muzikė sirenash. Por zaten prandaj edhe detyra e rrobaqepėsit proletar ėshtė aq dinjitoze, qė tė mos jepet ndaj asnjė tundimi “tė andejshėm”, lidhur pas direkut tė anijes sė atdheut socialist si Uliksi me litarėt e fortė tė ideologjisė marksiste-leniniste. Njė ngashėrim i butė i zuri frymėn. Shoqėruar me njė kėngė tė njohur. Po marr me vehte xhaketėn tėnde, qė kohėn e madhe mė sjell nė mėndje, me tė shkoj unė, nė festė dhe nė furtunė… Pas valės sė butė tė ngashėrimit pėrsėri u kujtua qė vajzės sė vogėl rrezik nuk i dilte e drejta e studimit, ndėrsa tė madhen e kishin emėruar nė njė fshat tė largėt. Kjo e fundit i sillte ndėrmend shoferė tė etur pėr femra, qė merrnin nė kabinat e Skodave tė tyre vajzat e emėruara andej larg… duart e tyre leshtore qė trazonin fustanin nė kėmbim tė favorit tė marrjes nė automjet… Dy halle nė njė ditė, mendoi. Vetėm nė kėngė kishte dy gėzime nė njė ditė. Nė kėngė kishte shumė gjėra. Ndėrsa pėr rrobaqepėsit nuk pyeste njeri. Me gjithė pėrkushtimin, me gjithė partishmėrinė. Tė tjerėt bėnin gabime, punonin privat nė shtėpi, pas orėve tė punės, qepnin pantallona kauboj pėr tė rinj, pėrshtasnin pantallonat xhins tė punėtorėve tė minierave duke iu zgjeruar fundin. Ai fundi i zgjeruar ishte i keq, shumė i keq, pėr njė arsye ashtu, tė cilėn e dinte Komiteti Qendror; ah, po, edhe sepse njė farė Ēelentano, Ēelentano, njė pepino qė kėndonte kėngė grevėthyese, i vishte asisoji.
Xhaketa rrinte e lėshuar mbi varėse si njė qenie nė dimėrim. Do rizgjohej, do shikonte shumė plenume, mbledhje tė brendshme, halle tė drejtimit tė shtetit, goditjen e grupit armiqsor tė rradhės. Siē edhe kishte parė nė tė kaluarėn. Sepse kjo nuk ishte xhaketė e qepur taze. Nuk ishte fringo. Aguridhe. Ishte e menēur. Me pėrvojė. Ishte xhaketė e kthyer. Miti popullor qė udhėheqėsi i kthente xhaketat ose andronte ēorapet ishte bash para syve te tij, larg nga thashethemnaja, nga agjitatorėt e papaguar, qė e thoshin atė gjithė kompetencė nėpėr tavolina klubesh si njė dije tė klasifikuar, duke i dhėnė fytyrės atė shprehjen e pangatėrrueshme tė teorive konspirative. Mesazhi ishte i qartė. Kur Ai vetė shkon e i kthen rrobat e Tij, ēfarė po diskutoni mė? Paske anicirė nga andrat ti! A? Teknefez!
Ndėrkaq kishte edhe zėra kundėr, nga “tė pakėnaqurit”, armiku s’flinte, ja psh, thoshin qė edhe gjarpri qė ėshtė gjarpėr, kur i vjetėrohet lėkura e flak, nuk e kthen. Pu pu pu… E kish zėnė belaja me tė birin, qė i kish qejf shumė librat dhe seē bėhej bashkė me ca shokė jo tė sėrės sė tij, me prejardhje mikroborgjeze, flisnin pėr shkrimtarė tė huaj, dėgjonin muzikė tė huaj. Kur i kish thėnė qė tė ishte mė i thjeshtė dhe i kish pėrmendur xhaketėn, ai ja kish kthyer me atė tė folurėn tjetėrlloj se “kėtu te ne po i ngrihet kult varfėrisė”. Leri kultet e pultet, i kish thėnė, por ki kujdes gjuhėn se do tė tė pėlcasin brenda! Por i biri me tė tijėn, baba, nuk ėshtė problem pse ka tė pasur; puna ėshtė pse ka tė varfėr… Hej bela! Puna e xhaketės ėshtė psikozė, kish vazhduar i biri. Ne e kemi shumė kollaj tė kthejmė mbrapsht si pa gjė tė keq ē’kishim deri dje si shfaqjen, fytyrėn, besimin tonė. Tamam si ajo xhaketa qė thua ti. Qė nga dielli zbėrdhylet, i del pra boja. Ne s’e kemi problem, e kthejmė, nuk e flakim, nuk shkėputemi prej saj, pėrkundrazi e mbajmė nė tjetėr formė nė brendėsinė tonė. E shesim pėr tė re tė njėjtėn xhaketė. Qė helmin e ka brenda. Si manteli i kentaurit Nesos. E po pikė e zezė! Pill po deshe. Mirė qė veten do me zor ta marrėsh mė qafė, evlat, se gomarit mbrapsht ja ke hipur, por mendo dhe njė ēikė pėr tė tjerėt qė merr mė qafė. Ke motra pėr tu martuar. I biri kėtu rrekej ta bindte qė nuk i bėnte ato muhabete nė Pazar, por vetėm me njerėz tė besuar. Sidoqoftė, ti je babai im, i thoshte, ti duhet tė jesh i sqaruar pėr gjėrat. Udhėheqja ėshtė atje pėr tė ngritur mirėqenien, jo pėr tė dhėnė mesazhe varfėrie. Por s’ka se si. Liderat tanė atė punė kanė bėrė gjithnjė. Kanė marrė xhaketėn e sundimtarit paraardhės, e kanė kthyer, dhe kanė dalė me gjoja kostum tė ri. Kjo ėshtė shumė mė e volitshme se kostumi i perandorit tė Andersenit. Se tė mban mbuluar. Po lėre, o bir, Andreun dhe Hysenin, se s’tė japin bukė ato muhabete.
Shumė i koklavitnin gjėrat tė rinjtė. As kursimin nuk e pėlqenin. Folja “tė kursejmė” thuhej mė shumė se mirmėngjesi. Nė parrulla e fjalime. Ndėrkaq nė mitin zyrtar flitej pėr njė plak, fill pas mbarimit tė luftės, qė kish pyetur se nga ishte me origjinė i pari i vendit. Nga Gjirokastra, e kishin sqaruar. Shumė mirė, paskėsh thėnė plaku. Gjirokastritėt janė ekonomiqarė. Ky vend do bėjė prokopi. Ja sa thjesht shpjegohen gjėrat, mendoi me vete rrobaqepėsi. Ē’duheshin gjithė ata kentaurė e Andersenė. Ē’tė ish ky i fundit vallė? Lojtar hollandez?
Ai e preku edhe njė herė te supet xhaketėn. Njė nga grupi shoqėrues i Komandantit pritej tė vinte ta merrte pas pak. Ndoshta vetė shefi i tyre. Ti thoshte njė llaf pėr njėrėn nga tė bijat? S’e kish bėrė kurrė. Apo mė mirė tė ndiqte kėshillėn e sė shoqes dhe tė fillonte edhe ai “si gjithė dynjaja” tė qepte privatēe pantallona kauboj? Me blu xhinse minatorėsh. Nga veshje e klasės punėtore heroike ti kthente nė veshje dekadente borgjeze revizioniste. Sepse thuhej qė njė e drejtė studimi mund tė rregullohej me njė zarf me tė holla. Thuhej. E keqja ishte se ai as zarfin s’dinte si ta jepte, edhe po ta kishte. Se donte marifet edhe ajo punė.
U dėgjuan hapa qė po afroheshin, me siguri pėr xhaketėn, dhe ai u ngrit nė kėmbė ti priste. Fytyrėn e shqetėsuar e ktheu mbrapsht dhe nxori fytyrėn qė duhej, atė solemnen. Fytyrėn me partishmėri.


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.