Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Anemone datė 23 Dhjetor 2009 - 01:40:

.....................

Ai e ndeju se ishte tėhequr shumė nga ky argument, sepse megjithė shikimin aspak inkurajues tė gruas, vazhdoi: - Domethėnė, normalisht, nuk duhet thėnė, “si mė gjeti mua kjo e keqe”, por “sa me fat jam qė s’mė zuri…” Ka njė dallim thelbėsor kėtu.
Duket kishte shkuar shumė larg, pasi gruas nuk iu ndenjt mė pa folur: - Po pse more, - tha – indekse statistike u bėmė kėshtu? Unė nuk jam njė gjasė ndershmėrie dhe pėrkushtimi. E kushtėzuar nga mungesa e rasteve! Jam vetėm njė, ta hajė dreqi! Apo jo?
- Ne si njerėz nuk jemi njė – iu pėrgjegj ai me njė ton tė kujdesshėm. – Ne jemi ngjarje tė pėrsėritura nė kohė. Por nuk jemi njė.
- Ē’do tė thuash me kėtė?
- Dua tė them se nuk jemi tė ngrirė nė kohė. Koha na copėton ne, ose ne kohėn, s’ka rėndėsi… por ne jemi copėza kohė-njeri, qė ndryshojmė, apo jo?
- Edhe?
- Pra besnikėria e pakushtėzuar kėrkon ngrirje tė kohės, mė saktė detyrim-pėrcaktim tė saj, si nė njė lojė dam, qė tė rrjedhi vetėm nė shtratin e parė. Si njė lumė. Qė i ndėrtojmė lloj-lloj digash e pritash, e thellim shtratesh… por a ke parė ti lumė qė tė mos e braktisi shtratin e vet? Po deltat shumėshtratėshe?
- Ku do tė dalėsh me kėtė?
- Dua tė them se edhe ajo besnikėria kėmishė hekuri prej virtuti, shpesh fsheh njė kontradiksion. Njė partner ėshtė besnik vetėm po tė tradhėtojė veten. Sepse mban me zor lumin e vet nė shtratin e vjetėr. Kur gjithė fizika dhe topografia i thonė tė ndėrrojė shtrat….
- Ti nuk i ke seriozisht kėto….
- Dua tė them se dikush tradhėtohet pothuaj domosdoshmėrisht nė kohė… hmmm.. tradhėti ėshtė emėr shumė i papėrshtatshėm, tingėllon tmerrėsisht keq…. nejse, pra e kisha fjalėn qė do ketė njė lloj tradhėtie, nuk diskutohet… puna ėshtė nėse vendos tė tradhėtosh veten pėr tu quajtur besnik, apo do jesh besnik i vetes pėr tu quajtur tradhėtar…..
- Kėto janė justifikime tė qepur me pe tė bardhė….
- Jo. Unė po kėrkoj ndjesė. Por vetėm po mundohem tė shpjegohem. E ke pyetur ndonjeherė veten pse burrat rrojnė mė pak se gratė? Ėshtė mallkim i specieve poligamike, ku meshkujve ja u shkurton jetėn vėshtirėsia e sigurimit tė shumė partnereve….Ėshtė zbulim i fundit.
E kuptoi qė kishte shkuar shumė larg. Gruaja shpėrtheu tamam siē kishte pasur frikė ai: - Mjaft kėrkove mbrojtje pas statistikave e pas studimeve me kavje e me minj! - Pėr fat tė keq e kish lexuar edhe ajo atė artikull tė kohėve tė fundit tė specieve poligame. – Unė nuk jam timeshare, miku im! Si kjo vilė! Me bujtės tė ndryshėm. Mė vjen keq qė ti e quan veten ashtu….
Toni i gruas nuk tregonte aspak dėshirė pėr pajtim. Ajo e la ballkonin e para. Po shkonte pėr tek dhoma e saj. Me supe tė rėna nga pezmi; tė pjerrėt nga e drejta...

Ata supe qė u larguan ashtu ishin gjėja mė reale e gjithė asaj pasditeje, tė cilat qielli i jugut i sjell gabimisht pėr mirėkuptim njerėzor.


FUND






p.s:Tulipani flm
Pjese e gjate, nuk prodhon analiza grenxash, perfshirese per gra-burra-dashnore me pushime fundviti.
Gezuar!


Postuar nga Anemone datė 09 Janar 2010 - 18:48:

Kuckė

Kuckė nė dherat e mia,
Fuckė e mbledhur xhongėl
Gjongulit, moj gogėl helmėmbėl,
Llavė nėpėr urth e nė zėmbėr
Love nėpėr kurth’ e nė thėmbėr
Dobėsishė tė vjetra vrastare,
“Shkulmė!” the kaq herė mes shkulmash
T’epshit qė ēdo herė qe i fundit
Si thithja e cigares sė mbrame,
Lemzė e sprasme’ harresės,
Do tė shkul, o kuckė, nga dherat
Me kasmątė zemėrake tė rregullit,
Me dihatjet e mjegullės nė gojė,
Me kravatėn e munguar nė qafėn
Qė vampire pėr dreq dashuron,
Gijotina, gojėtina, venduza
Qė thithin limfė gjer nė tharje
Tė buzėve me muzėn e muzgut.
Do tė shkul sa pėr ah!-un e ēastit,
Ngashnjimin jetshkurtėr tė bastit,
Se veten e mashtroj duke prerė
Rrėnjėt e tua tė thella
Stėrfutur mijėra fijesh nė dherat
E mia stėrpleksur, moj kuckė.
Njė gėzim kusar vjen mė thotė
Nėn zė e mbi vesh, atje qoftė,
Qė rrėnjėt nėpėr dimrin qė vjen
Acar kėrcėllimash, nuk vdesin,
Por struken e s’duken, mbesin e presin
Pėr sythet pasardhės tė Jugės
Varur gjerdan nė Qafbotė
Njė gėzim firar vjen mė thotė.


Postuar nga Anemone datė 20 Janar 2010 - 23:12:

Eva Braun

Eva,
Vrapova drejt teje nė tjetėr jetė,
Rruga mbushur pellgje
Stėrpikte baltė tė vjetėr
Me lajme tė hinjtė fronti
Dhe duhan tė hidhėt
Nga lagėshtia,
Kėpucėt futėn ujė
Si zemra,
Ftohma njomi
Shkarpat e kraharorit
Qė s’merrnin dot flakė
(Si Rajhshtagu),
Mushkrimardhur
Doja tė thėrrisja,
Mos!
Mustaqe karizme
Pėrqafonin qimet e tua pubike
Mėndafsh
Prej 18 vjeēareje,
Doja t’arrija para teje,
E sidomos para “atij” me sy plumbi,
Me hipnozė tė keqe,
Fatale,
Doja tė tregoja
Anėn tjetėr tė burrave,
Lumturitė e grave me burra kėrkushi
Qė nuk pushtojnė botėn,
Pushtojnė vetėm dy hemisferat e vitheve
Tė gruas
Me dorė tė hekurt,
Pushtet absolut,
Nė operacionet “Barbarosa” tė shtretėrve,
Hakmerren pėr gjithė Napoleonėt e mėparshėm
Qė (medet!) triumfuan mbi lėndinat e trupit tė gruas,
Burra qė s’pijnė nikotibina,
Por bėjnė seks dy herė nė natė
Si me kėshillė farmacisti,
Para gjumit
Dhe pas tij
Nė mėngjesin e mpirė
Nga ėndrrat e zbrazėta qė shihen gjithnjė pranė njė femre,
Doja tė tregoja ē’ėshtė vdekja
Joheroike
Nė hendeqet e tua,
Transhetė e frontit tėnd -
Your sex über alles!
Duke thirrur.
Sepse burrat mund tė jenė edhe gėzime tė thjeshtė,
O Eva!


Postuar nga shelgu datė 21 Janar 2010 - 03:18:

Bukur shume. Paska bagazh shume te mire leksikor dhe
njeh mire tekniken.

Nuk e di a do te zbukurohej dot me tej vargu po te punohej akoma apo do te humbiste kete shkelqim te eger e te virgjer qe ka. Ne fakt pamja e eger fsheh nje dore te stervitur mire dhe me siguri mjaft pune.
Ne njeren nga poezite shikoj nje futje mjeshtrore te aliteracionit, ashtu si rastesisht, duke luajtur me teknikat e fjaleve popullore.

PS Faje veri obsionet e kopjebe e Boldit perse mbari pash Zotin se kush rri e kopjon tek ajo kutija qe del. Sigurisht nese behet pa u lodhur ti se mezi te kemi aman.


Postuar nga Fajtori datė 21 Janar 2010 - 11:13:

Nqs perdor Explorer dhe aktivizon formatimin automatik mund te vesh BOLD me kollaj.

Per tani jemi me karroca dore, nuk kemi makineri korrje shirje.


Postuar nga shelgu datė 21 Janar 2010 - 14:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Nqs perdor Explorer dhe aktivizon formatimin automatik mund te vesh BOLD me kollaj.

Per tani jemi me karroca dore, nuk kemi makineri korrje shirje.



Te ka merzitur rajmondi qe e ben ylber me duket, po leri keto se e gjen ti po te duash edhe kombajnen


Bizhu tė mardhura
Si hirushe tė braktisura,
Ndėrsa ēiftet zhvishen duke u zvragur drejt shtretėrve


Fjalet te gjitha jane te perdorura me pare, te perdorura shume, si gure kalldremi, por kombinimi i tyre eshte mjeshteror.

Bravo Shkelqo


Postuar nga Fajtori datė 22 Janar 2010 - 19:29:

Dentistja e repartit N

Tufa “rrulėsh” dhe “dautėsh”
me flokė dhe gėzime tė qethur zero
kullosin barin zmeril tė repartit,
trėndelinė ushtarake, gjemba me yje,
lule me emrin "ēorap ushtari".
Feromonet mpiksur mbi ēaēkat e rruara
nė vend tė koreve tė plagėve tė luftės,
pece viskoze, konserva kallosh,
gishtat sardele nė vaj si llucė
kėmbėsh me djersė kambalesh, kėpucėsh…

Dera mjerane e repartit N,
metastaza ndryshku, oksidesh kuqse…
Menisqe tė sėmurė menteshash kuitėse,
oficerė xanxarė me pluhur dhe huqe,
qė iknin zėngjirur nga urdhrat e ēmendur
tė gurmazit fosil tė ditės absurde,
kthenin nė qytezėn dudume N,
me shtėpitė rizoma tė patate-kazermės,
me numur N, nė rrugėn N,
ku i prisnin gratė me hormonet bėrė lėmsh,
me fytyra dhe speca tė skuqura
nga vaji,
gra qė po i quaj N pa pėrjashtim,
thjesht pėr arsye sekreti ushtarak.


Postuar nga Fajtori datė 22 Janar 2010 - 19:46:

Klinikisht liber

Kallogjer i shpėrfillur,
I mbetur kėrcu,
Tė pakonsumuar
Kapitujt e fundit,
Paragrafėt djegur
Pėr vėmendjen e syve tė tu,
Si pėr vizitorin nga qyteti
Virgjėreshat hazėr tė katundit.

E internoi amvisa,
E pėrzuri, e dėboi, e zhvendosi,
Shkonte keq me vazot,
Qeder e bezdi komodine,
Nė punė nuk hynte
Se s’tregonte si, pėr shembull, zihet kosi,
E nuk kish njė ēikė porn e as shalė,
Siē nuk ishte as libėr kuzhine.

Nė Siberinė e shtėpisė
Dera ju mbyll e kapakėt.
O kohė antilibėr, e ju
O zakonet e gjatė antishkronja….
Tė pėgėra mizash
Mbi portretet e amullisė sė vakėt,
Amvisa pėrtace dhe pleshta
Qė ndėrzejnė me epsh xixėllonja……

Si martesa juridike tė pakonsumuar
Kapitujt e fundit,
Virgjėreshė me PMS
Domeni i Dijes – himeni paprekur…
Ndėrsa Kara-Padija,
Rruspia me nam e katundit,
Mbarset me monstra,
Ēudėr dhe shtatanikė tė vdekur…

Asfiksi-lėnguar, fletėzverdhur nga terri i hijes,
Paē fatin e kurvės, o libėr, paē fatin me ton tė padijes…


Postuar nga Anemone datė 22 Janar 2010 - 19:49:

Re: Dentistja e repartit N

Dentistja nuk ish sekret ushtarak,
nuk ishte N,
ish Vjollca,
belholla,
nga ato gocat qė “gjėmoheshin koma-komės”,
kur dilnin nga gjimnazi,
kur dilnin nga shkolla:
O Vjollce, o Vjollce!
O goce, o goce!
A ka mundėsi nji minut-e?….
A ka mundėsi njė jetė po munde?…..
O Vjollca….

Problemet me zmaltin,
me dhėmbėt shpellorė,
fermentues me gracka
stomatologjike,
befas u bėnė
si revolucioni,
jo mė njė dėshirė ,
por njė ēėshtje dite…..

Rradhėt e ushtarėve te dentaria -
profilaksi e paparė shqiptare.
Dhėmbi mė ftoh
kur ha akullore…..
Dhėmbi do krimbet,
do dali dore
….. si mollėt nė kraharuar…. o doktoresha… shpėtimtare,
o profilaksi e paparė shqiptare!

Nuk dihej
a e shihte furtunėn hormonale
dentistja,
mbase po,
mbase jo,
mbase dhe po dhe jo,
por zmaltin rregullonte
Vjollca doktoresha,
dhe ushtarėve gjithsesi
u ndreqej buzėqeshja.

Ushtarėt u bėnė Magelanė
mbi hartat detare tė brekėve tė tyre,
me kontinentet e spermės si kėrc lėtyre,
drejt tokės sė panjohur dhe tė papremtuar,
prandaj dhe zjarmisht aq tė dėshiruar…..
Vjollca u ngul nė trutė e repartit
si thumbi migjenian
mė thellė se amalgamet
qė mbushnin dhėmballėt,
Vjollcėn e kishin nė gojė
mirėfilli nė ēdo moment,
nė ēdo buzėqeshje ushtarėt
me zmalt kovalent…

Vjollca, mundim ėndrrash
nė krevate marinarėsh……

“O Vjollca, ku je mi!
Na duhesh prapė!
Rregullona gojėt, Vjollca!
Gojėt e qelbura.
Piramida dhėmbėsh tė ngremė nė shkretėtira nofullash.
Na bėj me buzėqeshje, me fytyrė, me zė,
O Vjollca dentistja, o e bukura e repartit N!”



Postuar nga Fajtori datė 13 Shkurt 2010 - 14:24:

Akłs

(Pelham Bay blues)


Dy vjet pa shi, e thatė
Si fyt beduini kjo rrugė Bronksi,
Fryn erė nga Gana dhe Guomi
Vap’ e tėrė botės
Shtypet nėn shinat fluturuese tė linjės 6,
Oaze s’ka, por pres
Nga rėra trotuarit t’ja behi pak blues,
Tė ndesh afrikanen Akłs,
T’i pėrplasim kulturat
Pėr hir tė Huntingtonit,
Qytetėrimi im i verbėr
Tė bėjė tangon e shikimeve
Me lulebajamet e saj
Pėr hatėr t’Al Paēinos;
Filozofike xhungla
E flokėve
I harliset, bimėsi e huaj
Qė dua t’ia shpleks
Me gishtat ngjitės.
Intrigė ideologjia
E gjinjve,
Dėshmi
Qytetėrimesh tė lashtė,
Dy piramida qė fundin total
Parathonė nė maja!
Jam militant, Akłs,
Politizuar gjer nė thonj,
Fetish
Obelisku i bardhė i kultit tim tė errėt
Ngritur,
Dėshmi arkeologjike
E qytetėrimit tim tė babėzitur
Qė duhet pėrplasur me ēdo kusht
Sipas librave tė shenjtė postmodernė,
Le t’bėjmė pak histori pra, Akłs,
Nė Pelham Bay – e ē’kish mė shumė Koloseumi dhe Moulin Rouge
Se kjo rrugė e thatė me restorante mikse “Sushi & Enchillada”?
Gjeneral Tso dhe Emiliano Zapata,
Guom-in-dang! nė lėng soje
Dhe borde dalėboje,
Pluhur tebeshiri,
Qė premton kėngė katrore gjinkallash
Nėpėr vapė,
Mesditė pafund,
L(b)yrse,
Ku perdet damask duhet tė mbyllen
Pėr shkak tė vrimės
Sė ozonit,
E me lėng soje duhet tė lyhemi,
Akłs,
Kundėr diellit tė kripur.
Perla djerse dhe kultura e lagėt
Pa fshirė
Nė sqetulla dhe gushė
Do fėrkohen
Pas pėrplasjes,
Veē pellgjet e tharė me skelete likenesh
Nuk stėrpikin,
Shkel pa droje mbi mua
Tė bėhemi pis dhe tė murrmė,
Gjithė gjurmė
Kėrcet, lėkurat,
Kėrcinjtė, kulturat,
Jam kamikaz i njė dogme tė vjetėr,
Pėr kombin tim
TNT do tė thotė eksploziv,
Nuk ėsht’ stacion televiziv,
Gjoksi m’shpėrthen nga gradientėt e drunjtė
Tė pathosit,
Kam shenjė pigmenti tė kundėrt me ty,
Prandaj tėrhiqem
Magnetik,
I ngarkuar,
Ksaj rruge tė thatė n’Pelham Bej,
Plot sharm (el sheik) shkretėtire,
Ku vegimi yt
Me erėrat e Ganės
Ngatėrrohet
E vallėzon spirale…


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.