Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipėria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- YOUTUBE, truqe dhe teknika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17583)


Postuar nga Fajtori datė 20 Janar 2010 - 22:33:

YOUTUBE, truqe dhe teknika

Nese keni pyetje per funksionimin e platformes YouTube, shkruajini ne kete teme.

Po filloj me nje truk te vogel. YouTube tashme ndalon shume video te shikohen ne vende te ndryshme te botes. Kjo vjen per shkaqe te ndryshme. Psh sistemi i tyre njeh kenget brenda ne video dhe gjen autmatikisht titullin dhe producentin. Sapo ti hedh videon te tregon se ke hedhur material me te drejta autori. Per kete Youtube eshte detyruar nga shoqatat lokale te te drejtave te autorit te paguaje sa here dikush degjon kengen. Dhe shpesh shoqata e nje vendi nuk gjen akordin me youtube, keshtu ndalohen gjithe videot me kenge ne ate vend. Natyrisht, kjo i heq lirine individeve, duke kthyer sisteme te ngjashme me turket, kinezet, apo iranianet, te cilet ndalojne lirine e internetit sipas qejfit.

Nejse, per te pare nej video qe nuk del ne vendin tend shko tek http://translate.google.com/. Zgjidh nje gjuhe perkthimi nga anglishtja (psh Albanian) dhe ver adresen e videos qe nuk hapet. Google do hapi faqen nga serverat e saj (qe s'jane ne shtetin tend) dhe ka mundesi te shikosh menjehere videon.


Postuar nga Fajtori datė 21 Janar 2010 - 19:16:

Si te filloje video aty ku dua?

Nese doni ti tregoni dikujt nje pjese video, atehere mund te beni qe shoku juaj te hape videon tamam ne piken e duhur. Si behet kjo?

Shume thjesht. Tek adresa shtoni #t=2m3s (fillon tamam tek 2 minuta e 3 sekonda)

P.sh. ketu eshte Pallati 176:
http://www.youtube.com/watch?v=6Z2JkbJxwRw

Por nese i shtojme pjesen ne fund:
http://www.youtube.com/watch?v=6Z2JkbJxwRw#t=5m13s
fillon tamam ku Jovan Bregu thote "C'te duhet ty, se mos do besh krushqi me ta". (5 minuta e 13 sekonda)

Kohen e gjeni ne fund te videos qe po shikoni.



P.s. Kjo metode sherben vetem kur i jep dikujt linkun. Per te vene nje video ne forum qe fillon ne nje kohe te caktuar ka metode tjeter.


Postuar nga SmoKer datė 21 Janar 2010 - 21:28:

Interesting,

Besoj se kjo funksjonon edhe kur poston ne facebook ??


Postuar nga Fajtori datė 21 Janar 2010 - 21:34:

Se kam idene si postohet ne facebook. Nese kopjon kodin URL atehere duhet te punoje. Nese kopjon kodin embed, duhet menyra tjeter qe se kam treguar akoma.


Postuar nga SmoKer datė 21 Janar 2010 - 21:38:

ne fb postohen me share , nuk e di nese behet me copy


Postuar nga Fajtori datė 21 Janar 2010 - 21:42:

Nuk jam ne dijeni si bahen share. Di vetem qe tani ka plas moda e share dhe kudo shef butona per ti vene gjerat ne fb a twitter, edhe ne gazetat shqiptare. Por me duket se share nuk fut asnje parameter, klikon dy butona dhe futet video ku e do. Ndoshta kodi URL i asaj qe klikohet mund te modifikohet, por s'jam interesuar ndonjehere. Hidhi nje sy google.


 
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.