Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kaq E Veshtire Qenka Te Hapim Syte? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17687)


Postuar nga Agata-1 datė 26 Shkurt 2010 - 16:35:

Kaq E Veshtire Qenka Te Hapim Syte?

Nje vajze e mitur, e infektuar me HIV AIDS gjate nje transplanti gjaku, po diskriminohet ne menyre te vazhdueshme ne kopshtin e qytetit te Belshit.

Femija me HIV persekutohet ne kopsht

Pervec veshtiresive qe duhet te perballen me bashkejetesen e kesaj semundje fatale, ndaj vajzes 4-vjecare dhe prinderve te saj ushtrohet nje presion i vazhdueshem nga prinderit e femijeve te tjere.

Violeta, nena e dy binjakeve njera prej te cilave eshte infektuar, perballet cdo dite me presionin psikologjik te prinderve te tjere qe kerkojne izolimin e 4-vjecares.

Konfikti qe po zgjat prej ditesh ka shkuar deri ne Ministrite Arsimit dhe te Shendetesise. Inspektoret e tyre jane takuar me palet, por asnje zgjidhje nuk eshte dhene. Nderkohe nena e vajzes se mitur akuzon edukatoren per kete situate.

E mitura eshte infektuar ndersa ishte shtruar ne nje spital pediatrik. Per kete nena e saj hapi nje proces gjyqesor ndaj mjekeve, por e humbi ceshtjen. Ndersa tani eshte ne nje tjeter proces me Ministrine e Shendetesise.

“Mjeku vazhdon te punoje i qete, nderkohe qe proceset gjyqesore vijojne prej vitesh dhe ende nuk kane perfunduar”, thote Violeta.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=176112&ref=fp

E postoj lajmin ne menyre qe te reflektojme se sa patriot jemi. Ndonjeri mund te thote qe keto raste jane te vecanta dhe jane reagime individesh qe nuk jane te mireinformuar. Ndersa per mua keto jane nje imazhe shume domethenes i kultures tone.
Nese e shohim kete lajm me nje optike te ndryshme nga ajo e strucit do te kuptojme se jo qe jemi larg te qenurit
"qytetare te botes" sipas Sokratit, por madie per ironi te fatit jemi large edhe vete atyre vlerave te propaganduara me aq force nga diktatura enveriste si gjoja bujaria, bashkimi, liria, e lloje-lloje tiparesh fisnike qe na i veshen virtualisht.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.