Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)


Postuar nga Vizioner datė 10 Tetor 2010 - 19:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner

Rreshtat e meposhtem, jane nje deshmi e rendesishme per tė rikonfirmuar ēfare ka nen lekuren e personazhit qe sot eshte Kryeminister dhe qe ka dominuar skenen politike te ketyre viteve; kete skene oklokratesh te mbushur me burra te vegjel e te ndotur, qe hyjne e dalin, me damken e hajdutit te pandeshkuar ne shpine.


Nga Mero Baze
-pjese nga libri "1997"-




Mėdyshjet e Berishės mes Greqisė e Serbisė


Ndėrsa po udhėtoja nga Vlora pėr nė Tiranė, pas intervistės me ish-Presidentin Xhorxh Bush, nė Fier takova dy drejtuesit e gazetės RD, qė po ktheheshin nga Greqia. Lazėr Stani mė tregoi se kishte qenė nė njė hotel me tre liderėt e opozitės nė Athinė. Ishte takuar me Janis Repasin, zėdhėnėsin e qeverisė greke. Mė bėri pėrshtypje fakti qė Repasi kishte theksuar se "Greqia dėshiron qė kjo gjendje stabiliteti dhe qetėsie tė vazhdojė, pasi ėshtė nė dobi tė rajonit tė Ballkanit". Argument kryesor nė favor tė qeverisjes sė administratės sė Partisė Demokratike ishin, nė tė vėrtetė, rendi dhe qetėsia. Vlora ishte nė atė kohė qyteti ku mund tė pushonte njė president amerikan. Disa muaj mė vonė, u pa se zėdhėnėsi i qeverisė greke kishte goditur nė shenjė, kur kishte "uruar" me cinizėm qė kjo qetėsi dhe ky stabilitet tė vazhdonte nė Shqipėri. Nė Vlorė, njė vit mė pas, nuk jetonin dot mė as banorėt e saj.
Por pėrshtypja qė kishte lėnė zėdhėnėsi grek te njerėzit e shtypit tė PD-sė ishte e mirė dhe ata mendonin se, me pak punė, Berisha mund t'i pėrmirėsonte raportet me Greqinė. Gjatė fushatės elektorale tė 26 majit, ai bėri kujdes qė kėto marrėdhėnie t'i vlerėsonte si pozitive. Alfred Serreqi, si ministėr i Jashtėm, kishte vizituar Greqinė nė mes tė fushatės dhe kishte marė premtime pėr legalizimin e emigrantėve shqiptarė. Nė prill ishte nėnshkruar Traktati i Miqėsisė mes dy vendeve dhe qenia e Teodor Pangallosit si ministėr i Jashtėm e kishte zbutur ndjeshėm situatėn. Berisha pėrpiqej tė bėnte ndarje tė fortė mes lobit grek nė SHBA dhe qeverisė greke, qė sipas tij ishte aleatė me Berishėn. Askush nuk e kuptonte dot sa ujė kishte rrjedhur poshtė karriges sė pushtetit tė Berishės, derisa turbullira u shfaq hapur. Njė natė mė pas, kur Berishės po i komentoja pėrshtypjet e drejtuesve tė RD-se nga takimi me Repasin, ai u bė i heshtur.


- Nuk e di, s'i kuptoj kėta greket, - tha. - Kėta duhet tė jenė idiotė. Kėta nuk e kuptojnė qė ėshtė hera e parė qė ky vend u ofron miqėsi atyre. Unė u kam ofruar miqėsi. Ndryshe, ky vend e ka pasur gjithmonė hapur derėn nė Beograd. Nuk e kuptojnė kėta qė ne, po tė duam, njė telefonatė larg e kemi Beogradin....
Ishte njė shfrim i rrjedhshėm, pa asnjė pengesė logjike nė tentativėn pėr tė pėrzier analizėn historike me nevojėn pėr tė ruajtur pushtetin. Mua mė ra si bombė ideja qe ne e paskėshim shumė tė lehtė miqėsinė me Serbinė. I lindur dhe rritur nė Jug, me njė distancė edhe kulturore pėr ish-Jugosllavinė, por shumė i lidhur emocionalisht me Kosovėn, papritur, m'u duk vetja i pagdhendur pėr kėto punė. Berisha ndoshta e kapi hutimin tim dhe vazhdoi:
- Po, kėshtu ėshtė, domethėnė, s'e kuptoj kėtė injorancėn e tyre. Po kėmbėngulin pafund pėr luftė mes nesh. Mos shiko ti se kush ėshtė tani nė Beograd, por i sigurt tė jesh ti qė ata e dinė qė ne atje e kemi pas gjithmonė njė ofertė gati. Ne... domethėnė Shqipėria... nuk e kam fjalėn konkretisht ne si qeveri...
Ishte njė pėrpjekje e shpejtė, por e qetė, pėr tė ma larguar idenė se edhe ai vetė e kishte njė ofertė gati nė Beograd. Njė shpjegim i rrėmujshėm, mes shfajėsimit pėr keqkuptimin e mundshėm dhe njė tė vėrtetė historike qė nė Veri tė Shqiperise nuk ishte aq e panjohur dhe e largėt sa nė Jug. Aleancat e Zogut dhe qeveritė provizore rebele tė mirditorėve qė nuk pajtoheshin me krerėt e shtetit tė ri shqiptar, e kishin zbuar kėtė paragjykim qė, per mua, ishte njė tabu. Berisha ndėrroi bisedė, por hutimi im, i ngecur me sa dukej nė shpėrqėndrimin e mėtejshėm tė bisedės, na riktheu sėrish tek ish-Jugosllavia dhe Greqia, si dy fqinje me shanse tė ndryshme pėr miqėsi me Shqipėrinė. Shihej qartė qė, nėse nė Beograd nuk do tė kishte qenė Milosheviēi dhe nuk do tė ndodhte ajo qė kishte ndodhur, pra nėse ne do t'i fillonim proceset demokratike kur nė Beograd tė kishte pasur njė qeveri mė liberale, orientimi ynė do to kishte qenė Beogradi. Kur e mendoja ftohtė herė pas here kėtė, s'mė dukej dhe aq shokuese sa ē'mu duk nė atė cast qė e dėgjova nga Sali Berisha. I pamėsuar tė jetoja me idenė se kemi fqinjė Serbinė apo Malin e Zi, madje i ndodhur dhe shumė larg kulturės sė tyre politike, mė dukej si sforcim. Por sėrish, kur e ripėrtypja, kur mendoja pėr raportet e politikanėve kosovarė me Beogradin, raportet e politikės shqiptarė deri nė vitin 1948 dhe kur, njė ēast, mendoja se Sali Berisha ishte ndoshta politikani qė e njihte mė mirė Serbinė dhe Kosovėn, e justifikoja pėr atė qė tha. Pastaj turbullohesha sėrish kur mė shfaqej fantazma e martesės sė tij me njė grua me origjinė serbe, si dhe disa shkrime te egra, botuar nė shtypin e Kosovės pėr lidhje tė familjes sė saj serbe me krerė tė UDB-sė. Dilemat pėr kėtė lidhje gjenealogjike, qė zgjonte ndjesi tė panjohura tek unė, me shtynė njė dite qė tė pyesja vetė Liri Berishėn pėr origjinėn e nėnės sė saj serbe, njė grua qė ka jetuar me dinjitet, pėr aq sa tė lejonte diktatura, si "grua jugosllave" nė Tiranė. Ishte e pabesueshme, por nė fund tė shpjegimit tė saj, unė isha mė i paqartė se nė fillim. Nuk mė tha asnjė fjali tė qartė, pėrveē faktit qė nėna e saj ishte njė jetime nga Vojvodina, qė nuk kishte fis dhe qė u martua me babanė e saj, Rexhepin, i cili ishte me origjinė nga Vuthaj, njė fshat shqiptar, tashmė nėn territorin e Malit tė Zi. Martesa ishte bėrė nė vitet kur Shqipėria me JugosIlavine ishin nė "muajin e mjaltit". Akuzat qė i bėheshin Liri Berishės lidheshin me faktin se motra e nėnės sė saj (d.m.th. tezja e saj) nė Beograd kishte qenė pjesė e OZNA-s, ndėrsa djali i tezes sė saj u bė mė pas njė njeri i afėrt i Milosheviēit. Gjithēka ishte mes spekulimit dhe sė vėrtetės. Pėrkundėr kėsaj, nėna e Liri Berishės, si shumė gra tė huaja tė martuara me burra shqiptarė gjatė komunizmit, ishte njė grua qė vuajti pasojat e kėsaj martese. Asaj iu desh tė dėshmonte nė gjyqet e organizuara ndaj shoqeve tė saj, duke bėrė ē'tė mundte qė tė mos e lėndonte tė ardhmen e tyre.

Lidhja e tij e fortė me gruan e vet ishte dimensioni mė i padukshėm nė publik. Hija e fortė e pushtetit tė saj mbi tė nuk hetohej, po tė mos e njihje nga afėr. Pėr shumė shqiptarė, edhe nė ditėt mė tė zeza tė Berishes, ajo ishte njė ėngjėll. Vetėm nė ditėt e para tė trazirave nė Vlorė u hodhėn parulla kundėr saj. Ishte ndoshta njė instinkt i njerėzve tė revoltuar ndaj dy grave qė dukej se pėrfaqėsonin pushtetin e tij: Vjollca Vokshit dhe Lirisė. Askush tjetėr nė Shqiperi nuk i ka hetuar dot shenjat e pafuqisė sė tij tė madhe para njė gruaje. Vetėm njė shoqėri mashkullore, siē besohet qė ėshtė Vlora, e ka gjithmonė tė ngritur ēarkun e dyshimit nė kėtė pikė. Nė tė vėrtetė, ajo ka pasur dhe ka pushtetin real mbi njeriun qė nxiton tė gllabėrojė ēdo pushtet. Dhe nuk di ta shpjegoj nėse mania e tij pėr superpushtet ėshtė njė lloj kompensimi nga oksigjeni i rralluar i pushtetit prej pranisė sė saj. Ėshtė njė raport qė meriton njė vėshtrim tė thellė, qė tė depėrtojė pėrtej ēasteve personale, komplekseve tė tij ndaj jetės sė qytetit, kuriozitetit pėr origjinėn e saj dhe, mbi tė gjitha, sigurinė qė i ka dhėnė ajo si njė grua qė e mbronte nga ēdo ekspozim i pafuqisė sė tij para syve tė tė tjerėve.
Vonė, shumė vite mė vonė, kur raportet e Berishės me Greqinė filluan tė shkėlqenin dhe ai bėri lėshime pėr fqinjin tonė jugor mė shumė se ē'do tė kishte bėrė Nikolas Gejxhi, po ta bėnim kryeministėr tė vendit, e kuptova qartė se mėdyshjet e mia pėr raportet e tij me serbėt ishin njė flluskė sapuni. Nuk kishte nė to asgjė nostalgjike apo historike. Ato ishin thjesht njė mundėsi pushteti. I lodhur nga lufta me Greqinė dhe shkuarja drejt greminės prej kėsaj lufte, ai sillte nė mendje aleanca tė tilla dhe atė shprehjen qė mė tronditi gjatė: "Kėta grekėt qenkan idiotė, nuk e dinė kėta qė ne Beogradin e kemi gati...". Ishte njė shfrim nė ēastet e tij tė vėshtira, kur ai nxitonte tė sillte nė mendje gjithēka qė ne tė tjerėve na dukej e pamundur: serbėt, islamikėt dhe, pse jo, uniformat ushtarake.
Dhe nė kėtė pėrpėlitjeje pėr aleanca, duket se lufta e Bosnjes dhe angazhimi i tij krah Izetbegoviēit, tė cilit i dhuroi avionė pa fund me armė qė niseshin nga aeroporti i Gjadrit nė Lezhė, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm. Njerėzit kyē me tė cilėt ai i ndėrtoi kėto raporte janė ende sot protagonistė tė mafies ballkanike tė armėve dhe krahut financiar tė Al Qaeda-s nė Ballkan, njė pėrzierje nga mė tė rrezikshmet, qė pėrfshin nė mėnyrė tė ēuditshme brenda saj boshnjakė myslimane, serbo-boshnjakė, sudanezė, libanezė, zviceranė. Dhe e vetmja lidhje nė pushtet e tyre ėshtė ende kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, i cili nuk ka neglizhuar askėnd prej tyre. Historitė e vrullshme tė tregtive tė armėve pas vitit 2005 ringjallėn pikėrisht kėto lidhje dhe kėta emra, e lulėzuan industrinė e trafikut tė armėve, fishekėve dhe raketave nga Shqiperia me Serbinė, Bosnjėn dhe Malin e Zi, drejt botės arabe, kryesisht drejt hezbollahėve dhe Iranit. Nė qarkullim janė tė njėjtit njerėz nga mafia ish-jugosllave, tė njėjtat lidhje, qė zėnė fill nga krahu islamik i kabinetit tė presidentit tė ndjerė boshnjak Izetbegoviē, si dhe tė njėjtit njerėz qė u angazhuan nga kjo botė nė procesin e rikthimit tė tij nė pushtet.

Ishin ky treg qė i nxiti familjaret e Berishės tė pėrfshiheshin nė projektin ogurzi tė demontimit tė armėve nė Gėrdec, qė nuk do tė kishte dalė kurrė nė dritė si njė histori e pistė biznesi, sikur "aksidenti teknologjik" tė mos na verbonte sytė tė gjithėve me trupat e pajetė tė 26 vetėve, mes tė cilėve gra, fėmijė dhe qindra shtėpi tė shkatėrruara.

Tė gjitha hamendjet se Berisha ishte njė nacionalist qė e ēoi vendin drejt shkatėrrimit nė vitin 1997, rezultuan false. Rikthimi i tij nė pushtet provoi se ai ėshtė politikani qė ka vendosur raporte tėrėsisht vėllazėrore me qarqet mė nacionaliste greke dhe qė ka instaluar nė Shqipėri bizneset mė tė fuqishme tė ish-mafies jugosllave, qė kanė qenė pararojat e nacionalizmave sllave nė Ballkan. Nė kėtė pikė Berishėn mund ta quajmė mė shumė njė aleat tė madh tė nacionalistėve fqinjė, se sa njė nacionalist shqiptar. Interesi i tij i vetėm ėshtė pushteti nė Tiranė dhe pėr kėtė ai ėshtė i gatshėm tė tėrheqė nė vallen e interesave tė veta gjithkėnd qė i rrezikon qoftė edhe pak fare pushtetin e vet.

-vijon-

p.s. A nuk mjaftojne keto FAKTE, te cilat une i kam theksuar me ngjyre te zeze, per ta cuar kete njeri perpara Drejtesise????!!!!!


  Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.