Forumi Horizont Gjithsej 85 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 85 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18131)


Postuar nga Fajtori datė 01 Dhjetor 2010 - 11:54:

Ilir Kulla

Nje specialist i fushes se sigurise tregon pasojat e skandalit te dites (nuk minimizon dhe thjeshton situaten siē pretendon ndokush).



Wikileaks dhe njė mit qė rrėzohet
Ilir Kulla, PhD ne shkencat e sigurise.

Julian Assange, njė askush deri para shumė pak kohėsh, kurrė nuk do ta kishte menduar se do tė vinte njė ditė qė ai do tė bėhej njeriu mė i kėrkuar i botės. Jo nė variantin e Bin Ladenit, por nė variantin kibernetik tė tij. Sikleti nė tė cilin, publikimi i mijėra dosjeve dhe dokumenteve sekrete, konfidenciale dhe zyrtare tė Pentagonit nė Irak dhe Afganistan, e sidomos tė korrespondencės sekrete tė Departamentit Amerikan tė Shtetit me mė shumė se 270 seli diplomatike amerikane nė mbarė botėn, ėshtė i pashoq nė historinė e SHBA-ve. Pėrveē kuriozitetit qė ngjall kjo histori, dalėngadalė duke u publikuar tė gjitha dokumentet, do tė shihen edhe pasojat tepėr tė rėnda tė kėsaj ndodhie, e cila me tė drejtė nė SHBA dhe jashtė saj ėshtė quajtur tėrmet i paprecedent.
* * *
Dy janė shtyllat kryesore tė sistemeve tė sigurisė ndėrkombėtare, konfidencialiteti dhe besueshmėria. Me publikimin e mė shumė se 250 mijė dokumenteve tė tilla, tė dyja kėto shtylla janė rrėzuar. Kjo ėshtė njė ngjarje qė tė paktėn pėr momentin ka lėnė kėto pasoja, por me kalimin e kohės, bota do tė shohė tė gjitha pasojat e tjera. Pėr mė tepėr qė ky tėrmet informativ, i ndodh fuqisė mė tė madhe botėrore, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Fuqisė mė tė madhe ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike dhe modelit mė tė madh dhe mė tė mirė qė bota ka njohur deri mė sot, ose tė paktėn kėshtu ėshtė besuar deri tani nė mitin e madh tė SHBA-ve. Pas kėsaj, efektet e Julian Assange dhe tė Wikileaks, jo vetėm do tė dėmtojnė marrėdhėniet mes njė fuqie, e cila nuk di tė ruajė vetveten, por njėherėsh, miqtė e vet, informatorėt e shėrbimeve tė veta sekrete, politikanėt tė cilėt rrezikojnė karrierėn dhe jetėn e vet nė rajone tė vėshtira tė botės duke ruajtur njė profil filoamerikan dhe filoatlantik dhe duke u shėrbyer SHBA-ve.
* * *
Po, filoatlantik, sepse kjo ēėshtje rrezikon tė ketė pasoja shumė tė rėnda brenda Aleancės Veri-Atlantike, NATO-s. Kjo pėr shkak tė faktit se SHBA ėshtė lokomotiva e NATO-s dhe e sistemit tė saj tė sigurisė. NATO-ja ka mekanizma shumė tė fortė tė brendshėm pėr ruajtjen e tė gjithė sistemit vetjak tė sigurisė. Tre shkallėt e sekretit nė NATO-s, "Konfidenciali", "Sekreti" dhe "Tepėr Sekreti" deri mė tani janė konsideruar si tė pathyeshėm. Ndėrkohė qė njė gazetar hacker, zotėri askush deri para shumė pak kohe, i ka kaluar tė gjitha kėto pengesa! Por, ka dhe njė ēėshtje tjetėr tė rėndė pėr Aleancėn, ēėshtja e vlerėsimeve personale dhe politike pėr lidershipin e vendeve mike dhe aleate brenda NATO-s. Tė gjitha vlerėsimet pezhorative pėr kryeministren e Gjermanisė, presidentin e Francės, kryeministrin e Italisė, atė tė Spanjės, pėr kryeministrin e Turqisė, nga ana e pėrfaqėsuesve zyrtarė tė Vėllait tė Madh brenda Aleancės, do tė krijojnė njė klimė jo vetėm tė keqe nė marrėdhėniet personale mes lidershipit, por edhe pėrbėjnė fillimin e njė epoke tė rėndė mosbesimi apokaliptik politik, nga ai qė bota nuk ka njohur qė nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Vetėm njė javė mė parė, NATO-ja e quajti sukses shumė tė madh marrėveshjen me Rusinė, ndėrsa tani mjafton Julian Assange tė rirrezikojė marrėveshjen pėr mbrojtjen bėrthamore SHBA-Rusi dhe rikthimin e erėrave tė Luftės sė Ftohtė.
* * *
Ka dhe dy ēėshtje tė tjera shumė tė mprehta nė kėtė histori qė kanė tė bėjnė me perceptimin e publikut. Sė pari, perceptimi i brendshėm amerikan. Ēėshtja "Watergate", qė i kushtoi postin dhe karrierėn presidentit Nikson nė vitet '70 ishte si njė pikė uji nė krahasim me Wikileaks-in. Askush nuk mund tė pėrllogarisė se ē'do tė ndodhė kėtej e tutje nė politikėn amerikane, por sigurisht republikanėt tė cilėt ēėshtjet e sigurisė, diplomacisė dhe tė mbrojtjes i kanė pasur gjithnjė kalin e tyre tė betejės nuk do tė lėnė, qė administrata Obama ta kalojė kaq lehtė. Dikush e ka vlerėsuar kėtė ngjarje si 11 shtatorin kibernetik nė SHBA. Mund tė jetė, por njė gjė ėshtė e qartė, 9 vjet mė parė, njerėzit nė Amerikė u bėnė njėsh me autoritetet e tyre shtetėrore dhe me presidentin kundėr terrorizmit, tani me gjasė nė njė vend ku liria e shtypit pėrbėn njė nga shtyllat e demokracisė, rrezikon tė ndodhė e kundėrta. Opinioni i brendshėm rrezikon t'i kundėrvihet dhe tė kėrkojė fajtorėt pėr atė qė ka ndodhur. Nė planin e jashtėm nėpėr botė, dikush do tė thotė si nė rastin e 11 shtatorit, se e ka bėrė vetė SHBA-ja dhe se ky ėshtė njė mashtrim i shėrbimeve sekrete amerikane. Po kjo tezė do tė mund tė qėndronte nė kėmbė para epokės sė globalizmit. Tani pas epokės sė globalizmit, kur interneti ėshtė bėrė pjesė e jetės sė pėrditshme tė shumicės sė banorėve tė kėtij globi, tė administrosh pasojat e Julian Assange dhe tė Wikeleaks-it do tė jetė e pamundur edhe pėr vetė shėrbimet sekrete mė tė mira tė botės. Mund tė themi se me globalizmin dhe shpėrndarjen e internetit nė ēdo cep tė botės, SHBA-tė kanė nxjerrė djallin nga shishja dhe tani nuk po mund ta fusin mė atje. Me Wikeleaks-in dhe Julian Assange, rrezikon tė bjerė edhe miti i fundit i Superfuqisė sė Botės.


  Gjithsej 85 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 85 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.