Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kontestet e Emrit "Maqedoni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18151)


Postuar nga RIP Gibbs datė 06 Dhjetor 2010 - 11:00:

Natyra e kontestimit rreth emrit

Pėrfshirja e historisė sė kontestimeve ndaj Maqedonisė u bė pėr njė arsye tė thjeshtė: Pėr tė kuptuar mė mirė qendrimet e maqedonisė pėr ēėshtjen e emrit: pėr tė zbuluar disi rėndėsinė e emrit Maqedoni pėr shtetin qė sot quhet kėshtu. Cėshtja e emrit tė Maqedonisė mbeti e padebatuar nga pala greke pėr aq kohė sa republika fqinje ishte pjesė e IRFJ. Konflikti politiko-semantik mes dy vendeve nisi nė vititn 1991, kur Maqedonia u shkėput pėrfundimisht nga IRFJ dhe shpalli pavarėsinė duke marrė emrin kushtetues: Republika e Maqedonisė.
Me lindjen e problematikės sė emrit, kėto dy vende i kontestojnė pa rreshtur historinė njėri-tjetrit, por siē dihet historia prek tė gjitha dimensionet duke pėrfshirė identitetin apo pėrkatėsinė territoriale. Historianėt dhe studiuesit maqedonas mbrojnė tezėn se kur sllavėt erdhėn nė Ballkan nė shek. VI-VII, grekėt e lashtė ishin larguar nga Greqia dhe tė tjerė u vendosėn nė vendin e tyre. Ata e braktisėn Greqinė nė shek IV, por paraardhėsit e maqedonasve antikė mbetėn nė tė gjithė Maqedoninė qė ishtė nė atė periudhė provincė romake. Sipas tyre kėta maqedonas u asimiluan nga sllavėt duke u bėrė kėshtu nė ditėt tona pasardhėsit e maqedonasve antikė. Sipas tyre Maqedonia nuk ka qėnė kurrė greke, as nė periudhėn romake, kur ajo dhe Greqia ishin koloni romake dhe as mė vonė .
Pėr maqedonasit e sotėm emri Maqedoni i pėrket vendit dhe njerėzve dhe heqja e kėtij emri do tė thotė pėr ta vetėm mohim identiteti. “Po tė humbasim kėtė emėr ne humbasim identitetin tonė…Nėse mbetemi pa emėr, pra pa identitet do tė ringjallen orekset e vjetra”, shprehej ish-presidenti maqedonas Gligorov.
Cėshtja pėr emrin ka rrėnjė tė thella qė lidhen me Maqedoninė antike, identifikimin e maqedonasve tė sotėm me historinė antike tė Maqedoisė gjeografike. Tė gjitha kėto lidhen me frikėn e ngjalljes sė aspiratave sllave pėr Greqinė Veriore dhe daljen nė ujėrat e ngrohta tė Mesdheut, tė cilat u mbėshtetėn nė Paqen e Shėn Stefanit. Nėse pala greke do tė pranonte emrin ‘Maqedoni’, ajo do tė legjitimonte kontestin mė tė madh me vendin fqinj, duke pranuar kėshtu se trashėgimia antike e Maqedonisė do t’i takontė Maqedonisė aktuale politike. Sipas Prevalakis, Maqedonia ishte epopeja e Aleksandrit te Madh dhe qytetėrimit helen. Grekėt e konsiderojnė kėtė periudhė si njė ndėr kapitujt mė tė rėndėsishėm tė historisė sė tyre. Krijimi i njė vendi tė ri qė mban emrin Maqedoni perceptohet si uzurpim i kėsaj trashėgimie historike.
Motivet e sipėrpėrmendura bėjnė qė grekėt tė kenė njė ndjeshmėri lidhur me kėtė .ėshtje. Ata e konsiderojnė pėrdorimin e emrit Maqedoni nga IRJM si mohim tė identitetit grek. Sipas grekėrve maqedonishtja ėshtė njė ‘idiomė e Shkupit’, dialekt i deformuar dhe i vjetėr i bullgarishtes. Greqia kundėrshton ekzistencėn e minoritetit maqedonas nė Greqi bashkė mė tė, ata e konsiderojnė popullin maqedonas antik si popull grek. Emri ‘makedonia’ nga rrjedh emri Maqedoni ėshtė fjalė greke, nėse do t’i referoheshim Homerit, por nga ana tjetėr ėshtė vetė Homeri ai qė do t’i ‘tradhėtojė’ grekėt dhe tezėn e tyre.


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.