Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kontestet e Emrit "Maqedoni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18151)


Postuar nga robert datė 29 Janar 2012 - 17:46:

Raimond, dashur pa dashur, propabiliteti i rastesive do te perfshinte edhe ty ne kete rast. Paralelizmat shfaqen jo vetem tek ngjashmerite, por edhe tek te kundertat. Keshtu, nese dikush terheq vemendjen e te tjerve me argumenta, nuk eshte e thene mos ta terheqi vemendjen edhe nje qe nuk paraqet asnje argument. Me lejo te ta them (per te te ndihmuar), ti je deri tani rasti i dyte, -ndonese duket qe nuk eshte kjo mungese preoukupimi yt kryesor, se sa terheqja e tjetrit ne diskutim, kot sa per gallate. Ajo qe ti e quan shqise e gjashte, nese vertet ekziston, do te percaktonte ty nga ana ime aty tek 25-30 vjec, 175 deri 180 i gjate, tip snobi. Tani tek problemi i "askushit".
Qysh ne fillim po te ndihmoj duke te treguar se, me rregullat e gramatikes nuk perdoren dy mohuese per te dhene mohimin e caktuar, pasi dy mohuese japin nje pohim. Keshtu duhet te thuash: ti nuk e ke haberin per gje nga lashtesia.
Me kete rast duhet te them se une vazhdoj te mesoj me tej nga lashtesia. Po dhe adashin tim francez dhe A.Kolen i kam lexuar, si dhe fallacin etj. I kam dhen gjetiu pikpamjet e mia mbi tezat e tyre, ketu shkurt mund te them: (ne pikpamjen time) te tre kane mangesira, dhe dy te paret kane dicka me afer te vertetes, sidomos A.Kola.
Tani per sa i perket "ontis" tend, pashe ne vikipedia se ajo fjale qenka "outis", pra ka mundesi te kete qene nje tregim i vjeter, ku Uliksi justifikohet para Polifemit nga frika, duke i thene: uj tish, pra dhe une jam i ujit tend, qe tregon se si Uliksi me shoke, (keta udhetare nga vende dhe kultura te tjera fetare) jane prezantuar pas demit qe i (u) kane shkaktuar atij (atyre) njeriu qikllop (ayre njerzve me trupa te medhenj), nga frika se mos ata qikllopet vinin ne vendin e tyre dhe merrnin hak. Ka mundesi qe me vone kjo fjale te jete kthyer (si e qysh?) ne kuptimin e "askushit". Pra tregimtaret kane perdorur keto fjale "uj tish", te cilat kane ngelur pak te evoluara ne disa gjuhe te sotme europiane. Ka shume mundesi qe jo vetem "ti-s" e gjejme sot ne shume gjuhe europiane, por ka mundesi qe edhe "uj", "oj", "aj", "iu", "aju", "ojn", etj te peraferta ne tonizim, te gjinden ne disa gjuhe ne kuptimin e "ujit".
Si perfundim, qe t'mos i merzisim te tjeret, nuk mund ta besh Odiseun shqiptar (aq me pak grek), sepse Odiseu eshte nje mit, pas te cilit fshihet nje kulture e caktuar jonike e zbulimeve dhe kontakteve me kulturat e tjera fetare, (sepse kombet ne kuptimin e sotem nacional-etnik-politik-kulturor nuk ekzistonin atehere, pasi ky nocion eshte formuar avash-avash shume me vone, dhe eshte akoma dhe sot ne ndryshim), nje kulture kjo (jonike) e cila vertet duket se ka patur ne periudhen 3-2 mij vjet me pare ne Ballkanin jug-perendimor nje gjuhe "parashqipe", -po e quajme-, pra qe deri ne nje fare mase mund te kuptohet nga shqiptari jugor i sotem (cami, bregdetari, arvanitasi, arbereshi).
Gjithe te mirat deri fund-javen tjeter, nese sjell dicka te re. Dhe deri atehere, po te jap nje detyre shtepie: te besh zberthimin etimologjik te emrit tend Raimond.


  Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.