Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kontestet e Emrit "Maqedoni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18151)


Postuar nga RIP Gibbs datė 06 Dhjetor 2010 - 11:01:

Aktiviteti Diplomatik i Maqedonisė

Pas tendosjes sė marrėdhėnieve mes Maqedonisė dhe Greqisė qė prej vitit 1991, konflikti pėr emrin ka kaluar nė disa faza, tė cilat nuk kanė arritur t’i japin zgjidhje ēėshjtes sė emrit tė Maqedonisė.
Konflikti diplomatik ka pėrfshirė edhe faktorin ndėrkombėtar, i cili arriti qė tė bindė Greqinė dhe Maqedoninė pėr formalizimin e raporteve bilaterale mes tyre me njė marrėveshje tė pėrkohshme tė nėnshkruar nė Neė York mė 13 shtator 1995.
Qė prej vitit 1995, maratona e emrave tė rinj tė propozuar ndryshoi kohė pas kohe nga Maqedonia e Re, Maqedonia e Sipėrme, Sllavo-Maqedonia, Maqedonia-Shkup etj., por tė gjitha kėto propozime nuk u pranuan as nga pala greke dhe as nga pala maqedonase. Pala greke insistonte pėr emra qė do tė pėrjashtoin njė emėrtim vetėm me emrin Maqedoni, ndėrsa ajo maqedoanse nuk merrte nė konsideratė asnjė propozim nė tė cilėn nuk pėrmendej emri maqedoni. Klasa politike maqedonase nuk arriti t’i shėrbente zgjidhjes sė problemit.
Ish-kryeministri i Maqedonisė Vllado Buēkovski, kėmėbengulte pėr pranimin e formulės sė dyfishtė pėr emrin, sipas sė cilės Greqia tė mund tė pėrdorte emrin ish-Rep. Jugosllave e Maqedonisė, ndėrsa Komuniteti Ndėrkombėtar tė pėrdorte emrin Republika e Maqedonisė, por kjo u kundėrshtua fort nga opozita.
Diplomacia maqedonase ka qėnė gjithnjė e drejtuar nga politika dhe interesat e saj, e cila nė kėtė ēėshtje kaq tė ndjeshme, qė kėrkon njė zgjidhje, ėshtė mė shumė e interesuar pėr forcimin e pozicioneve partiake. Diplomacia maqedoase ka folur me zėrin e politikės nacionaliste, pa ofruar propozime tė koordinuara, tė cilat do tė ndihmonin pėrshpejtimin e proēesit.
Tė gjitha hapat e ndėrmarra nga Maqedonia, veēanėrisht gjatė viteve tė fundit dėshmojnė sė forcat politike maqedonase janė marrė me akuza dhe kundėrakuza ndaj njėri-tjetrit, duke iu larguar kėshtu zgjidhjes konkrete tė ēėshtjes sė emrit, qė pėr Maqedoninė do tė thotė ngecje dhe izolim. Pasojat e para tė kėtij konstatimi u panė nė Samitin e Bukureshtit, i cili edhe pse ishte njė ngjarje historike pėr Shqipėrine dhe Kroacinė solli zhgėnjim pėr Maqedoninė. Para mbajtjes sė Samitit, u hodhėn shumė hipoteza nga ekspertė analistė, tė cilėt krijuan bindjen se tė tri vendet e Kartės sė Adriatikut, Kroacia, Shqipėria dhe Maqedonia do tė merrnin ftesėn pėr nė NATO.
Edhe pas kėtij dėshtimi tė diplomacisė maqedonase pėr hyrjen nė NATO, nuk vėrehet asnjė lėvizje nga ana e drejtuesve tė qeverisė maqedonase; kryeministri Gruevski, i cili ėshtė edhe kryetari i partisė nė pushtet VMRO-DPMNE, dhe presidenti Ivanov potencojnė vazhdimisht idenė e mbajtjes sė njė referendumi, i cili sipas tyre do tė pėrcaktonte vullnetin e vet banorėve tė Maqedonisė nė lidhje me ndryshimin e emrit. Kjo situatė e krijuar ėshtė paradoksale, nėse kihet parasysh se kjo qeveri ka marrė shumicėn absolute tė votave dhe gėzon legjitimitetin pėr tė marrė vendimin nė lidhje me ēėshtjen e emrit. Mbajtja e njė referendumi do tė vinte nė pikėpyetje aftėsinė e qeverisė dhe tė diplomacisė maqedonase pėr njė ēėshjte kaq tė rėndėsishme dhe nė anėn tjetėr do tė pėrballte vendin me vėshtirėsi tė mėdha. Partitė opozitare pajtohen me njė emėr i cili nuk do tė kėrcėnojė identitetin kombėtar, gjuhėn, kulturėn dhe veēoritė kombėtare tė Maqedonisė.
Diplomacia maqedonase nuk ka orientimin e duhur , nuk ka njė strategji. Ajo po bėn njė politkė tė jashtme aventureske pėr sa i pėrket ēėshtjes sė emrit. Aspiratat e diplomacisė sė Maqedonisė nuk janė nė koherencė me proēeset qė ka kaluar dhe po kalon Maqedonia, e cila pėr kėtė ēėshtje duhet tė tregojė pėrgjegjėsi, pėr tė ardhmen e saj, atė tė shqiptarėve dhe tė kombeve tė tjera, qė jetojnė dhe janė pjesė e historisė dhe trashėgimisė sė pėrbashkėt tė kėtij vendi.


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.