Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- E vėrteta mbi Maqedoninė antike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18153)


Postuar nga RIP Gibbs datė 07 Dhjetor 2010 - 11:52:

Ambasadori amerikan George Fred Uiliams (,,The shkypetars”, Tiranė 1999), nė Athinė e Mal tė Zi
nė vitet 1912-1914, do tė shtonte se:
,,nė kohėt prehistorike para se poeti, Homeri, tė kėndonte pėr zotėrat e tyre dhe heronjt e
pėrrallave, pėrpara se tė shkruhej gjuha greke, rronte njė popull i quajtur Pellazg. Herodotus, ju
hedhė pellazgėve historinė e cila kėto i pėrmend shumė mė pėrpara se sa civilizimin e grekėve dhe
se punimi i ashpėr qė mbulon anėt e Pantenonit nė Athinė, akoma quhet pellazgjik.
Kėto mure tė mėdha qė ne i quajmė Cyclopean dhe pėr tė cilat thotė profesor Po*****e qė qenė
ndėrtuar shumė pėrpara se tė ekzistonin grekėt e Homerit.
Prej kėsaj race tė fortė prehistorike mbetėn vetėm shqiptarėt.
Vetėm nė kohėt mė tė vona u shkoqit se pellazgėt qenė ilirianėt e vjetėr, e para degė indo -
evropiane, perandoria e tė cilėve shtrihej qė nga Azia e Vogėl e deri nė Adriatik e nga veriu deri nė
Danub. Nga studimet e shkencėtarėve si prof. Pot e prof. Max Miller nė gjuhėn shqipe u stabilizua
kjo origjinė. Kėta ilirianė u shpėrndanė edhe nė Itali, si nė Toskani (Toscs, Toscans, Etruskans e nė
Shqipėri njihen si Toskė)... shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit tė Madh, qė zaptoi botėn dhe e
Pirros sė Epirit, njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj qė pėrmend historia. Historiani romak
Justini,bashkėkohės i perandorit August Oktavianit, nė vitin 9 p.e.s. nė Romė boton ,,Historia
Philippicae” nė 44 libra, ku nė mes tjerash shėnon se:
,,edhe populli i Maqedonisė quhej Pellazg”.
Duke shfletuar Historinė e Popujve Jugosllavė (Historia Naroda Jugosllavije), V. I, botuar, nė
Zagreb 1953, faqe 21, nė mes tjerash veēojmė se: ne kohėn e Aleksandrit tė Madh, Maqedonia
pėrfshinte : maqedoninė e egjeut, thesalinė , halkidikun, njė pjesė tė Epirit nje pjesė te r.p tė
Maqedonise, afėrsisht deri te linja e cila shkonte nga liqeni i ohrit deri te manastiri ku shtriheshin
peonet, aty ndikimi grek ishte mė i madh. populli maqedon ėshtė mesiguri me preardhje ilire, tė
cilėt me tė madhe me vonė u henelizua.
Mendoj, se ky studim modest pėr Maqedoninė e lashtė do tė ishte i zbehtė nėse nuk i shfrytezojmė
te ariturat shkencore tė prof. Shaban Demirajt nė studimin “Preardhja e shqiptareve” (Tiranė, 1999)
nė mes tjerash shkruan se: “Por, ndėrsa pėr grekėt e vjetėr dhe pėr gjuhėn e tyre kemi tė dhėna
relativisht tė pasura, pėr popujt tė tjere indoevropian tė Ballkanit dhe pėr gjuhėn e tyre nė lashtėsi,
njohuritė tona janė shumė tė pakta, pėr mungesė dokumentash dhe tė dhėnash tė tjera tė
mjaftueshme. Prandaj, do tė vihen ato tė dhėna, qė kemi mbi ata popuj tė lashtė tė Ballkanit dhe mbi
gjuhėt e tyre. Njė parashtrim ēoftė edhe i pėrmbledhur, ėshtė i nevojshėm pėr tė ndriēuar mė mirė
ēėshtjet qė do tė trajtohen, lidhur me stėrgjyshėrit e shqiptarėve dhe me gjuhėn e tyre. Dhe po e
nisim me fqinjėt me tė afėrt tė grekėve tė vjetėr dhe pikerisht me fqinjėt e tyre veriorė".
Pyetja pėr fqinjėt veriorė tė grekėve te vjetėr dhe gjuhėve tė tyre, paraqitet tejet e vėshtirė, gjithnjė
pėr mungesė dokumentimi tė mjaftueshem. Informatat qė na kane aritur pėr ta i kemi kryesisht nga
autorėt e vjetėr grekė e romakė. Pėr autorėt e vjetėr grekė, jo vetėm Thrakasit dhe Ilirėt, por edhe
Maqedonėt dhe Epirotėt ishin barbarė “ jo grekė- Katici, 1976, faqja 100-107.
Duke u mbėshtetur edhe nė intepretimet e atyre pak “glosave” dhe toponimeve studiuesit janė ndarė
dysh. Pėr disa nga kėta, ata nuk kanė qenė grekė, por natyrisht kanė pasur njė ndikim tė fuqishėm
prej fqinjėve tė tyre jugorė, qė kishin njė kulturė shumė mė tė zhvilluar.
Kurse, sipas studiuesve tė tjerė, ato kanė qenė fise greke, qė flisnin njė gjuhė dialektore disi tė
ndryshme nga ajo e grekėve tė tjerė. Nė kėto rrethana, duhet mbajtur njė qėndrim tė matur, duke u
mbėshtetur sidomos nė analizėn e atyre pak elemneteve, qė kanė mbetur prej maqedonishtes sė
vjetėr dhe prej gjuhės sė tė ashtuquajturve epirotė. Duke pasur parasysh se gjuhėt indoevropiane, nė
pėrgjithėsi, kanė qenė me afėr njėra tjetrės, sa me shumė tė ngjitemi nė lashtėsi e kjo vėrejtje vlenė
edhe pėr gjuhėt e popujve indoevropianė, qė erdhėn dhe u vendosėn nė trevat ballkanike. Pėr mė
tepėr edhe kufijtė etnik dhe gjuhėsorė nė Ballkanin e lashtė nuk kanė qenė tė palėvizshėm nga koha
nė kohė.
Pėr maqedonasit e lashtė dihet se gjatė shek.V- IV p.e.s formuan njė mbretėri qė arriti kulmin e
madhėshtisė sė saj me Lekėn e Madh ( 356-323 p.e.s).
Kjo mbretėri , qė nė fillim pati kryeqendėr, Aegae,(Edesa) dhe mė pas Pella qė shtrihej nė rrjedhėn
e poshtme tė lumit,Vardar (Axios Antik), nė veri tė malit Olimp, nė lindje tė malit Gramoz dhe tė
liqenit tė Ohrit. Nė lindje ishin vendosur Thrakasis dhe nė veri fisi i Peonėve, tė cilėt shumė
studiues i mbanin pėr fis ilir. Por, kufijtė e mbretėrisė maqedone kanė ndryshuar nga koha nė kohė
si rrjedhim i pushtimeve tė saj. Pyetjes a kanė qenė amqedonasit e lashtė grekė apo jo i kanė dhėnė
dy pėrgjigje te kundėrta. Sipas qėndrimit tė disa historianėve grekė tė lashtėsisė ata ishin barbarė
(pra jo greke) . Vetė grekėt e vjetėr nė pėrgjithėsi i mbanin ata pėr barbarė.
Mjafton tė pėrmendin kėtu kritikat e Demostenit kundėr Filipit tė parė tė Maqedonisė tė cilin ai e
konsideron barbar. E njėjta pyetje ėshtė shtruar natyrisht edhe pėr gjuhėn qė flisnin maqedonėt e
vjetėr, nėse ajo ishte njė gjuhė nė vete apo ishte njė dialekt i greqishtes. Edhe pėr kėtė pyetje, ashtu
siē pritej pėrgjigjet kanė qenė tė kundėrta. Sot pėr sot nga maqedonishtja e vjetėr janė zbuluar
vetėm njė numėr “glosash” tė shkeputura, tė cilat pjesėrisht janė interpretuar si huazime nga
greqishtja, por pjesėrisht nuk janė gjegjeset e tyre nė greqishte, por ndryshojnė prej tyre nė trajtėn
fonetike nė njė masė tė tillė qė i kalon shumė kufijtė e variacionit( lėvizjes ) dialektore nė
greqishten e vjetėr (Radosllav Katiciq, Ancient languages of the Balkans, 1976 f. 104).
Por, ėshtė vėnė nė dukje edhe ndonjė pikė takimi. Kėshtu, mbi bazėn e atyre pak materialeve tė
disponueshme siē shprehet prof. Shaban Demiraj, “ėshtė arritur nė pėrfundimin qė maqedonishtja e
vjetėr ishte njė gjuhė e tipit “kentum” ashtu si greqishtja. Por, ajo ndryshonte nga greqishtja nė
reflektimin e bashkėtingėlloreve tė aspiruara indoevropiane. Gjithashtu janė vėnė re edhe ndryshime
tė tjera tė rėndėsishme, si prani e zanores “a” nė maqedonishte, pėrkundrejt zanores “o” nė
greqishte, prania e bashkėtingėllores “v” nė maqedonishte, pėrkundrjet “p/h” nė greqishte etj.
Kėto ndryshime tė karakterit fonetik do tė dėshmonin mė fortė nė tė mirė tė mendimit tė atyre
dijetarėve, qė e konsiderojnė ose e ndajnė mendimin se gjuha maqedonishte si gjuhė indoevropiane
mė vehte, qė ndryshon nga greqishtja, por, natyrisht me ndikime tė fuqishme, tė kėsaj tė fundit
sidomos pas epokės sė Lekės sė Madh.” Pėr tė qenė edhe mė konkret nė ēėshtjen qė po trajtojmė,
rreth gjuhės sė maqedonėve tė lashtė, do tė ndalemi pak nė kohėn e Lekės sė Madh, mbėshtetur
gjithnjė nė fakte burimore: Kuint Kurtusi, na jep njė dialog midis Lekės sė Madh dhe gjeneralit tė tij
Filotes tė akuzuar pėr tradhėti tė lartė: Leka e pyet Filotėn, nėse donte tė mbrohej ne greqisht apo
maqedonisht pėr tė qenė sa mė autentik po japim fragmentin qė flet pėr kėtė ngjarje:
“Mbreti, atėherė duke e shikuar nė sy Filotėn, tha: DO TĖ GJYKOJNĖ MAQEDONASIT".
Unė, tė pyes nėse ti don t“u flasėsh atyre nė gjuhėn amtare”.
Filota, atėherė u pergjigj:
”Pėrveē maqedonasve ka mjaft njerėz, qė pėr mendimin tim, i kuptojnė mjaft lehtė fjalėt e mia, nėse
unė pėrdorė gjuhėn qė ty tė ka shėrbyer pa ndonjė qėllim tjetėr, mendoj qė fjalėt e mia do tė bėhen
tė kuptueshme pėr shumė ndėgjues”
Mbreti, atėherė - tha:
”Apo shihni deri ne ē“pikė kanė mbėrritur pėrbuzja e Filotės pėr gjuhėn tonė amtare?
Ėshtė padyshim i vetmi qė nuk denjon ta mesojė atė, por, qė ai tė flasė ashtu siē i pėlqen, duhet qė
ju tė thoni se zakonet tona dhe gjuha jonė i shkaktojne atij tė njejtėn neveri”.
Kjo bisede midis Aleksandrit(Lekės) tė Madh dhe Filotės zbulon qėndrimin antipatriotik tė Filotės,
qė pėrbuzė zakonet dhe gjuhėn maqedonase, duke qenė vetė maqedonas. Filota, detyrohet nga vetė
Aleksandri tė rrėfehet (pronocohet) publikisht.
G. J. Hahni, thotė me tė drejtė:
“a do t`i binte ndėrmend ndonjė gjenerali gjerman qė nė rast analoge t“i bėnte pyetje tė akuzuarit
nėse pėr mbrojtjen e tij do e zgjedhte dialektin e gjermanishtes nė vendet e ulėta, apo gjuhė letrare

Pra, shihet qartė se: gjuha maqedonase nuk ishte njė dialekt i gjuhės greke i vėshtirė pėr tu kuptuar,
por rrėnjėsisht i ndryshėm prej gjuhės greke.
Nė njė moment tjetėr, njė oficer maqedonas i quajtur Bolon, trim por fshatarak, akuzon gjeneralin
Filota pėr atė se : “gjithnjė tallet me maqedonasit harbuta, duke i thirrur me emra nėnēmues frigjan
e pafllagonas”. Ai, (Fillota) nuk i pranonte ata duke qenė vetė maqedonas qysh nė lindje, nuk
pranonte as t`i dėgjonte e as tė fliste me ta. Ata, i takonte vetėm nė ato raste, kur maqedonasit
shoqėroheshin me njė pėrkthyes”. Ky fragment, tregon qartė se Fillota e kishte harruar gjuhėn
amtare (maqedonishte) edhe nė komunikimin e tij me maqedonasit, qė nuk flisnin greqisht, pėrdorte
pėrkthyes. Ndėrkaq Plutarhu, historiani, filozofi dhe moralisti i shquar dhe njeriu mė i ditur i kohės
sė tij, (46 - 120 e.s), autor i shumė veprave, e nė veēanti i “Vitae Paralele” (biografite paralele), nė
“Jeta e Aleksandrit”, 51, 4, shkruan se: “Aleksandri nė zėnkėn qė ndodhi nė Marakanda me
gjeneralin dhe mikun e tij, Klitin, qė pėrfundoi me vdekje e kėtij tė fundit, thirri nė maqedonisht
rojet e tij”.
Por, i njėjti autor tek “Biografia e Eumenit” 14, 5, pohon se “maqedonėt e Aleksandrit, qė luftonin
nė atė kohė nėn urdhėrat e Eumenit, gjatė luftės civile qė zhvillohej nė mes atij dhe Antigonit”),
nderuan nė maqedonishte gjneralin e tyre”. U pėrkujtojmė historianėve grekė po edhe atyre sllavomaqedonas
qė nderimi bėhej duke pėrdorur fjalė qė tregojnė:
stime, respekt, veneracion, dhe nė kėtė rast ( ėshte fjala pėr Eumemin), “ato fjalė u thanė nė gjuhėn
maqedonase". Kėtė e dėshmon prof. Sherif Delvina, nė veprėn, “E vėrteta mbi Epirin”, faq. 138 -
139, botuar nė “Rilindja”, 19 mars 1994.
Nė njė pasazh tjetėr Plutarhu na tregon se:
“Ptolomenjtė nuk kanė dashur tė mėsojnė nė gjuhėn egjyptiane dhe disa prej tyre e kanė harruar
gjuhėn maqedonase”.
Studijuesi i madh gjerman G.J. Hahni nė “Albanischen Studdien”, Wien, 1854 prononcohet se:
“pa qenė nevoja qė tė marrim nė ndihmė filologjinė, por vetėm korespondencėn e thjeshtė tė tė
dhėnave tė marra prej kohės sė lashtė, sot na lejohet qė tė nxjerrim konkluzionin se epirotėt dhe
maqedonasit bėjnė pjesė nė fisin e madh ilirian”.
Dr. J. Ph. Falmerayer nė “Elementi shqiptar nė Greqi” Mynhen, 1861, shkruan “maqedonasit e
vjetėr, fitimtarė tė Athinės dhe Babilonisė, kishin farefisni gjaku dhe gjuhe me shqiptarėt Epirotė -
Ilirė.
Me tej Falmrayer vė nė dukje se: “nė veprat e mėdha tė Aleksandrit nė Granik, nė fushėn e Arbelės,
etj, helenėve nuk u takon pjesė e lavdi se sa, tė themi nė ditėt tona pėr trupat federale tė Rhinit nė
fitoret e Napoleonit nė Austrelic, Friedland dhe nė Moskvė. Edhe nė vetė kohėn e Aleksandrit,
maqedonasi i vendit nuk mund tė merrej vesh me njė grek nga Peleponezi dhe Atika, pa pasur
ndihmėn e njė pėrkthyesi”.
Historiani grek, Apijani (shek. I - II e.s) nga Aleksandria, autor i “Historia e Romės” , mė 24 libra
nė njė vend do tė shprehet se: “Panonėt ishin fis Ilir, Japodėt, Istrėt, Dalmatėt, Liburnėt, Dardanėt,
Ardianėt, Autarianėt, ( me njė fjalė tė gjithė popujt deri nė malet Karaune), pėrgjithėsisht njiheshin
si ilirė. Por, ata gjendeshin kudo nė Epir, Thesali e nė Maqedoni”.
Ende nė Epir banonin vetėm popujt jogrekė, tė cilėt, flisnin nė gjuhėn maqedone, ose e cila ėshtė e
njėjtė me gjuhėn ilire”. Kėtė e mbėshtet edhe studiuesi gjerman, Johan Tunmar “Autoktonia
shqiptare nė studimet gjermane”, Prishtinė, 1990 faq. 59, i cili shton se: "Ilirėt dhe Thrakėt ishin
prej kohėsh pupuj kryesorė tė Evropės. Por, a ishin ata tė tė njejtit trung apo i pėrkisnin fiseve tė
ndryshme. Thrakėt dhe Ilirėt nė lashtėsi shiheshin si popuj me zakone tė njėjta”.
J. Tunman vazhdon: “Maqedonėt dhe Epirotėt, tė cilėt herė pas here i kanė zgjeruar zotėrimet e
tyre mjaft nė thellėsi tė vendit, ka shumė tė ngjarė qė tė kenė folur tė njėjtėn gjuhė me ta".
Dhe, J. Tunman ka njė pėrparėsi se nė 80-tė vjetėt para G.J Hahnit do tė arrinte nė tė njėjtin
konkluzion nė idenė se: Maqedonėt, Epirotėt dhe Ilirėt flisnin tė njėjtėn gjuhė, pra ilirishten.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.