Forumi Horizont Gjithsej 46 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 46 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- 20 years old.doc (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18352)


Postuar nga ~Enigme~ datė 14 Maj 2011 - 22:48:

Kam deshire te le opinionin tim reth dokumentarit. Ne rradhe te pare ju pergezoj per insiativen dhe realizimin interesant.

Eshte mese e arsyeshme qe here do perdredh buzet e here do qesh nga sikleti me mentalitetin qe prezantohet ketu, pak rendesi ka nese eshte minorance apo jo. Ajo qe mua me shtyn te shkruaj eshte pikerisht klecka sapo mbarova se pari kete dokumentar.

Nese ka varferi dhe konflikte domosdo qe do te sjellin arsimin e dobet por dhe vete mbartja e arsimit te keq do te nxise varferine.

Dokumentari sjell ne pah renien e nivelit kulturor, ngritjen e krimeve, apo mentalitetin e nje grupi specific. Puna eshte se prisja me shume nga dokumentari, prisja te beheshe stimulues dhe nxites nga keta bashkemoshatare qe vertet jane ne kerkim te ndryshimit. Por s'di pse ndjeva justifikimin e pasivitetit te nxitur nga korupsioni. Ndryshimi fillon me ne. Nuk mund te jesh ne maje pa mare shkallet nje e nga nje. U larguam nga vendi tone per te kerkuar me te miren pervec mentalitetit te permendur. Pikerisht ketu ne kete forum ka nga edhe nga ata qe ecin e cajne perpara duke jetuar ne Shqiperi ose nga ata qe studiuan jashte dhe sollen frymen e re ne vendin tone.

Problemi arsimor mendoj se eshte pikerisht hala e problemit por nuk e pashe gjekundi. U permend shkarazi por nuk u trajtua si thelb.

Si mund te trajtohet zhvilimi i nje rryme arti pa patur artikujt kryesore? Pa patur vende pune qe te mos shperngulet rinia? Programe per te nxitur arsimin? A u analizua nje here buxheti i qytetit, te kuptohet si qarkullojne parate dhe ne cilat aspekte hidhen per mirembajtjen e Korces? Cfare behet per permiresimin e shkollave?

Nuk mund te ndertohen biznese dhe idera te reja pa patur vrullin dhe vullnetin brenda vetes tone dhe pa patur arsimin e duhur. Thene kjo nuk mund te kerkohet ndryshimi me justifikime dhe llafe.

Gjithsesi per ata qe krijuan kete dokumentar ju uroj edhe nje here vullnet dhe vazhdim te mbare!


  Gjithsej 46 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 46 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.