Forumi Horizont Gjithsej 46 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 46 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- 20 years old.doc (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18352)


Postuar nga Fajtori datė 15 Maj 2011 - 00:58:

Si ketu edhe ne faqen Vimeo ku ishte video vihet re e njejta gje. Njerezit fillojne te filozofojne e pretendojne se filmi duhet te tregoje kete e jo ate, se mungon filan gje, se nuk eshte kushedi cfare etj.

Se pari, thuhet qarte se eshte film @very low cost@. Se dyti, kujtoni se nuk i shikojne te tjeret mosperputhjet ne film? Psh ajo vajza ankohet se piktura ne Korce behet vetem me pejszhe, pastaj flasin per shokun e tyre dhe kur e takojne ai po pikturon... nje pejsazh.

Me kete dua te them, filmi nuk eshte veper per oren e letersise ne gjimnaz. Transmeton copa shume me te thjeshta se analizat intelektive qe duan te perfshijne gjithcka. Eshte vetem nje cope jete, nje kendveshtrim i atyre qe e kane bere, dhe une e pergezoj se eshte kendveshtrim ndryshe, qe ka pasionin per ta treguar, pa financime dhe interesa ekonomike, me xhirime gati amatoriale, thjesht per t'ju treguar dicka ndryshe nga ajo e televizioneve.

Para ca kohesh bera nje montazh 3 minuta me nje ide te caktuar per te stervit veten. Doja te kapja diferencen mes te kuqes dhe jeshiles nga aktiviteti frenetik i lypjes ne nje semafor. Ajo qe ndodhi eshte se kur ia tregova shqiptareve filluan te bejne komente te tipit "na e shpife, ca jane keta kshu, Shqiperia nuk ka vetem jevgj, etj". Aty zbulova nje problem te madh shqiptaresk. Jane aq bosh artistikisht sa presin nga cdo film dhe veper artistike te jete e plote, te perfaqesoje gjithe Shqiperine, apo Korcen ne kete rast. Kete e konfirmova dhe nga komenti i njerit qe ka lene poshte videos.

Se fundi, a vlen vertet te merremi me kaq shume analiza per nje eksperience vizuale? Jo per gje por kam frike se do vije ndonje tjeter duke prit kushedi se cfare e do thote ne fund s'me pelqeu.


  Gjithsej 46 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 46 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.