Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Drejtesia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18358)


Postuar nga lost_soul datė 21 Maj 2011 - 16:35:

Drejtesia

Nje shoku im (ish-pjesmarres ne forum) me ka pas thene dikur, qe njeriu meret me filozofira dhe jo filozofet.
Eshte ndryshimi midis atyre qe mundohen te filozofojne vete, dhe aty qe vijne me receta Nice ka thene keshtu, e Kanti ka thene ashtu.

Per mendjet qe kane qejf filozofirat, ky eshte nje cikel prej 12 leksionesh nga Michael Sandel, profesor filozofie ne Harvard. Me nje elokuence dhe stil qe angazhon, ciklet trajtojne nje sere ideshe.

Mbase kjo teme do kete fatin te permbaje diskutime rreth drejtesise, ashtu sic e shohin shqiptaret.

http://www.justiceharvard.org/watch/ (ne anglisht)


Postuar nga lule datė 21 Maj 2011 - 20:27:

Urime per temen Lost.


Besoj se kjo ska nevoj per mendime fillozofike, te mara nga dikush tjeter....them se ky Forum, ka plot te tille, apo gabohem...?

Nejse, shaka, te flasesh per Drejtesin, eshte te shikosh Drejt e te ecesh me kemb ne toke,se me kto ngjarjet e sotme, pikerisht tek ne ( vendlindje) mungon.
Besoj se eshte nje nga ēeshtjet qe vertet,sdo ket zgjidhje kurre, si duket ne aparence..shpresoj te jem gabim.


Gjithashtu, do deshiroja ,qe kjo teme, te trajtohet, si eshte vet titulli, e mos kthehet ne Humor Fre si ēdo teme tjeter ketu ...


Postuar nga cecilia datė 21 Maj 2011 - 20:39:

E di c'me kujtove me kete punen e drejtesise lost?!

(s'di anglisht per te lexuar linkun,thjeshte doja te jepja nje mendim)


Kto dite zbulova ndryshimin e drejtesise Amerikane me te asaj Europiane. Shkaku dihet tashme u be drejtori i F.M.I.

Drejetesia Amerikane i tregoi botes se njerezit jane te barabarte perpara ligjit.

Drejtesia Franceze nuk funksionon ne te njejten menyre.

Edhe drejtesia Angleze nuk funksiononte njesoj si drejtesia Franceze.

S'po i hyj detajeve perse por dua te them se cdo shtet ka nje sistem dhe e mbron me fanatizem sistemin e tij.
Nga kjo del se s'ka drejtesi absolute...drejtesi do te thote te gjesh te verteten por ne nje te vertete ka tre te verteta te cilat jane: "une, ti & e verteta"!


Postuar nga Auberoni datė 14 Qershor 2011 - 20:17:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia




Drejetesia Amerikane i tregoi botes se njerezit jane te barabarte perpara ligjit.




Amerika perben vetem 8% te popullates se planetes, mirepo ne duart e saj ka me shume 50% te te mirave te planetit.

Kaq sa per drejtesine amerikane.


Postuar nga Piktor datė 14 Qershor 2011 - 20:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Auberoni


Amerika perben vetem 8% te popullates se planetes, mirepo ne duart e saj ka me shume 50% te te mirave te planetit.

Kaq sa per drejtesine amerikane.

,,,megjithate,,, nuk gjykohet fituesi por i humburi,,,


 
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.