Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Faktori "baba" dhe "ju". (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18392)


Postuar nga Dulcis in Fundo datė 08 Korrik 2011 - 17:32:

Faktori "baba" dhe "ju".

Me thoni si ka qene babai juaj t'ju them nese mund te katranosni ndonje gje ne jeten tuaj.
Se c'na qenka nje psikolog, Stephen Poulter, qe paska shkruar ca vite me pare nje liber mbi ndikimin qe mund te kete ne karrieren tende trashegimia atesore. E thene me fjale te varfra (qe te mos lodhet Dylan ), jane rreshtuar 5 modele baballaresh. Mund te ndodhe qe, sapo te keni kuptuar mire nga c'kategori babai vini (nese s'e kishit kuptuar ose menduar vete me pare), te beni paqe me ndergjegjen tuaj e t'u vini nje emer deshtimeve apo sukseseve tuaja profesionale. Por e keqja eshte se me sa duket nuk shpeton askush, nuk eshte se ka nje model te persosur.. gati-gati te duket sikur te kesh babane ideal eshte si te kesh fituar llotarine.
Thame qe jane 5 kategori:
kemi babane VIP, prindi i suksesshem, ambicioz, gjithmone ne kerkim te persosmerise. Pasardhesit? Femije te pavullnetshem, te bllokuar, te burgosur pas idealizimit atesor.. me pak fjale: "kush une? nuk do jem kurre ne lartesine e tij".
Tipi i dyte eshte babai gjaknxehte e nervoz. Ajo cfare ngelet tek pasardhesit eshte nje pasiguri e pafund. Bijte e nervozizmit nuk jane ne gjendje t'i japin besim botes e te lidhin marredhenie afatgjata.
I pafati i trete eshte femija i "fantazmes", i babait mungues, qe eshte por s'eshte. Ky femije mund edhe te shkoje larg, te kete njefare suksesi, por eshte i pabindur kundrejt autoriteteve.. Keshtu qe eshte e lehte qe bossi i radhes t'i prese kembet e t'i shkaterroje karrieren. Femija i babait "fantazme" arrin te jape maksimumin e tij vetem nese punon ne autonomi te plote.
Pastaj kemi prejardhjen e babait pasiv - goxha punetor, i matur, i qete, por i paafte per te ndertuar nje raport te mirefillte me pjellen e tij. Edhe ketu ka telashe, sidomos ne fushen e emocioneve. Askush s'i ka mesuar ketyre femijeve si jepen e merren keto te bekuara emocione; bota e biznesit mund te jete edhe e ftohte, por pikerisht per kete duhet pak ngrohtesi. Femijet e babait pasiv jane si te ngrire.. keni pare ndonjehere ndonje kokerr veze te kete sukses pa u thyer jashte kutise se saj? E, pikerisht.

Dreqi ta haje.. po atehere, si duhet te jete nje baba qe te mos na hape telashe? Ky autori i librit thote qe duhet te jete sadopak keqardhes e mirekuptues. Duaje tet bir per ate qe eshte, me difektet dhe cilesite qe ka, e do rritet i pavarur. Te vjen te pyesesh: me falni zoti psikolog amerikan, po ju c'baba keni pasur? Doktor Poulter ka pranuar qe ka qene bir i nje babai "fantazme", po kaq fantazme sa qe nuk i kish bere as nje telefonate pas publikimit te librit.
Nese mund te sherbeje si ngushellim.. shpresa per ta rimarre situaten ne kontroll eshte e gjalle dhe ngushelluese.. per inat te cdo kategorie!

E ju?


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.