Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Me ne fund. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18476)


Postuar nga arturm datė 20 Nëntor 2011 - 20:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Po dhe une sistemin Gjerman pata parasysh kur fola.
Gjermania eshte nje shtet i konsoliduar me nje ekonomi te konsoliduar. Italia praktikon te njejtin rregjim taksash si Gjermania por me nje shtet qe le per te deshiruar aspak rigoroz edhe pse ishte nje vend kompetitiv i indistrualizuar beri qe te mberthehej keq nga administrata e fryre dhe ineficente nga njera ane, mafia dhe marifetet nga ana tjeter plus dhe ca probleme te tjera bene qe te kaloje ne kolaps prej borxhit publik. Imagjino diferencen normale 400 por edhe 500 apo 600 qe ka perjetuar kohet e fundit, qe do te thote se ēdo 400- 500 euro kapital italian te investuara vlejne sa nje euro tedesk. Po ne ne Shqiperi qe nuk kemi as ekonomine as shtetin serioz imagjinon se ku perfundojme.
Taksa e sheshte ka te miren se perllogarit hyrjet e mundeshme dhe e ke me te lehte te llogarisesh shpenzimet.
Deri me sot ne kemi realizuar rreth 95% me nje rritje mesatare 4-5 % ne vit.
Nje fjale e urte thote "skuadra fituese nuk ndryshohet" qe do te thote nese ky sistem taksash eshte efektiv nuk ka pse te ndryshohet. Askush nuk e ndalon Ps dhe Ramen qe kur te vije ne pushtet te luaje me rregjimin e taksave, pse jo edhe te beje ndonje prove, por kjo duhet te kaloje me disa prova te forta qe kane te bejne me konsolidimin e shteti, ekonomise siē thame mesiper, luften ndaj korrupsionit, punes ne te zeze dhe krijimit real te vendeve te reja te punes.
Nese me taksen e sheshte eshte ky qe eshte buxheti aktual i shtetit dhe nga njera ane siē theksova Ps deklaron se po rrjep popullin me taksa, nga do i marri parate per te krijuar buxhet, gjithnje pa llogaritur borxhin, do rrise taksat nga njera ane dhe do ule nga tjetra por a do te kemi vertet rritje te buxhetit.
Pastaj flasim per indeksime te minimumit jetik, rritje rrogash apo pensionesh.

Piktor, ti po flet sikur shteti yne ka nja 20 vjet, qe me krijimin e sistemit kapitalist me "taksen e sheshte" dhe tani do ndodhi nje "stres" i madh "administrativo/institucional" po te kalohet tek taksimi i shkallezuar. Po deri ne 2005 si funksionoi shteti (perfshire ai i Sales deri ne 97?).
Sic thua ti eshte nuk mund te akuzohet Edi qe (ri)propozon taksimin gradual ose Sala qe i rri besnik taksimit te sheshte (edhe pse ky i fundit akuzon te parin si Marksist???!!!), por taksimi gradual per mendimin tim eshte (moralisht) me i drejte.

Une (dhe ti) marr 1000 euro rroge dhe duhet te kontriboj me 100 euro.
Berluskoni fiton (psh) 10.000.000 euro dhe kontribon me 1.000.000 euro.

Poe 100 euro per mua nuk jane si 1.000.000 euro per Berluskonin apo jo?


  Gjithsej 90 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.