Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Albanian Caucazian Lek (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18611)


Postuar nga robert datė 02 Qershor 2012 - 18:08:

Shkodra, te lutem jepi lajmet e sakta, jo si me rastin e Erdoganit para ca javesh. Aq me teper per fakte historike, mos jep komente internetesh por leksikografi historike te pranuar me se shumti nga shumica e historianve. Keshtu ne lidhje me albanet (shq.) ne Ballkan, ata ne Dagistan (alvanet-albanet) e republikes se Lezgistanit, apo dhe ata ne Skoci (po qe se flet). Dhe kur permend edhe "Lek"-un me kete rast, del fare nga skena; as estrada s'i pranon shaka te tilla.
Me kete rast po jap ketu si njoftim, nese dikush ka interesin dhe mundesine te perktheje nje liber nga rusishtja ne shqip qe flet per alvanet (albanet) e Dagistanit (ne krahun perendimor te Kaspikut), me rreth 600 faqe me titullin: Kavkazskaja Albania-Lezgistan: istoria, nga Gadzi Aslanovic Abduragimov, 1995, te cilin une e kam fotokopjuar (pa pagese) ne disa kopje, dhe ka mundesine edhe te botimit ne shqip (pas marrjes se te drejtes se botimit), atehere le te njoftoje ketu. Para shume vjetesh une i cova Omskes (me duket dhe Onufrit) disa nga faqet e ketij libri, por keto shtepi botuese nuk treguan interes; tani po me shkon ne mendje qe 1-2 fotokopime ti le ne bibl. komb. dhe kush te doje ti shikoje. Eshte nje liber i kompletuar dhe profesional mbi kete popull, sot thuajse te perzier me te tjere etni.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.