Forumi Horizont Gjithsej 350 faqe: « E parė ... « 341 342 343 344 345 346 347 348 349 [350]
Trego 350 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)


Postuar nga robert datė 18 Janar 2013 - 18:21:

Shkodra, duke e krahasuar Armenine me porte hyrese ne europe, ke thene nje te vertete, por po ashtu ke pohuar indirekt qe nuk ka si te jete popull i paperzier sa dhe te tjeret. Cilido rojtar dere, (diskoje, hani, hoteli, etj.) me kalimin e kohes korruptohet ne nje fare mase. keshtu nuk eshte me autentik.
Edhe tek permend luftrat, ke thene po te verteten, duke pohuar indirekt se ne perplasje fisesh dhe kulturash fetare, (sic ishin kohet atehere, sepse "kombi" ne kuptimin e sotem nuk ekzistonte), fiset dhe etnite perzihen pak apo shume; kjo ndodh gradualisht dhe ne nje periudhe 100 vjecare shume pak bie ne sy, sepse ndikimi i perzierjes se nje brumi tjeter etnik apo feje te perafert eshte i vogel. Mirpo, ne nje periudhe 1000 vjecare, ky ndikim eshte me i madh; ne dy dhe 3 mije vjecare, akoma me i madh. Por kujtesa popullore zbehet gjate nje peridhe kaq te gjate.
Qe armenet mund te kene luftuar me shume se (para)shqiptaret, -sic thua- duhet te dallosh qysh nga emri i saj (ARmen = njerezit e tokes) se kjo popullsi i perkiste nje koalicioni te caktuar, pra jugorve, pra atyre te fese proegjyptase, te cilet ne mijvjeöarin e I para e.s. kishin Token Meme si perendi kryesore. Pra, as qe behet fjale per nje etni te caktuar qe lufton prej rreth 3 mije vjetesh dhe arrin te rezistoje. Por behet fjale per nje grup (ose disa grupe) te caktuar(a) etniko-gjuhesore, te cilet i perkisnin (ose ishin deri diku te ngjashem) kultures fetare pro-egjyptase.
Islanda ne te kundert ishte porte ne nje ane, nga ku nuk vinte as edhe nje njeri, e jo me hordhi te caktuara ushtrish. Pra, kryhasimi yt me portat edhe ne kete rast nuk qendron; njera porte rrihej perdite nga mijra rob te te gjitha racave dhe ngjyrave (sic edhe jane te gjithe popujt ne ate zone), tjetra porte nuk kishte as nje jabanxhi. U shpjegova qarte me termat e tua?
Persa i perket Hajg Zaharianit dhe Anisa Markajanit, u uroj ketyre suksese si armene, po te duan edhe si shqiptare, apo te te dyja popullsive, dhe si te duan. Keto probleme alla Kreshnikra Spahiu as ekzistojne per mua. Biles te kujtoj, se edhe andej nga Vlora, ka fshatra qe kujtojne ardhjen e tyre nga Armenia, biles ka dhe nje fshat me emrin Armenia; pra ata te fese proegjyptase te Tokes, te cilet gjate gjithe shekujve perparuan me levizjet e tyre emigruese drejt kontinentit europian.


  Gjithsej 350 faqe: « E parė ... « 341 342 343 344 345 346 347 348 349 [350]
Trego 350 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.