Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Si mund te zgjidhet konflikti Israel-Palestine (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18658)


Postuar nga Fajtori datė 18 Mars 2013 - 23:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha robert
Pak korrigjim per Fajtorin, meqe TV jep per jave mbi kete konflikt.
Ky konflikt i ka rrenjet qysh ketu e dy-tre mije vjet te shkuara. Por konflikti i tanishem eshte vertet qysh nga 1940-at afersisht, kur shume izraelite po shkonin ne ate vend te zoteruar nga anglezet me mandat UNO (me duket), dhe hapur konflikti plasi pas 1948-es, kur Ben Gurion shpalli shtetin izraelit te judejve. Amerika e mbeshteti, ndonse (me duket) gjenerali Marshall ishte kundra (apo) Maknamara, por me duket ai i pari. Stalini nuk tregoi ndonje perkrahje te nxehte.
Dhe kanali i Suezit u shtetezua nga Nazeri me 1956, pikerisht kete kohe kur plasen edhe levizjet anti-komuniste ne DDR dhe Hungari.
Me sa me kujtohet nga emisionet televizive, roli i Izraelit ne kete konflikt te Frane-Angli kundra Egjyptit, eshte thuajse i paperfillshem. Biles mua me dukej, -duke pare emisionin- se keto shtete perendimore e krijuan ate konflikt per te justifikuar mosnderhyrjen e tyre ne DDR dhe Hungari.



Ekziston nje dokumentar shume i mire mbi marrjen e kanalit te Suezit. Eshte rasti i kryeministrit te atehershem te Anglise qe beri nje sere budalleqesh dhe genjeu publikun. Eshte nga te paktet politikane qe kane dale me turp nga politika, sepse ndryshe nga shqiptaret, anglezet s'e falin politikanin qe genjen.

Roli i Izraelit ishte kyc, sipas dokumentarit. Ministrat e Frances dhe Anglise u takuan ne fshehtesi te plote. Francezi i propozoi anglezit nje projekt kurioz per te marre mbrapsh Suezin. Idjea ishte te fusin Izraelin sikur po hapte lufte me Egjiptin prej konflikteve te paqena. Sapo te beheshin 2-3 dite lufte, Franca dhe Anglia do nderhynin gjoja per te shuar konfliktin e per te vene armpushim, por qellimi ishte thjesht marrja e Suezit.

Kur ia propozuan kryeministrit anglez kete, aq donte ai, mezi e priste. Kshu qe u kontaktua Izraeli dhe te tre rane dakort. Skenari u realizua fiks, pak dite "lufte" dhe Franca me Angline nderhyne per te ndare sherrin.

Roli i Izraelit ishte kyc ne kete maskarade.


  Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.