Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 19:11:

(vazhdim) Albania ka pėsuar vitet e fundit jo vetėm njė rėnie arsimimi, Arbėria ka patur vitet e fundit jo vetėm njė rrjedhje tė brumit njerėzor, por Shqipėria ėshtė mbushur vitet e fundit me dhjetra mijra e ndoshta me qindra mijra shqiptarė tė Kosovės dhe Maqedonisė, pa pėrfshirė tė huaj nga Turqia dhe vendet arabe, njerėz me nostalgjira fetaro-nacionale tė mesjetės, njerėz qė jo patjetėr kanė marrė pjesė direkt nė rezultatin e mėsipėrm, por indirekt ndikojnė sado pak nė mentalitetin kosovar-maqedon e deri diku atė verior shq, po dhe qeveritar deri diku, nė shikimin e ėndrrave me sy hapur tė realizimit tė ēdo dėshire, dhe mos-uljen aspak tė urrejtjes qė shumė kosovarė ushqejnė ndaj armikut tė pėrbashkėt shekullor tė arnauto-turqėve, atij sllav.
Nė kėtė rezultat prej 78 % tė njerėzve qė bashkohen me idenė e armikut tė tyre, pra qė i bėjnė njė shėrbim tė ri nacionalistėve serbė, janė kėta tė ardhur nė Shqipėri nga Kosova, si dhe shokė, miq e tė afėrm tė tyre. Kėta, duke u rritur nė Jugosllavi nėn njė frymė nacionaliste serbe qė ka ndikuar tek kėta, frymė kjo qė kishte intesitetet e veta nė periudha tė veēanta e tė ndryshme, duke qenė nė disa drejtime mė pak tė zhvilluar nga popullsia serbe, sepse edhe nėse flasim pėr njė farė zhvillimi nė Kosovė, ky fillon pas luftės sė dytė botėrore, pra ky pozicion i bėn tė paktėn gjysmėn (e ndoshta shumicėn) e kosovarve ti shfaqin hapur komplekset e tyre ndaj serbėve nė pėrgjithėsi, (gjithmonė kosovarėt flasin me pėrēmim pėr serbėt dhe gjithshka serbe, rallė dėgjon ndonjė me gjykim mė neutral, mjafton tė shikoni pėr kėtė vetėm shkrimet gazetareske tė shumė gazetarve kosovarė, si p.sh Milazim Krasniqi tek gazeta Start e deri diku edhe tė Veton Rugovės po aty, -ky i dyti mė i llogjikshėm), nga tė gjitha kėto efekte dhe afekte tė trashėguara nga ish-jugosllavia, kėta shqiptarė tė kosovės kanė votuar pėr kėtė rezultat. Kėshtu ata kanė votuar pėr armiqtė e tyre, nacionalizmin serb. Verbėria e tyre, sinonim i mentalitetit tė tyre, i ka bėrė tė thonė se nuk kanė frikė nga ajo tezė qė armiqtė e tyre u kanė ngjitur shqiptarve! A mund tu bėhet njė shėrbim mė i madh nacionalizmave rreth e rreth Shqipėrisė?!? Jo, pėr mendimin tim, nuk mund ti bėhet. Ky ėshtė njė nga ato raste qė pėrmbledh proverbi i urtė popullor: injoranca ėshtė pre e sė keqes! Shqipėria ėshtė mbushur sot me injorantė. Dhe me injorancė nuk kuptojmė paditurinė. Jo, kjo ėshtė gjysma e sė keqes. I padituri ndihmohet, i tregohet dija. Ndėrsa injoranti e injoron dijen. Atij i pėlqen gjėndja e tij dhe nuk kėrkon mė tej, as i intereson mė shumė. Kėta injorantė nė vend qė ta bėjnė Shqipėrinė e Madhe, ata do ta ēbėjnė edhe kėtė Shqipėri qė ėshtė, dhe sė fundi do largohen duke lėnė pėr njė kohė tė gjatė njė karakatinė tė kalbur. Kėta injorantė, ngaqė nuk arrisin dot tė ngrenė njė shtet tė tyre kosovar nė Kosovė, mundohen ti gjejnė tė kėqiat e tyre tek ata qė nuk i mbėshtesin pėr bashkimin e trojeve shqiptare. Ata vetė as nuk dinė cilat troje konkretisht, as se si do bėhet kjo punė dhe as besojnė se do realizohet njė gjė e tillė. Po-po, ata nuk besojnė me tėrė mend nė ato qė thonė! Por tė paktėn ata kanė gjetur qysh tani fajtorėt pėr pazotėsinė e tyre nė ngritjen e njė shteti kosovar. Kėta armiq jemi ne pjesa tjetėr e shqiptarve, qė nuk tėrhiqemi symbyllas prej hunde nė idera mesjetare. Ndėrkohė qė ne po pėrpiqemi (apo tė paktėn dėshirojmė) tė krijojmė njė Europė sa mė tė unifikuar, pra kombet dhe etnitė do emulsohen nga dekada nė dekadė tek njėra-tjetra, njė pjesė e mirė e shoqėrisė kosovare, deri diku ndoshta edhe ajo shqiptaro-maqedonase, kėrkojnė konfederatėn shqiptare pa konsoliduar shtetin e tyre njė herė!!! (vazhdon)


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.