Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 19:13:

Ėshtė e vėrtetė, qė para hyrjes nė EU tė Serbisė dhe Kosovės, kėto dy shtete duhen tė ndajnė kufirin e tyre, qė nesėr dej, edhe tė dėshtojė EU-ja, apo tė tėrhiqet (apo tė largohet) nga EU-ja njėri nga kėto shtete, ata duhet tė mbajnė pas kėsaj kufirin qė kanė vendosur para hyrjes nė EU. Kėtė e di dhe bufi, dhe kjo ėshtė njė nga detyrat qė kėto dy shtete (vėnde) do zgjidhin nė vitet pasardhse, nėse do arrisin vėrtet ta zgjidhin kėtė problem.
Shqipėria nga ana e saj mund tė ndihmojė nė problemin e tyre, nėse thirret (lejohet) nga tė dyja palėt. Dhe kuptohet se Shqipėria ka mbajtur dhe do mbajė anėn e bashkombsave tė saj, por nuk mund tė konfondohet problemi Serbi-Kosovė me teorira tė pastabilizuara nga ana ideore-territoriale-demografike, si ajo e bashkimit me Shqipėrinė. Bėjeni njėherė shtetin, e pastaj flisni pėr bashkimin me Shqipėrinė! Vėrtet ka shqiptarė qė nuk kanė ndonjė simpati tė veēantė pėr kosovarėt, por nuk gjen shqiptar nė Shqipėri qė mos ti gėzohet panvarsisė sė Kosovės. Por kjo nuk do tė thotė: o burra tė hyjmė nė valle, se u bė deti kos. Prandaj ky 78 pėrqindsh pro tezės nacionaliste tė fqinjve tė Shqipėrisė i largon kosovarėt edhe mė shumė nga shqiptarėt. Sepse nė Shqipėri nuk gjen kaq shumė njerėz qė tė kenė idenė e Shqipėrisė sė madhe; tė paktėn para dy dekadash nuk gjeje njeri. Por ky numėr tregon se sa aktivė tregohen dhjetramijra (e ndoshta qindramijra) tė ardhurit nga Kosova, (e njė pjesė nga Maqedonia), pėr tė treguar injorancėn e tyre nė mbėshtetje tė nacionalizmave qė i kanė prerė dhe djegur gjatė dy shekujve tė fundit. Le tė shpresojmė nė njė referendum popullor, tė hapur e pa frikė, ku shqiptarėt e Shqipėrisė tė votojnė pėr bashkimin ose jo me Kosovėn. Dhe megjithse injoranca do i deklarojė mohuesit e bashkimit si tradhėtarė tė kombit shqiptar, (sepse injoranca i lėshon kollaj akuzat pėr tė fshehur pazotėsinė e vet), dhe megjithėse kėta mohues tė bashkimit janė ata qė kanė ndihmuar mė shumė nė panvarsinė e Kosovės dhe qė i gėzohen mė shumė asaj panvarsie, shoqėria shqiptare kudo ku ėshtė do tė gjejė forcė mendimi ti lerė prapa kėto mbeturina mesjetare, qė nuk pėrbėjnė 78 % tė gjithė po-pullit shqiptar, por vetėm 78 % tė telefonuesve-aktivė-shikues tė atij emisioni, i cili duhet ta shtronte mė gjėrė pyetjen.

Sa.÷So. 26÷27. 11. 2011


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.