Forumi Horizont Gjithsej 122 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Analizat qė provojnė se shqiptarėt janė me gjak arian (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18724)


Postuar nga Fajtori datė 06 Mars 2013 - 01:50:

Tema si kjo vetem sa na ngushtojne hapesiren e komunikimit.

Po lexoja ca mesazhe te vjetra ne forum, ishin aq te lira, aq normale. Sot po te shkruhen ato mesazhe do i hidhen personit ne fyt nja 20 veta ne mbrojtje te imazhit kombetar, te atdheut, te nacionit. Pikerisht sepse hapesira e komunikimit eshte ngushtuar nga tema te tilla qe nuk na lene te shprehemi lirshem dhe bejne retorike nacionaliste. As me pak, as me shume, sesa ne Gjermanine e viteve '30 apo ne Shqiperine e viteve '80. Ne jemi unike, te vecante, pararoje ne bote, edhe bar do hame dhe me boten nuk perzihemi. Ide sterile qe prodhojne tema sterile ne perpjekje per te sterilizuar cdo aspekt.

Nje gje nuk kuptoj, si mund t'ia ngrefi njerezve ideja se nuk perzjehet me raca te tjera. Sa me pak mos perzjehesh aq me pak je brenda nje rrethi te mbyllur, ne fillim brenda nje shteti, pastaj brenda nje qyteti, brenda nje lagjeje, brenda nje seksi, e ne fund brenda vetes tende, ne masturbim e siper. Gjithe koncepti i seksit lind dhe jeton per perzjerje gjenesh. Mund te kesh qejf te bardhet e veriut ose zezaket e jugut, po gjithmone ben nje zgjedhje, nje preference per raca te tjera, qe nuk jane domosdoshmerisht e jotja. Bota kshu ka ec gjithmone, ca harxhojme kohe kot me diskutime kaq bazike.

Epo shqiptare thuaj, edhe matematika behet opinion me shqiptaret, jo me pastertia e races qe hap fronte diskutimi dhe harxhimi kohe (per ata qe e kane).


  Gjithsej 122 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.