Forumi Horizont Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Per Arturm, natyrisht! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18756)


Postuar nga arturm datė 19 Dhjetor 2013 - 22:36:

Re: Per Arturm, natyrisht!

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Duke besuar se je ai qe ke qene deri dje.
Si te duket puna e deritanishme e qevrise? Si e justifikon nderhyrjen e kusheririt te Gjiknurit ne serverin e tatimeve ? Dy fjale per ish-kompleksin Jon.


1) Mendoj qe eshte shume heret per te folur per "pune" te Qeverise Piktor. Akoma, edhe per kete muaj mendoj une, mund te justifikohen me "ishte faji i Sales". Mendoj qe me fillimin e vitit tjeter nuk do mund te justifikohen me.
Me lajmet qe kam une nga Shqiperia, situata eshte akoma "nen terror psikollogjik", ne kuptimin qe e gjithe administrata eshte akoma inerte per shkak te spastrim/ndryshimeve dhe kjo ka bllokuar situaten.
Me pelqejne levizjet e Tahirit per momentin, sidomos shkrirja e Gardes.
Per taksimin progresiv kemi diskutuar, une jam dakort me te, por mgjth eshte shume shpejt per te pare rezultatet.
Ka disa kritika per moshen e re te disa "emerimeve", edhe une jam pak skeptik, por ky eshte nje bast qe po luan Edi Rama dhe te shohim a do e fitoje apo jo.

2) Nuk e kam ndjekur ceshtjen e "nderhyrjes" ne serverin e tatimeve, por kam qene gjithmone per denim maksimal me burgim per ata qe nderhyjne apo manipulojne serverat e te dhenave, qe nga ato te hipotekave ose te 21 janarit te kohes se Sales dhe deri (nqs verifikohet ndonje nderhyrje) tek ky i tatimeve.

Ka nje fjale te urte shqiptare "te humbte vula".
Dmth "u befsh klandestin" sepse po nuk ke nje dokument me vule qe ti je Piktori, thuaj sa te duash ti qe te quajne Piktor. E njejta gje eshte edhe per keta plehera, keta jane vjedhesit e vulave, dhe eshte nje krim shume i rende.

3) Kompleksin Jon bene shume mire qe e prishen, dhe bile eshte e mira qe te shkoje edhe Gjika ne burg nqs ka pergjegjesi edhe ai.


Sic e shikon, une mundohem gjithmone tu qendroj parimeve, pavaresisht Qeverive qe vene e vijne, por pyetjeve xhenerike "si po punon Qeveria" eshte pak e veshtire tu pergjigjesh (dhe sidomos per nje periudhe kaq te shkurter), po me bere pyetje me precize si keto dy te fundit te pergjigjem me kollaj.

Ah, harrova te te thoja qe isha absolutisht kunder Rames per armet kimike, por per fat te mire ai ju bind popullit dhe nuk e beri Tropojanshe sic beri ndokush me ujrat e detit apo me importin e pleherave.

P.s. A u stabilizove me pune, se kjo eshte gjeja me kryesore. Edhe ketej nga zona ime po behet keq e me keq.


  Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.