Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pyetje ne lidhje me OJFte qe mbeshtesin fushen e kinematografise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18763)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 13 Shkurt 2014 - 14:03:

Pyetje ne lidhje me OJFte qe mbeshtesin fushen e kinematografise

Djema, vajza.

Dini gje nese ka OJF apo Ambasada qe kane dhene ose japin fonde per studime pasuniversitare ne fushen e kinematografise? Gruaja ime ka fituar nje burse per ne USA per 1 vit akademik por shpenzimet e ndejtjes atje jane teper te larta dhe universiteti sugjeroi qe te aplikojme per fonde neper institucione ketej. Keni ndonje info? Ndonje te njohur? Ndonje keshille?



Behet fjale per nje master ne ruajtjen dhe mirembajtjen e filmit shirit, ne nje shkolle prestigjoze ne Rochester, New York. Duke qene se ne kemi nje cun te vogel, parashikohet qe te shkojme familjarisht por kursimet tona jane shume modeste.

Meqe ra fjala, kam harruar t'ju them qe gruaja ime punon ne ish-Kinostudio. Nese keni ndonje pyetje per kete fushe, fire away


Postuar nga Fajtori datė 09 Mars 2014 - 04:00:

Une s'di te ndihmoj ne kete drejtim. Duhet ca pune besoj te gjesh institucione te huaja qe vleresojne kete pune. Ajo qe di eshte se shpesh financimet jepen per personin dhe jo per gjithe familjen. Nderkohe qe... ne SHBA kopshet duan rroge me vete dhe zor te perballohet gjithe ekonomia familjare me nje gjysem burse pasuniversitare.

Thene kjo, ish-kinostudio i bie te jete albafilm apo arkiva e filmit? Se mos e ka Vyshka gruaja mbiemrin jo per gje. Kam qene ne kontakt me AQSHF per ca kohe.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 13 Dhjetor 2015 - 15:04:

Perditesim: Fonde s'u gjeten, bursa u dogj.

Faje, nuk eshte Vyshka, por shume afer ke rene Ti nen cfare tagri ke marredhenie me AQSHFne?


Postuar nga Fajtori datė 15 Dhjetor 2015 - 17:49:

Tager amatorial, pa ndonje reklamim te mundshem.



Me vjen keq qe paska humb bursa. Por suksese per ndonje mundesi tjeter.


Postuar nga shelgu datė 15 Dhjetor 2015 - 19:34:

Re: Pyetje ne lidhje me OJFte qe mbeshtesin fushen e kinematografise

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Djema, vajza.

Dini gje nese ka OJF apo Ambasada qe kane dhene ose japin fonde per studime pasuniversitare ne fushen e kinematografise? Gruaja ime ka fituar nje burse per ne USA per 1 vit akademik por shpenzimet e ndejtjes atje jane teper te larta dhe universiteti sugjeroi qe te aplikojme per fonde neper institucione ketej. Keni ndonje info? Ndonje te njohur? Ndonje keshille?



Behet fjale per nje master ne ruajtjen dhe mirembajtjen e filmit shirit, ne nje shkolle prestigjoze ne Rochester, New York. Duke qene se ne kemi nje cun te vogel, parashikohet qe te shkojme familjarisht por kursimet tona jane shume modeste.

Meqe ra fjala, kam harruar t'ju them qe gruaja ime punon ne ish-Kinostudio. Nese keni ndonje pyetje per kete fushe, fire away


Per ju si familje nje vit ne USA ne linja te trrasha kushton rreth $50K.
Amerika nuk ka ndihma per asistence per femijet si EU. Nese ti do punosh diku, gjendja lehtesohet shume. Por kohet e fundit eshte pothuaj e pamundur qe te hysh ne pune me te ardhura disi te kenaqshme pa dokumentacion.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 15 Dhjetor 2015 - 21:53:

Tani ai muhabet iku por edhe nese behej, nuk diskutohej per asistence por per grant. GJithashtu, viza qe do te me jepej mua do te ishte pa te drejte pune, prandaj e vetmja zgjidhje ishte granti. Anyways, thnx per pergjigjen.

Faje, si amator qe pretendon te jesh, sapo fitove nje guide falas te AQSHF, ne mini-muzeun e tyre, ne magazinat e ruajtjes se filmit si dhe hyrje falas me ndenjese ne tribunen VIP ne kinemane e tyre. Me thuaj ca dite para qe t'u coj ze te organizojne salltanetet.


Postuar nga Fajtori datė 19 Dhjetor 2015 - 05:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings


Faje, si amator qe pretendon te jesh, sapo fitove nje guide falas te AQSHF, ne mini-muzeun e tyre, ne magazinat e ruajtjes se filmit si dhe hyrje falas me ndenjese ne tribunen VIP ne kinemane e tyre. Me thuaj ca dite para qe t'u coj ze te organizojne salltanetet.



Dy te parat i kam vizituar, kurse kinemane jo.

E di ca do ishte vertet e vyer, ndonje kopje e filmave te restauruar, si Tomka dhe shoket e tij.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 19 Dhjetor 2015 - 18:53:

Kopje ne shirit e ke fjalen?


Postuar nga Fajtori datė 22 Dhjetor 2015 - 04:23:

Po jo derbar, nje file mp4 me 1080p do ishte tamam.

Se ne Shqiperi mezi gjehen gjerat e hajrit. Te gjithe bejne filma qe te ndihen gjoja artiste dhe i shikojne me familjen dhe me komshiun. Filmat behen dhe i mbyllin ne ndonje sirtar se mos i shofi njeri pa leje. A thua se ka ndonje fuqi blerese kushedi sa ne nje popull varfanjak me 3 milione fryme. Ne vend qe qeveria dhe shteti te punoje qe te perhape nje pjese te filmave falas tek emigrantet qe te krijoje influence kulturore...

Je nje shembull. Para ca vitesh mora vesh qe Redi Treni (cuni i operatorit te dikurshem te kinostudios Niko Treni) kishte bere nje korotmetrazh "24 oreshi i nje dhjetemije lekeshi". Ideja ishte shume e bukur, mendova, dhe u futa ta kerkoj. Iu luta ca te onjohurve, ca artisteve, cave qe e njihnin Redin, dhe s'ma gjeten. I shkrova dhe Redi Trenit, as ai s'me dha gje. Raste si ku ka sa te duash. Une vete mora pjese ne organizimin e nje filmi para ca vitesh, dhe filmin akoma s'e kam pare. Sepse artistet ne Shqiperi punojne per veten e vet, jo per te kenaq publikin, i duket vetja si te arritur, si interesante. Kurse me te huajt ke lezet te flasesh. Dy here me ka rastisur qe u kam vene filmat ne youtube nja dy regjizoreve, dhe me kane falenderuar, madje kemi bere muhabet dhe me kane treguar detaje per realizimin, per idete, akustiken, muziken, etj, etj. Si nata me diten.

Thuaj shyqyr qe AQSHF ka filluar te vere vete ca filma online, se vetem pacavauret e ca kalamajve gjeje me pare, me viza e pika, formate 4:3 qe i kthenin 16:9 si ti tekej, etj.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 22 Dhjetor 2015 - 20:21:

Hmmmm, ne format dixhital eshte disi me e lehte por problemi qendron te regjizoret, sic e the edhe ti. Nese AQSHF e "rrjedh" filmin ne 1080p atehere regjizori shkon e ankohet pasi dihet qe vetem atje mund te merret cilesia maksimale e nje materiali vizual. Mgjt do pyes per kete pjese e do te te them nese eshte e mundur.
Ndersa per kopje ne 35mm eshte me e lehte. Mjafton te besh dy kopje dhe njeren t'ja dorezosh arkivit se bashku me origjinalin. Ku qendron klecka? Nje shirit 35mm ne gjatesine e nje filmi kushton afersisht 3,000 EUR pa llogaritur ketu koston e kopjimit me aparaturen perkatese.

Filmin e Redi Trenit duhet ta kem diku ne MP4, nese e do me thuaj ta ngarkoj gjekundi e te ta nis. Ideja eshte e kopjuar meqe ra fjala.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.