Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Dhjetė arsyet pėrse ishte shėrbimi i fshehtė serb ai qė e dėrgoi objektin fluturues. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18772)


Postuar nga AngelDevil datė 17 Tetor 2014 - 09:29:

Dhjetė arsyet pėrse ishte shėrbimi i fshehtė serb ai qė e dėrgoi objektin fluturues.

Dhjetė arsyet pėrse ishte shėrbimi i fshehtė serb ai qė e dėrgoi objektin fluturues nė stadium gjatė ndeshjes Serbi-Shqipėri

1) Nėse e shikoni me vėmendje hartėn e Shqipėrisė Etnike qė gjendet nė banerin e zbritur nga ajri nė stadiumin “Partizani” tė Beogradit, gjatė ndeshjes Serbi-Shqipėri, do tė vini re se nė kėtė hartė, brenda territorit tė Shqipėrisė Etnike pėrfshihet dhe Sanxhaku. Sanxhaku ėshtė pikėrisht ai cepi mė veriperėndimor i hartės nė baner. Ai ndodhet nė jugperėndim tė Serbisė dhe nė veriperėndim tė Malit tė Zi. Sanxhaku ėshtė njė zonė strategjike me popullsi tė vogėl nė raport me sipėrfaqen, ēka e bėn atė njė zonė edhe mė delikate nga pikėpamja gjeopolitike. Popullsia e pėrgjithshme e Sanxhakut (nė dy vendet) ėshtė 390 mijė banorė nga tė cilėt 48.4% janė deklaruar si tė nacionalitetit boshnjak (muslimanė) dhe 6.11% janė deklaruar si tė nacionalitetit musliman, kėta tė fundit sipas praktikės sė dikurshme tė Jugosllavisė, kur njihej edhe kombi musliman nė Bosnjė-Herzegovinė. Kjo do tė thotė se tė deklaruarit si tė nacionalitetit musliman priren nga identiteti etnik boshnjak. Vetėm 1.04% e popullsisė sė pėrgjithshme tė Sanxhakut, ose 4062 persona janė deklaruar shqiptarė. Serbėt pėrbėjnė 33.9% tė popullsisė dhe malazezėt 7.25% tė popullsisė. Shumicėn e popullsisė e pėrbėjnė boshnjako-muslimanėt (54.5%)
Sanxhakut i ėshtė dhėnė njė rėndėsi e madhe strategjike nė atė qė njihet si shigjeta e gjelbėr islamike nė Ballkan, qė simbolizon aspiratėn pėr krijimin e njė shteti islamik nė Ballkan qė synon tė bashkojė Bosnjėn e izoluar me trojet e tjera me shumicė muslimane nė Ballkan, Kosovėn, Maqedoninė Perėndimore, Shqipėrinė. Ky bashkim supozohet tė arrihet nėpėrmjet Sanxhakut. Ky projekt gjeopolitik doli nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, me nisjen e luftrave nė Jugosllavi dhe autorėsia e tij i pėrket fundamentalistėve islamikė nė Ballkan, ndėr ta edhe shqiptarėve. Mė tutje, propaganda serbe dhe ajo greke e kanė pėrdorur shumė kėtė mit gjeopolitik.
Sot Serbia dhe Mali i Zi kanė frikė se muslimanėt janė duke e fituar Sanxhakun me anė tė Xhihadit demografik, do tė thotė pėr shkak tė lindshmėrisė sė lartė tė popullsisė muslimane dhe rėnies sė popullsisė serbo-malazeze, e cila cila pėrvecse qė nuk shtohet biologjikisht, ka prirjen tė largohet nga kjo zonė. Kėshtu qė pas 20 viteve popullsia e Sanxhakut do tė jetė mbi dy tė tretat muslimane.
Sido qė tė ndodhė, Sanxhaku nuk ka asnjė lidhje me projektin historik tė Shqipėrisė Etnike. Sanxhaku nuk ishte nė hartėn qė Etėrit Themelues tė shtetit shqiptar, ndėr tė cilėt spikasnin Ismail Qemal Vlora dhe Isa Boletini, portretet e tė cilėve qenė nė baner, i paraqitėn nė janar 1913, nė emėr tė Kuvendit tė Vlorės, Konferencės sė Fuqive tė Mėdha qė ishte duke u mbajtur nė kryeqytetin e Britanisė sė Madhe pėr tė pėrcaktuar kufijtė e shtetit shqiptar. As shqiptarėt, qoftė edhe nacionalistėt mė tė skajshėm, nuk duan qė ta bashkojnė Sanxhakun me Shqipėrinė dhe as 99% e banorėve tė Sanxhakut nuk e dėshirojnė bashkimin me Shqipėrinė. Njė pjesė e banorėve muslimanė tė Sanxhakut e dėshirojnė bashkimin me Shqipėrinė vetėm nė kuadrin e njė shteti islamik, qė tė pėrfshijė edhe Bosnjėn. Nė hapėsirėn shqiptare, vetėm ekstremistėt islamikė nė Shqipėri, Kosovė dhe nė trojet e tjera shqiptare e kėrkojnė bashkimin me Sanxhakun nė kuadrin e njė shteti islamik nė Ballkan.
Prania e Sanxhakut nė hartėn e Shqipėrisė Etnike ėshtė njė provė e sigurt se nuk ishte njė dorė nacionalisti shqiptar ajo qė e dėrgoi nė stadiumin e Beogradit banerin me hartėn e ashtuquajtur tė Shqipėrisė Etnike dhe me flamurin shqiptar pėrmjedis hartės. Ajo mund tė ketė qenė dora e njė radikali islamik shqiptar, por kėtu del pyetja se sa mundėsi praktike kishte ai qė ta bėnte njė gjė tė tillė. Dhe duke konsideruar shkallėn e pranisė dhe vėzhgimit policor nė stadium dhe nė zonėn pėrreth tij, mund tė thuhet me siguri se ēdo shqiptar kishte zero mundėsi qė ta realizonte njė operacion tė tillė.
Prania e Sanxhakut nė hartė ėshtė praktikisht nėnshkrimi i autorėsisė qė shėrbimi i fshehtė serb BIA i ka bėrė banerit tė dėrguar nė stadium me minicopter. Me praninė e Sanxhakut nė hartė Serbia kėrkon tė thotė se shqiptarėt kėrkojnė tė ndėrtojnė njė khalifat islamik. Kėshtu projektin e Shqipėrisė Etnike serbėt e paraqitėn tė lidhur me terrorizmin islamik.
Lojtarėt tanė nė fushė, qė luftuan pėr tė mbrojtur banerin nuk mund t’ i shihnin kėto detaje hartografike, ata thjesht luftuan pėr tė mbrojtur simbolin nacional qė ėshtė shqiponja e zezė nė fushė tė kuqe, do tė thotė, flamuri nacional shqiptar, i cili gjendej midis hartės. Edhe kėtu kishte njė dinakėri tė llogaritur serbe. Serbėt e kishin llogaritur edhe reagimin e pashmangshėm tė lojtarėve shqiptarė.
2)Asnjė dorė shqiptari me vetėdije tė lartė kombėtare, siē po kėrkohet tė na paraqitet ai qė supozohet ta ketė bėrė njė akt tė tillė, nuk do t’ i kishte vendosur dy Etėrit Themelues tė Shtetit Shqiptar, Ismail Qemal Vlorėn dhe Isa Boletinin nė fushė tė zezė. Ky nuk ishte thjesht njė poshtėrim. Praktikisht me kėtė baneri ishte shndėrruar nė flamurin e zi tė Shtetit Islamik. Prania e Sanxhakut nė hartė, dhe fusha e zezė qė rrethonte hartėn, janė simbole me konotacion tė Xhihadit, luftės sė shenjtė islamike. Nė rast se kėtu kemi tė bėjmė me njė dorė shqiptari, ajo ėshtė dora e njė ekstremisti islamik qė ka vepruar nė bashkėpunim me shėrbimet e fshehta serbe. Gjithsesi, qoftė drejtpėrdrejt dorė serbi ajo e autorit, qoftė dorė shqiptari nė bashkėpunim me serbėt, ajo qė ndodhi ėshtė se serbėt e paraqitėn flamurin shqiptar nw sfondin e flamurit tė zi tė ISIS (Shtetit Islamik), pra tė kyēur nė tė.
3)Kryeministri i Serbisė Vuēiē tha pas ndeshjes se tre orė para nisjes sė ndeshjes sė mbrėmshme mes Serbisė dhe Shqipėrisė, ai personalisht u kishte thėnė zyrtarėve tė Bashkimit Europian, se ishte duke u pėrgatitur njė provokim dhe njė incident i rėndė nga ana e shqiptarėve me rastin e ndeshjes. Atėherė si shpjegohet qė Policia Serbe, e cila kishte njė prani tė madhe nė stadium dhe pėrreth tij, e pajisur edhe me mjete speciale, lejoi qė njė minicopter i thjeshtė, praktikisht njė lodėr pėr fėmijė, tė endel lirisht nė hapėsirėn ajrore pėrreth stadiumit dhe tė hynte nė hapėsirėn mbi stadium e tė ulej nė fushė? Policia Serbe dhe Xhandarmėria, gjysma e sė cilės duket se mbrėmė ishte nė stadium dhe pėrreth tij kanė njėsi tė specializuara pėr interceptimin e kėtyre lloj objekteve fluturuese. Nuk ishte e nevojshme qė tė merreshin tė dhėna nga radarėt se policėt qė vrojtonin, qoftė edhe me dylbi, nga lartėsitė pėrreth stadiumit, mund ta shihnin lehtė objektin fluturues, i cili bėhej i dallueshėm edhe pėr shkak tė banerit tė madh qė bartte. Mėnyra mė e thjeshtė pėr tė rrėzuar objekte tė tillė fluturues ėshtė qė tė pilotohet njė tjetėr i ngjashėm, qė pėrplaset me tė, ose qė ia pret rrugėn duke bartur njė rrjetė e cila i nxjerr jashtė funksionimi helikat e minicopterit. Merret vesh, minicopteri mundi tė zbresė nė fushėn e stadiumit, se Policia Serbe deshi qė kjo gjė tė ndodhte.
Nė mos pėr tjetėr, Policia e Serbisė dhe shėrbimet e fshehta serbe, duhet tė qenė nė gatishmėri pėr tė neutralizuar ndonjė “drone” qė mund tė dėrgohej nė stadium, pėr shkak se kėto objekte fluturues mund tė pėrdoreshin pėr ndonjė atentat ndaj shtetarėve tė lartė serbė qė gjendeshin nė stadium. Dhe atje qenė tė pranishėm qė nga Presidenti i Serbisė, Kryeministri, pjesa mė e madhe e Qeverisė etj.
Serbėt qenė tė parėt tė cilėt e pėrdorėn fjalėn “drone” pėr objektin fluturues, qė ėshtė njė slang pėr UAV, dhe qė ka fituar konotacionin e aeroplanėve pa pilot qė pėrdorėn nė luftėn kundėr terroristėve islamikė. Por me “drone” emėrtohen tė gjithė kėto lloj objektesh fluturuese, qė nga ato me krahė tė fiksuar, qė kanė ngjashmėri tė madhe me aeroplanėt gjuajtės tė pilotuar nga njerėzit, deri te ata tė llojit copter, me disa helika. Nė kėtė rast bėhej fjalė pėr njė minicopter me disa helika, qė ėshtė dhe lloji mė lehtėsisht i atakueshėm i aparateve tė tillė fluturues. Pasi serbėt folėn pėr njė “drone” kjo fjalė u pėrhap gjithandej nė mediumet e mėdha ndėrkombėtare.
4)Duke qenė se ishte ndaluar edhe ardhja e tifozėve shqiptarė, nuk ka asnjė gjasė qė nė zonėn pėrreth stadiumit, nga ku duhet tė jetė ngritur objekti fluturues, tė ketė pasur qoftė edhe njė shqiptar tė vetėm, qoftė ky nga Shqipėria, Kosova, Lugina e Preshevė, apo kahdo qoftė, duke pėrfshirė edhe shqiptarėt me banim nė Beograd. Nėse do tė kishte qenė ndryshe sot do tė kishim njė videoregjistrim tė shpėrndarė nga ky “trim” ku tė tregohej ngritja e objektit fluturues, nė sfondin e stadiumit tė Beogradit, ashtu siē ka qenė dje, me prani tė shumtė policore pėrreth tij.
Objekti fluturues nuk mund tė jetė ngritur nga njė pikė larg stadiumit, se rrezja e lėvizjes sė tij, duke konsideruar modelin e tij, ishte e kufizuar. Por sa mė afėr stadiumit pika nga ku u nis objekti fluturues, aq mė i madh vėzhgimi policor mbi atė pikė. Deri mė tani Policia Serbe nuk ka dhėnė njė version zyrtar pėr dinamikėn e ngjarjes, pra tė tregojė sė paku pikėn se nga u ngrit objekti fluturues. Deri mė tani nga pala serbe nuk ėshtė paraqitur asnjė videoregjistrim, qoftė edhe privat, ku tė tregohet se nga cila pikė ėshtė nisur objekti fluturues. Meqėnėse hapėsira pėrreth stadiumit ka qenė shumė e monitoruar, ndėr tė tjera edhe me videokamera, tashmė serbėt duhet tė kishin paraqitur sė paku njė videoregjistrim qoftė edhe privat, ku tė tregohej ngritja e minicopterit dhe trajektorja ngritėse e tij. Arsyeja nuk ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet. Merret vesh, serbėt janė ende nė dilemė se cilėn pikė duhet tė pėrzgjedhin, si vendin e ngritjes sė minicopterit.
5)Policia e Serbisė ndonėse ka arritur tė “zbulojė” se objekti fluturues telekomandohej nga tribuna VIP e stadiumit, nuk ka bėrė tė ditur asgjė pėr regjistrimet qė janė gjetur nė videokamerėn e minicopterit, se kėta janė tė pajisur me videokamera. Nga kėto videoregjistrime duhet tė ishte zbuluar pika se nga u nis objekti fluturues. Tė gjitha kėto i them jo pėr tė ndėrtuar njė teori konspiracioni, por si pėrfundime logjike mbi bazėn e fakteve. Teori konspiracioni ėshtė nė fakt shpjegimi zyrtar qė kanė dhėnė serbėt pėr incidentin, dhe qė nė thelb ėshtė se nė njė stadium dhe zonėn pėrreth tij, ku kishte prani dhe vrojtim tė madh policor, hyri njė objekt fluturues krejt i pasofistikuar, sikur nė vend tė policisė sė pajisur me mjete speciale tė kishte tė bėntė me femijė qė luanin policin.
6) Nėse dora qė dėrgoi minicopterin do tė kishte qenė ajo e njė nacionalisti shqiptar, me siguri qė do ta kishte bėrė kėtė nė momentet ku ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombėtar Shqiptar. Kėshtu baneri me hartėn dhe flamurin do tė zbriste nė fushė nėn tingujt e Hymnit Kombėtar Shqiptar.
7)Vetėm njė dorė serbe do ta dėrgonte objektin fluturues nė fushė afėr mesit tė kohės sė ndeshjes, kur Serbia ende nuk kishte bėrė gol dhe pėr mė tepėr pikėrisht nė kohėn kur po dukej se Shqipėria kishte shanse tė mira pėr ta fituar ndeshjen. Nga pikėpamja e serbėve, atyre u doli mirė, se ata ndėrprene njė ndeshje qe nuk e fitonin dot, dhe pėr tė cilėn nisėn tė tremben se do ta humbnin. Tani serbėt do tė arrinė sė paku pėrsėritjen e ndeshjes, me pretendimin se ajo u ndėrpre pas njė provokimi shqiptar.
8)Vetėm njė dorė serbe mund ta dėrgonte objektin fluturues pikėrisht nė atė pjesė tė fushės ku nė ato momente kishte vetėm lojtarė serbė. Baneri u dėrgua te lojtarėt serbė si njė provokim ndaj lojtarėve shqiptarė qė kėta tė fundit t’ i mėsynin lojtarėt serbė pėr tė marrė banerin nga duart e tyre, kur tė shihnin qė kolegėt serbė po i trajtonin pa respekt simbolet nacionale shqiptare. Nėse do tė kishte qenė njė dorė shqiptare qė e drejtonte objektin fluturues, atėherė ai do tė ishte ulur pranė portės shqiptare.
Shtetarė tė lartė serbė, duke nisur qė nga Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, kanė thėnė publikisht se objekti fluturues u telekomandua nga dora e zyrtarėve shqiptarė tė cilėt gjendeshin nė tribunėn VIP nė stadium. Nėse pilotimi ėshtė bėrė nga brenda stadiumit, atėherė ky zyrtar shqiptar duhet tė ketė pasur njė bashkėpunėtor tė jashtėm qė e vendosi banerin nė minicopter si dhe qė e vendosi objektin fluturues nė njė pikė tė afėrt me stadiumin prej nga ku ai mund tė ngrihej. Por nė kėtė rast nuk kuptohet se pėrse nuk ka ndėrhyrė Policia Serbe pėr ta interceptuar objektin fluturues tė cilin nuk mund tė mos e vinte re.
9)Fakti qė kanė dalė shqiptarė tė cilėt e kanė marrė pėrsipėr aktin e dėrgimit tė banerit nga ajri nė fushėn e stadiumit tė Beogradit, nuk do tė thotė asgjė. Ata nuk janė veēse njerėz tė llojit qė quhen idiotė tė dobishėm, nė kėtė rast tė dobishėm pėr Serbinė. Tė tillė idiotė tė dobishėm shqiptarė, nė mėnyrė tė pavetėdijshme, historikisht i kanė kryer shėrbime tė ēmuara Serbisė, jo mė pak se agjentėt e paguar tė saj. Por qė kėta “trima” tė bėhen tė besueshėm duhet tė na tregojnė videoregjistrimet e marra nga videokamera e minicopterit, tė cilat ata supozohet t’ i zotėrojnė, nėse janė autorėt. Tani dalin shumė idiotė shqiptarė tė cilėt e marrin pėrsipėr autorėsinė e kėsaj qė ndodhi, dhe ironia ėshtė se veprojnė ashtu si i kishte bėrė llogaritė Serbia.
Me kėto qė them unė nuk dua qė tė sajoj njė teori konspiracioni por tė shpjegoj tė vėrtetėn e njė konspiracioni se vetė akti i dėrgimit tė banerit nga ajri ne stadium gjate ndeshjes ėshtė produkt i njė konspiracioni, qoftė ky shqiptar apo serb dhe kėtė e kupton ēdokush qė e di kuptimin e fjalės "konspiracion". Tani pyetja eshte se kujt i shėrbeu Serbisė apo Shqipėrisė. Qartėsisht i shėrbeu Serbisė. Gjithēka e keqe qė kanė bėrė serbėt deri nė minutėn 41, kur u ndėrpre ndeshja pėr shkak tė zbritjes sė objektit fluturues nė fushė, u kamuflua nė errėsirė pas fushės ēuditėrisht tė zezė tė banerit tė zbritur nga ajri nė stadium.
Idiotėt qė Shqiptaria i ka pasur fatkeqėsisht tė shumtė, janė duke i dhėnė aktit qė u bė nė Beograd me objektin fluturues tė zbritur nė stadium vlerėn e aktit tė supozuar tė Isa Boletinit i cili qiti alltien nė zyrėn e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Britanisė sė Madhe, nė London, nė 1913, kur shkoi atje sė bashku me Ismail Qemalin. Tash do tė krijohen edhe kėngė tė llojit “Ministrit nė Londėr shkuan e i thanė…” Nė fakt Isa Boletinė as qė ka shkelur nė zyrėn e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Britanisė sė Madhe, kjo pėr faktin e thjeshtė se as ai as Ismail Qemali nuk u pritėn atje. Jo mė Shqipėria qė sapo ishte shpallur shtet i pavarur, por as shtetet ballkanase nuk qenė pjesėmarrės nė Konferencėn e Fuqive tė Mėdha. Kjo natyrisht nuk i ul meritat e Isa Boletinit dhe tė Ismail Qemalit pėr pavarėsinė kombėtare.
Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė shkoi nė Beograd pėr tė luajtur futboll dhe pėr tė fituar. Dhe luajti mirė deri kur serbėt gjetėn shkak ta ndėrpresin ndeshjen pėr shkak tė zbritjes sė objektit fluturues me simbole kombėtare shqiptare. Nėse kėtė e ka bėrė njė dorė shqiptari kjo ka qenė tradhti ndaj kombėtares dhe kombit, se u prish ndeshja dhe kjo ndodhi pėr njė gjė pėr tė cilėn nė tė gjitha mediat e medha ndėrkombėtare dhe nė deklaratat paraprake tė drejtuesve tė UEFA-s dhe FIFA-s po fajėsohen shqiptarėt si provokatorė. Unė doja tė shikoja sesi do ta mundnim Serbinė nė futboll dhe pastaj serbėt po tė donin le ta prishnin ndeshjen. Ka disa shqiptarė, jo tė pakėt fatkeqėsisht, tė cilėt kenaqen qe ne fushe zbriti nje baner me simbole shqiptare dhe nga kjo ata gjejnė njė kėnaqėsi absurde, qė ka si kosto se me kėtė iu dha shkaku serbėve qe tė flasin pėr njė provokim shqiptar tė llogaritur jo thjesht pėr tė ndėrprerė ndeshjen por pėr tė nisur njė luftė civile nė Serbi.
Shqipėria dhe kombi perfaqėsoheshin nė fushe nga lojtarėt qė po e bėnin mirė punėn e e tyre. Nuk kishte nevojė pėr ndėrhyrjen e njė trimi nga jashtė fushe, qė tė bėnte njė akt tė cilin askush nga ata qė e marrin pėrsipėr me naivitet, nuk e vėrteton dot se e ka bėrė. Trimėrinė po e tregonin nė fushė lojtarėt e kombėtares sonė. Nuk ishte trimėri t' u jepej shkak serbėve ta quanin veten tė provokuar e tė ndėrpritej ndeshja. Gjithmonė nėse kėtė akt e ka bėrė nje shqiptar, ēka unė nuk e besoj aspak.
10)U duk qartė se serbėt kishin njė plan tė mirėpėrpunuar deri nė detaje pėr ta krijuar dhe shfrytėzuar politikisht incidentin, njė agjendė tė parapėrgatitur. Nė momentin qė objekti fluturues u shfaq mbi stadium, me ē’ rast qenė tė kuptueshme implikimet qė mund tė sillte zbritja e tij nė fushė, prania fizike e Policisė Serbe nė zonėn pėrreth fushės sė stadiumit ēuditėrisht ishte ulur nė vend qė tė rritej me kėtė rast, madje erdhi duke u ulur, deri pas rreth tridhjetė minutave kur ndeshja ishte ndėrprerė dhe lojtarėt tashmė kishin hyrė nė mjediset e brendshme tė stadiumit. Prania policore u ul qė tifozėt tė hynin nė fushė dhe tė keqtrajtonin lojtarėt shqiptarė. Por edhe kjo ndodhi sipas njė skenari tė kontrolluar nga Policia dhe tė mbėshtetur prej saj. Policia nuk e kishte marrė nė mbrojtje hyrjen e tunelit nė momentin e largimit tė lojtarėve nga fusha dhe vetėm nė fund, atje shkoi nė polic i vetėm.
Serbia, qė nga Federat e Futbollit e deri te Qeveria, ka shprehur mendimin unik se zbritja e banerit nacionalist shqiptar nga ajri nė stadium ishte njė provokim shqiptar i llogaritur pėr tė destabilizuar Serbinė. Domethėnė se mbrėmė kishte rrezik qė tė niste lufta civile nė Serbi, ose mė saktė tė ndodhte njė rebelim kundėr Qeverisė, qė lejoi qė shqiptarėt t’ i zbrisnin nė stadium hartėn ku edhe njė pjesė e madhe e Serbisė, veē Kosovės pėrfshihej nė atė qė serbėt e quajnė Shqipėria e Madhe. Kėshtu destabilizimi do tė pėrhapej nė Bosnjė-Herzegovinė, nėpėrmjet Republikės Srpska tė atjeshme dhe nė Malin e Zi, ku gjendet njė pjesė e Sanxhakut, tė pėrfshirė nė hartėn e zbritur nė stadium, aq mė tepėr qė nė Malin e Zi njė e treta e popullsisė ėshtė serbe. Kėshtu Ballkani do tė shpėrthente pėrsėri. Dhe pėr faj tė shqiptarėve. Ky ėshtė versioni zyrtar i Serbisė tashmė. Serbia, Federata e Futbollit dhe Qeveria, thonė se ata nuk mbajnė pėrgjegjėsi pėr atė qė ndodhi pas zbritjes sė banerit nga ajri nė fushė. Qė nga ai moment faji ėshtė i shqiptarėve. Kuptohet se kishin ndodhur akte tė dėnueshme nga ana e tifozėve serbė edhe para kėtij momenti, por ato u errėsuan tė gjitha nga zbritja nė fushė e objektit fluturues. Krejt mediumet e mėdha ndėrkombėtare, televizione dhe gazeta e lidhin ndėrprerjen e ndeshjes me zbritjen nė fushė tė atij qė e quajnė drone, sipas fjalės qė pėrdorėn serbėt tė parėt.
Shenjat janė tė kėqija edhe sa i pėrket reagimit tė pritshėm tė UEFA-s, e cila ėshtė instanca e titulluar pėr tė marrė vendim meqėnėse kompeticioni ishte europian. Shefi i UEFA-s Platini ka folur kundėr pėrdorimit tė sportit pėr qėllime politike, dhe kjo deklaratė qartėsisht ka tė bėjė me banerin e zbritur nė fushė qė pėrmbante hartėn e ashtuquajtur tė Shqipėrisė Etnike. Ngjashėm ka folur edhe shefi i FIFA-s, Blater. Ky madje ka specifikuar se sporti nuk duhet tė pėrdoret pėr tė pėrcjellė kumte politike ēka ėshtė njė referencė e qartė pėr banerin me hartėn. Bashkimi Europian me anė tė zėdhėnėses sė tij ka shprehur vlerėsimin pėr mėnyrėn sesi autoritetet serbe e menaxhuan situatėn e krijuar, ēka ėshtė njė mėnyrė diplomatike pėr tė fajėsuar shqiptarėt pėr shkallėzimin e tensioneve nė stadium.
Nė kėto rrethana ėshtė e domosdoshme qė Shqipėria, Qeveria dhe Federata e Futbollit, ta denoncojnė incidentin me objektin fluturues tė zbritur nė fushė si inskenim serb, ku tashmė ėshtė e qartė se ėshtė pėrfshirė edhe shteti serb, dhe nuk kemi tė bėjmė me njė aventurė tė ndonjė grupi ekstremist. Tashmė Serbia zyrtare ka fajėsuar zyrtarisht Shqipėrinė dhe shqiptarėt pėr incidentin, pa i kursyer fjalėt e ashpra, prandaj nuk ka vend pėr diskrecion. Nėse denoncohet botėrisht Serbia pėr incidentin, atėherė e keqja immediate do tė jetė se vendimi qė do tė marrė UEFA pas njė jave do tė jetė gjithsesi nė dėm tė Shqipėrisė. Serbėt pėrdorėn njė deus ex machine (zot i zbritur me njė mekanizėm), siē quhej nė Antikitet zbritja e njė hyjnie nė skenėn e njė teatri pėr tė ndryshuar rrjedhėn e ngjarjeve. Ky “zot” ishte bir i dinakėrisė serbe, tė cilėn fatkeqėsisht shqiptarėt e kanė kuptuar vetėm pasi kanė provuar pasojat e kėqija tė saj.
Serbia qė nė fillim ka llogaritur dy aleatė tė rėndėsishėm ndėr shqiptarėt, qė do t’ i mundėsojnė pėrmbushjen me sukses tė kėtij plani. Tė parėt janė idiotėt e dobishėm, pėr tė cilėt fola mė lart. E dyta ėshtė Shqipėria zyrtare, Qeveria dhe Federata e Futbollit, qė duke mos e denoncuar inskenimin serb, do tė bėjnė nė njėfarė mėnyrė lojėn e Serbisė.


Kastriot Myftaraj


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.