Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datė 19 Shtator 2015 - 15:02:

Nga: (Gjithashtu dhe ketu e hoqa emrin per t'mos u marre shkrimi si reklame per veten) 5.6.‘15

Parole, parole, parole…

E kush nuk e ka dėgjuar kėtė kėngė tė vjetėr italiane, e kush nuk e di kuptimin e saj! Ma kujtoi njė filmim i njė italiani su „la terza mondo“ – l‘Albania, qė e kishin disa gazeta shqiptare dy-tre ditė mė parė. E fortė, ė! Sidomos nė fund, tek italiani ngrejti krahun me tė futme ndaj atij klisheizmi qė i bėhet Albanisė si botė e tretė. Me njė fjalė, parole dhe asgjė mė shumė! Albania ka disa gjėra qė edhe njė vend i zhvilluar si Italia, nuk i ka, -ishte kuptimi i atij filmimi tė italianit! Pra boll me opinione! Boll me parole!
Por kėtė kėngė italiane, parole-parole, ma kujtoi edhe njė nga tė shumtat opinione pėr Albaninė, me saktė, pėr letėrsinė e saj tė kėtyre 25 vjetėve tė fundit, e cila na qenka njė vrimė e zezė alla Havkingu, apo njė papėrcaktueshmėri alla Hajzenbergase, opinione kėto tė shfaqura nė njė shkrim me titull: Nė „vrimėn e zezė“ tė botimeve letrare nė gjuhėn shqip, nga Valbona Nathanaili, dhe botuar nė gazetėn MAPO tė dt. 3 qershor 2015, pra para dy ditėsh.
Preokupimi i madh i autores nė fjalė mbi kėtė numėr tė madh botimesh letrare shqiptare nė kėto 25 vjet post-censurė, edhe mund tė justifikohet, sepse nė fund tė fundit, ėshtė siē thotė ajo, ka shumė pak kritikė letrarė dhe shumė pak lexues tė mirė. Dakort! Por, qė kjo mangėsi kritikėsh dhe lexuesish, opinionizohet aq marifetisht nė kurriz tė kėtyre veprave tė shumta dhe autorve tė tyre, kjo nuk mund tė kapėrdihet, ashtu siē nuk ėshtė kapėrdirė nga fizika akoma as papėrcaktueshmėria hajzenbergase e botės sė grimcave elementare, qė i studion mekanika kuantike –degė e fizikės kjo dhe nė kontrakdiktė me kėtė tė fundit deri mė sot.
Thashė marifetisht, sepse kjo zonjė nuk del hapur me flamur mbi kėtė tirazh tė madh titujsh letrarė shqiptarė tė kėtyre viteve, por ajo ankohet thjesht pėr numrin e madh tė kėtyre titujve, pėr numrin e madh tė shtėpive botuese, pėr kėtė dramacitet, tė cilin ajo gjoja e fut nė thonjza.
Mirpo, qė tė lidhėsh dy teori fizike qė nuk kanė lidhje me njėra-tjetrėn, si ajo e papėrcaktueshmėrisė hajzenbergase me vrimat e zeza tė Kozmosit, dhe gjėndjen e botimeve tė shumta tė letėrsisė shqipe ta krahasosh me tė dyja kėto teori, kjo tregon se sa cekėt mendon kjo zonjė pseudo-intelektuale, tek don tė hedhi bojėn e saj tė zezė opinioniste mbi njė letėrsi 25 vjeēare. Ja t’ua shpjegoj mė qartė.
Teksa autorja nė fjalė pėrmend papėrcaktueshmėrinė hajzenbergase nė lidhje me kėto botime tė shumta, ajo dikton pik pėr pikė pėrcaktueshmėrinė e numrit tė botimeve, si dhe papėrcaktueshmėrinė e cilėsisė sė kėtyre botimeve; pasi edhe kjo teori e mekanikės kuantike kėtė na thotė, qė ose pėrcaktojmė njėrė gjėndje tė grimcės, ose tjetrėn. Nė rregull, po i themi nė kėtė rast kėsaj zonje, pa hyrė tek mekanika kuantike dhe kritikat qė ka ky parim i Hajzenbergut mbi gjėndjet e grimcave elementare.
Por, si tė mos mjaftonte kjo mosdije e jona (subjektive) mbi kualitetin e kėtyre botimeve letrare shqip, autorja nė fjalė na i krahason tė gjitha kėto botime me rastin e njė vrime tė zezė qė pėrthith gjithshka, e nė tė cilėn po pėrfundojnė kėto botime. Pra kemi papėrcaktueshmėrinė e kualitetit tė tyre, sepse janė shumė libra dhe na mungojnė kritikėt dhe lexuesit e mirė, e nga ana tjetėr kemi njė vrimė tė zezė, ku po humbin tė gjithė kėta libra. Nga njėra anė kemi qarjen e hallit, (nė thonjza kjo), e nga ana tjetėr kemi gėzimin e fshehur, qė tė gjitha nė vrimė tė zezė po pėrfundojnė, sepse kanė njė lavdi nga shtėpia botuese e deri nė librari, -siē pohon vetė autorja mbi gjithė kėtė letėrsi 25 vjeēare.
Tani bėhet pyetja: dhe sa kohė do dėgjojmė ne opinione dhe vetėm opinione? Apo kujtojnė kėta tė ashtuquajtur intelektualė se ne nuk e njohim avazin: parole, parole, parole !?.


  Gjithsej 49 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.