Forumi Horizont Gjithsej 61 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Disa dallime: 8 (25) vjet Berisha vs 3 vjet Edi Rama Kryeminister (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18806)


Postuar nga robert datė 22 Tetor 2016 - 18:53:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
vete shqiptaret nuk dine te zhvillojne industrine turistike, jane me komplekse, pa vizion, dhe sjellin ne turizem kulturen klanore qe kane ne jeten e perditshme.

E vertete, por nderto ne ato vende qe jane pa zot, si aty midis Himares e Vunoit, midis Dhermiut dhe Karaburunit, apo dhe midis Himares dhe Qeparoit, apo midis Nivices dhe Sarandes, ne keto vende kompani te huaja mund te ngrene kater-pese resorte turistike si konkurence ndaj turizmit vendas. Por ne mos gaboj, pervec atij vendit prane Nivices, te gjitha te tjerat jane zene nga biznesi vendas, biles ai mafioz i lidhur me politiken, duke filluar qysh ne vitet '90! Dhe mos harro se, po u prish dhe Bregdeti (i Jonit), nuk e di c'bregdet tjeter i mbetet Shqiperise pa prishur!.. Franca dhe vende te tjera i ruajne si syte e ballit shume bregdete, duke mos lejuar fare ndertime, pasi keto bregdete kane vizitoret e tyre te shumte, te cilet lene leket e tyre ne qendrat e vogla larg ketyre bregdeteve. Dhe, per te ndertuar nuk eshte asnjehere vone, mund te ndertosh dicka te bukur edhe pas 10 ose 50 vjetesh, por ndertime pa hesap ne emer te turizmit, mund te shkaktoje prishje, sic ka ndodhur ne Durres e gjetke, apo dhe ne Spanje e gjetke, ku numri i pushuesve ka renie drastike, sepse njerzit nuk duan hotele te medha dhe zhurme!


  Gjithsej 61 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.