Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kanuni i Lekė Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2521)


Postuar nga Piktor datė 25 Janar 2010 - 22:27:

2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
(vijon)
Me te vertete se neper botim te "Kanunit te Leke Dukagjinit" i bahet komit nji sherbim i dobishem, mbasi
per ēdo nji shtet, qi thote se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t'arsyes e te hullis qe
gjyqetnise se vertete, ligjet gojdhanese e qi permblidhen ne kanunin doketar te komit, kan nje randsi t'madhe fort ne vedvedi; e se prandaj duhen pase parasysh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjet e shtetit.
Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund te quhet shoqni , po s'paten te gjith nje qellim te perbashkte. Qellimi i perbashkte paracakton natyre ase esencen e shoqnise civile te shtetit.
Nieri ndolle ne shoqni ne nje mendyre te domosdoshme, prandej nieri asht i detyruem me bashkpunue me te tjere shoke, per pranimin e qellimit te perbashket. Veprimi i perbashket konsolidon egzistencen e shtetit.
Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyre neper arsye , qi mjetet te jene te perkueshme me pronim te qellimit, neper vullnese me nzite fuqite shpirtnore e fizike per pronim te k'tij qellimi. Prandej per me bashkveprue nieri me shoke tjere, per nji qellim te perbashkte, lypet arsyeja e vullndesa. Arsyeja e vullndesa zhvillojne perparimin moral e material te shtetit.
Por arsyeja e vullndesa, qi do te bajn me veprue kolektivitetin ne hulli me pronimin e qellimit, per arsye qi gjithkush i shef e i kupton, nuk mund te jene individuale por kolektive , te perbashkta. Ligja asht arsyeja e perbashket. Ne te pershtatunt me ligj e me auktoritet ngallite lumnija e mejrimi i shtetit, i gjytetasvet mare kolektivisht e individualisht.
(vazhdon)


  Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.