Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kanuni i Lekė Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2521)


Postuar nga Piktor datė 26 Janar 2010 - 20:41:

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

(Vijon)
2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
Por ku ka ma mire e ma kjarte se nder ligje doketare te nji kanuni ligjdhanset e shtetit kane per te njofte shpirtin, karakterin e nevojet e verteta te popullit? Fuqija ktyne ligjve, ma fort se prej sankcionit te ligjdhansve, u vjen prej faktit se jane ba doke e prej vedit kane hi shi ne jete te popullit, e prandej jane ma te gjashme, pse edhe influencen e kane ma te madhe mbi masat, qi merr secili nder interesat e veta. Ligje neper kohe e rrethana nderrojne, prandej edhe ligjet e kanunit do te
nderrojne, por para se te nderrohen, jurista te specializuem do te studiojn kahen, menyren se si me i ndrrue, tue ruejte gjithmone frymzimin karakteristik te tyne edhe nder ligje te reja, nepr te cilat zevendesohen. Kshtu kane punue te gjitha komet e gjytetnueme, e der dike edhe Turkija vete. Prane Mehqemes Turkija mbate ne Shqypni edhe Xhibalin , i cili nder do ēashtje gjykohet mbas ligjeve gojdhanse te kanunit.
Prandej megjith arsye tham, se botimi i "Kanunit te Leke Dukagjinit" perpilue prej A. Shtjefnit Konst. Gjeēov, O.F.M - drite paste i sjell komit nji sherbim te dobishem, te pelqyeshem.


  Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.