Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datė 02 Tetor 2005 - 23:07:

dismenorrea

Cod. A03102005

Gjerat qe do shkruaj ketu me poshte jane thjesht nje perkthim i nje shkrimi tek tema "medical sciences" ku darke kishte pyetur si eshte e mundur qe nje pjese e femrave ka mestruacione me shume dhimbje dhe nje pjese nuk i kane...

Mestruacionet me dhimbje (quajtur dismenorre)eshte nje situate qe paraqitet ne afersisht 50% te grave te rritura. Mund te klasifikohet si primare dhe sekondare. Deri tani nuk eshte gjetur shkaku i dismenorrese primare. Dhimbja e forte,qe shkaktohet nga tkurrja e muskulit te bute uterin eshte si pasoje e formimit te prostaglandineve nga sekrecione te endometrit(shtresa e brendshme e uterusit)dhe leshimi i tyre gjate renies se qelizave te endometriumit.shenja te tjera jane te lidhura me kete situate sic jane dhimbja e kokes,diarrea,nauzea(nje lloj nencmimi kundrejt ushqimeve dhe qe paraprin te vjellurat)dhe te vjellura. Ne keto raste dhimbja fillon nga legeni dhe vazhdon ne shpinen kurrizore ,ne zonen lombare dhe kembet.

Dhimbjet mestruale sekondare eshte me shume e shkaktuar nga perdorimi i kontraceptiveve dhe nga disa situata si endometrozi. Ne 80% te rasteve perdorimi i bllokuesve te formimit te prostaglandinave,ka aftesine te ule dhimbjet.
duhet te kemi parasysh se aspirina eshte nje ilac qe vepron duke bllokuar pikerisht nje nga keto enzima qe formojne prostaglandinet enzimen COX-1. Pra shenjestra e ilaceve jane enzimat COX-1 dhe COX-2.

Ne 50% tjeter te femrave ka shume mundesi qe kjo gjendje nuk ndodh ndoshta per faktin qe sasia e prostaglandinave eshte me i vogel ose nuk ndodh fare.


  Gjithsej 213 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.