Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34]
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Pse adhurohen njerez ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3474)


Postuar nga saintman datė 08 Gusht 2008 - 19:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha ELESA
Nuk me erdhi fare mire kur e lexova mesazhin tuaj.Nuk ju njoh por mendoj se keto fjale i keni shkruar thjesht nga padituria.Megjithate nuk nguroj t’ju pergjigjem.Se pari duhet te dini se Virgjeresha Mari eshte Nena e Perendise dhe si e tille ajo nderohet pafundesisht prej te krishtereve dhe jo vetem per kete por edhe per shembullin e saj prej shenjtoreje.Une jam ortodokse dhe kisha jone tregon nderim te vecante ndaj Virgjereshes.Gjithashtu doja t’ju sqaroja edhe per punen e ikonave.Ato nuk jane thjesht piktura sic i quani ju por jane portrete te vete Perendise ose te Shenjtoreve.Ne nuk i nderojme ato si idhuj se vete feja e krishtere eshte fe e ngritur kunder idhujtarizmit.Ne nuk nderojme thjesht nje cope dru por ate cka eshte paraqitur aty.Me qarte po ju them se ne ikonat i kemi tamam si fotografi.Nqs dikush ka nje person larg ai e kujton me ane te nje fotografie dhe dashuria qe ka per ate person e shtyn ta konsideroje ate foto si gjene me te shtrenjte.Mos valle edhe ky person e adhuron te afermin e vet si idhull?Ne nderojme Perendine dhe Shenjtoret ne ikona dhe u lutemi ketyre te fundit te ndermjetesojne te zoti per ne se perderisa perendia degjon lutjet tona ne toke si mund te mos degjoje ato te atyre qe jane ne qiell.”Ikonat jane ungjij me ngjyra ,shkenca e fese per syte”Shpesh ikonografet nuk e shkruajne emrin e tyre te ikone sepse besojne se ajo nuk eshte veper e tyre po Perendia ka drejtuar doren e tyre.
Je shprehur shume qarte per te argumentuar ate qe ti beson.Do desha te di tani dallimin e adhurimit midis jush dhe idhujtareve.Ju i luteni ikonave dhe skulpturave te shenjtoreve ata i luten ikonave dhe skulpturave te shenjtoreve te tyre.Edhe idhujtaret e dine se Zoti eshte Ai qe realizon dhe i luten idhujve per ndermjetesim.Ku eshte dallimi!?Asnje dallim nuk ka!!!Zoti i vertete besohet pa e pare se po "e pe" nuk quhet besim.


  Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34]
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.