Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Shkodrane82 datė 16 Mars 2005 - 14:27:

DiaBeti-Semundja e Sheqerit!

Cod. B16032005

Diabeti tip I
1. Prek zakonisht moshat e reja.
2. Njihet edhe si diabet qė s'trajtohet dot pa insulinė (angl: insulin dependent diabetes mellitus).
3. Shkaktohet nga shkatėrrimi i qelizave beta tė ishujve tė Langerhansit prej sistemit imun.
4. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumė, pi shumė, urinon shpesh, humbet peshė, dhe mund tė ketė kriza tė ketoacidozės diabetike.
5. Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
b. Glukoza esėll mbi 125 nė 2 raste tė ndryshme, ose...
c. Testi i tolerimit tė glukozės: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orė pas marrjes tė 75 g glukozė.
6. Trajtimi: insulinė (shih mė poshtė).
7. Ketoacidoza diabetike:
a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinės. Nė mungesė tė insulinės, mėlēia prodhon trupat ketonikė (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).
b. Shenjat dhe simptomat: dhimbje barku, dehidrim, frymėmarrje e tipit Kussmaul (frymėmarrje tė ngadalta e tė thella), rritje e hendekut anionik (anion gap), prani e ketoneve nė gjak dhe nė urinė, hiperkalemi, hiperglicemi.
c. Trajtimi i ketoacidozės diabetike: lėngje intravenoze, kalium, dhe insulinė. Insulina jepet pėr tė frenuar ketogjenezėn, jo pėr tė trajtuar hipergliceminė. Prandaj, nėse glukoza normalizohet, insulina vazhdohet e shoqėruar me glukozė.

Diabeti tip II
1. Prek zakonisht moshat e rritura, tė sėmurėt shpesh kanė histori familiare me kėtė sėmundje.
2. Njihet edhe si diabet qė nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus).
3. Shkaktohet nga:
a. Mosfunksionimi i mirė i qelizave beta, ose...
b. Nga rezistenca e indeve ndaj insulinės; ishujt e Langerhansit fillimisht pėrpiqen tė kapėrcejnė rezistencėn periferike ndaj insulinės duke prodhuar mė shumė insulinė. Me kalimin e kohės, ishujt e Langerhansit bėhen tė paaftė pėr tė prodhuar insulinė (plaken para kohe).
3. Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.
4. Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose...
b. Glukoza esėll mbi 125 nė 2 raste tė ndryshme, ose...
c. Testi i tolerimit tė glukozės: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orė pas marrjes tė 75 g glukozė.
5. Trajtimi:
a. Dieta ėshtė shumė e rėndėsishme. Pacientėt me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn, duhet tė kufizojnė sheqernat e rafinuara, dhe duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė. Yndyrnat duhet tė jenė vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
b. Hipoglicemikėt oralė pėrdoren pėr trajtimin e diabetit tip II, por jo pėr diabetin tip I.
c. Insulina pėrdoret edhe me diabetin tip II nėse sėmundja nuk i pėrgjigjet trajtimit me hipoglicemikė oralė.
d. Inhibitorėt e ACE-s e frenojnė pėrparimin e nefropatisė diabetike.
6. Mbikqyrja:
a. Trajtimi i diabetit ėshtė i suksesshėm nėse parandalohen ose vonohen e komplikimet.
b. Studimi i quajtur DCCT (Diabetes control and complications trial) tregoi se ėshtė e rėndėsishme qė niveli i hemoglobinės tė glikoziluar tė mbahet rreth 7-7.5%.
c. Hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) ėshtė treguesi kryesor i kontrollit afatgjatė tė glukozės. HbA1c tregon pak a shumė vlerėn mesatare tė glukozės nė gjak gjatė 3 muajve tė fundit.
d. Fruktozamina e serumit tregon vlerėn mesatare tė glukozės gjatė 2 javėve tė fundit.
7. Ketoacidoza diabetike nuk ėshtė e shpeshtė nė pacientėt me diabet tip II.
8. Koma hiperosmolare hiperglicemike:
(a) Shkaktohet nga hipovolemia, stresi (infeksionet, trauma).
(b) Glukoza shpesh ėshtė mbi 1000 mg/dl, pa acidozė, me konfuzion ose komė, me pamjaftueshmėri akute tė veshkave.
(c) Trajtimi = rehidrim, mortaliteti arrin 50%.


Barnat antidiabetike
1. Insulina
(a) Nė treg gjenden shumė lloje insulinash, por parė nga ana fiziologjike ka vetėm 4 lloje insulinash:
(b) Insulina ultra e shpejtė (Insulina lispro, humalog): Nėse merret para buke, injektimi bėhet 20 minuta para ngrėnies. Pas injektimit, niveli maksimal nė gjak arrihet brenda 1 ore dhe efekti zgjat 3-4 orė.
(c) Insulina e shpejtė (Regular humulin): Nėse merret para buke, injektimi bėhet 60 minuta para ngrėnies. Efekti zgjat 5-7 orė.
(d) Insulina e ndėrmjetme (NPH, lente): Efekti fillon rreth 2 orė pas injektimit, arrin kulmin rreth 8-12 orė pas injektimit, dhe zgjat mė pas se 24 orė. Zakonisht pacientėt marrin 2 doza nė ditė.
(e) Insulina afatgjatė (Ultralente humulin): Farmakokinetika ėshtė e ngjashme me insulinėn NPH: efekti fillon pak mė ngadalė dhe zgjat pak mė shumė. Insulina ultralente shpesh pėrdoret pėr tė krijuar njė nivel bazal tė insulinės nė trup, dhe pastaj jepet insulinė ultra e shpejtė para ngrėnies; kjo strategji pėrpiqet tė imitojė fiziologjinė normale.
2. Dukuria 'Dawn' (agimi i diellit) dhe efekti 'Somogyi':
(a) Dukuria Dawn: rreth orės 5-8 tė mėngjesit niveli i glukozės nė gjak rritet. Mendohet se kjo ėshtė pasojė e sekretimit tė hormonit tė rritjes nė kėto orė. Dukuria 'Dawn' ndodh nė njerėzit normalė, nė ata me diabet tip II, dhe nė 75% tė atyre me diabet tip I.
(b) Efekti Somogyi: Dozat e larta tė insulinės nė darkė mund tė shkaktojnė hipoglicemi gjatė natės; pėrgjigja hormonale kompensatore e trupit pastaj shkakton hiperglicemi rreth orės 7 tė mėngjesit.
(c) Si dukuria Dawn dhe efekti Somogyi shkaktojnė hiperglicemi nė mėngjes. Pėr tė dalluar njėrėn nga tjetra, bėhet matja e glukozės gjatė natės. Nėse niveli i glukozės gjatė natės ėshtė i lartė, shtohet doza e insulinės nė darkė. Nėse niveli i glukozės gjatė natės ėshtė i ulėt, duhet ulur doza e insulinės nė darkė.
3. Hipoglicemikėt oralė:
(a) Metformina i pėrket klasės tė biguanideve. Vepron me mekanizėm tė panjohur. Mendohet se ul rezistencėn periferike ndaj insulinės. Si efekte anėsore pėrmenden pėshtjellimi dhe tė vjellat, dhe acidoza laktike. Shpesh shkakton humbje nė peshė, dhe prandaj preferohet pėr trajtimin e diabetit tip II.
(b) Klasa e sulfanilureve (p.sh., glyburide, glypizide): kėto barna shkaktojnė rritje tė sekretimit tė insulinės nga pankreasi. E bėjnė kėtė duke bllokuar kanalet ATP-sensitivė tė kaliumit nė qelizat beta.
(c) Tiazolidinedionet: troglitazoni ėshtė hequr nga pėrdorimi pėr shkak tė efekteve anėsore (hepatit fulminant). Rosiglitazoni dhe pioglitazoni janė barna mė tė reja nga kjo klasė. Mekanizmi i veprimit ėshtė i panjohur por mendohet se ulin rezistencėn periferike ndaj insulinės.
(d) Glinidet: Nateglinidi dhe repaglinidi. Kėto barna shkaktojnė sekretim tė shpejtė tė insulinės. Merren para buke dhe ndihmojnė nė kontrollin e glukozės postprandiale (pas ngrėnies).
(e) Akarboza: frenues i alfa-glukozidazės intestinale qė ngadalėson ritmin e pėrthithjes tė glukozės nė gjak. Nuk ėshtė shumė i pėrdorur.


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.