Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje flete ditari e nje dite nga jeta e nje refugjati (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5271)


Postuar nga Refugjati datė 29 Maj 2004 - 14:05:

Nje flete ditari e nje dite nga jeta e nje refugjati

Pershendetje te gjitheve atyre qe jane duke jetuar dhe punuar larg atdheut.Kjo teme eshte perrth jetes te cdo refugjati dhe une si i tille po e hap kete teme duke pershkruar i pari nje dite nga jeta ime e zakonshme si refugjat.Shpresoj qe shembullin tim ta ndjekin te gjithe anetaret refugjate te ketij forumi, duke shkruar secili nje dite jete nga nga jeta e tyre larg atdheut.

Emri im eshte..........(refugjat).Jetoj ne angli per me shume se 4 vjet larg familjes.Kater vjet jane shume por jam mesuar se s'kam rruge tjeter.Jma i lumtur?S'besoj qe po.Dite jane te njejta per mua me shume pak ndryshime ndermjet tyre por dita me lumtur per mua eshte kur marr ne telefon familjen time dhe keshtu qe zgjodha qe te pershruaj kete dite.
Zakonisht familjen e marr ne telefon per fundjavave pra i bie me te shumten ditet e shtuna dhe te dielave.
E shtune 2004.
6.00am cohem ne mengjes dhe behem gati qe te shkoj ne pune.Punoj vetem per weekend pasi ditet e tjera studioj.Punoj ne nje fabrike makinash(BMW@MINNI)por makine nuk kam keshtu qe me bie te eci deri tek stacioni i autobusit.Shpesh here behem vone dhe duhet qe te eci deri tek vendi i punes i cili nuk eshte me larg se gjysme ore me kembe.Shpesh here bie shi por jemi mesuar me kete kohe saqe kur dell dielli habitemi se si ka mundesi qe ka diell ne angli.Pra sic e thashe me lart ngrihem ne mengjes dhe filloj qe te behem gati, pra gatuaj shpejt e shpejt me shepjtesine e formula 1 ndonje gje per te ngrene sic ndonje sanduic apo ndonje veze dhe salcice.Shpesh here dal nga shtepia pa mengjes fare se helbete pertoj dhe jam vone.AHHHHHHHH Nene e dashur Nene ku je?
Ne oren 7 am fillon puna.Eshte pune e veshtire por jam mesuar.Disa thone qe eshte rroge shume e mire por turn i gjate kurse disa te tjere thone se rroga eshte e mire dhe turni eshte ne rregull.Mendje-mendje kjo dynja.Per mua si rroga, si dhe turni nuk jane ne rregull ne krahasim me volumin dhe fizikun qe kerkon kjo pune.Shumica e punetoreve 99% jane refugjate (afrikane,shqiptare,pakistaneze,irakene,kurd etcc)dhe disa jane ilegale prandaj shume prej tyre jane te kenaqur dhe nuk ankohen.Po deshe ankohu-po ta mbajti.Pra puna fillon ne 7am dhe mbaron ne 7pm me dy pshime me nga 20 minuta te cilat kompania nuk i paguan.Une punoj me dy pakistaneze, me dy zezake dhe nje kurd ne sektorin tim te punes.Nganjehere i flas ship por shpejt vij ne vete.Zezaket jane shume demble dhe mashtrues dhe gjithashtu edhe pakistanezet.Te vetmit qe punojne ketu shume jemi ne, shqiptaret por numri i tyre zvogelohet perdite pasi shume zenka ndodhin midis shqiptareve dhe zezakeve
=pakistanezeve per shkak te punes.Shqiptaret perhere akuzojne dhe me shume te drejte zezaket dhe pakis per dembelizem dhe mashtrues por ne fund te fundit jane shqiptaret ata qe pa te drejte flaken nga fabrika per shkakun qe nuk kane letra pune apo jane violente.Dhe ja keshtu shkon jeta ne fabrike.Shumica na urrejne ne, shqiptareve pa te drejte por kjo nuk eshte ne doren tone.Ne respektojm cdo njeri dhe i ndihmojme shume njerez te ri qe vijne ne fabrike por kur vjen puna qe te tjeret mundohen te na trajtojne si budallenj ne nuk e lejojme kete gje dhe me mire ne rrime pa pune se te leme cdo fare rrace qe te na talle apo te na ule.Une per veten time nuk kam pasur probleme te tilla deri tani me grupin ku punoj pasi jam kam bere te ditur qe diten qe fillova karakterin tim dhe rregullat e punes.
Pra aty nga ora 7 mbaroj punen dhe nisem ne shtepi.Duhet qe te eci se autobusi vje pas nje ore dhe plus qe jam edhe i lodhur edhe shiu dhe i ftohti ben te veten.Shume nga turni ku une punoj kane makina dhe bejne te njeten rruge si mua per ne shtepi por nuk ka shoqeri ketu apo dashuri.
Anway-anway
Ne shqiperi sahere qe beja autostop cdo shofer te ndalte dhe te jepte nje vend ne makine falas pa te njohur fare se kush je kurse ketu djali nuk i iep vend edhe nenes se tij ,lene mo per te tjeret.
Aty nga ora 8 jam ne shtepi dhe pasi gatuaj ndonje gje po me shpejtesi sketerre si patate apo ndonje sallat me domate marr telefonin dhe harroj gjithcka ne moment.Eshte momenti qe marr ne telefon familjen time. Eshte nje moment qe me ben te harroj cdo vuajtje dhe problem ketu.Syte me mbushem me lot.Flas gati nje ore cdo jave me familjen por kurre nuk eshte e mjaftueshme.Kurdo here qe flas mundohem qe te mos i tregoj asgje nga vuajtjet dhe problemet qe kam ketu.Perhere mundohem qe te qesh dhe te dukem i gezuar me kete jete angleze e cila nuk eshte e vertetete.Shpesh here ne refugjatet jemi aktore te shkelqyer.
Pasi mbaroj telefonaten cdo gje kthehet sic ishte ne mendjen time.Njerez te huaj, kohe gri, i vetmuar,i lodhur, i malluar, i trishtuar etcccc.
Pas kesaj vjen rradha qe te laj rrobat dhe te bej nje dush.Pasi i mbaroj dhe keto detyra te shpeshta ulem dhe shoh pak TV.Only anglisht. Shoh oren dhe shume shpejt ka arshur koha e gjumit.Shkoj te fle aty nga ora 12 midnight dhe te nesermen fillon cdo gje nga e para per sa i perket fundjaveve.
Ja kjo ishte thjesht nje dite nga jeta ime si refugjat ketu ne angli.Shpresoj qe ky ditari refugjati do te mbushet me flete te tjera nga ju anetare te forumit.


Postuar nga BluE_icE datė 28 Gusht 2004 - 21:56:

memories

kur mora karten si rezidente u gezova.
I flashed my wallet ,like a cop or PI (private agent)showing the ID to M proud and happy .
-Filling your wallet with ID-s are you? -me pyeti edhe ajo e entuziazmuar.
-Sot mora dy njekohesisht,duhet filluar nga diku apo jo..?
Ajo aprovoi me koke: po dhe me punen e dyte qe do besh ne aktitivetet e shkolles mund te marresh nje social security number .
Qesha me padurim. Ishte vetem fillimi.
Me pak fat ,pak durim te tejzgjatur dhe gjithmone entuziazem per nje te ardhme sa me te mire kisha arritur deri atje .
With some luck i had outsmarted the law too..
E pastaj kush pyeste per lodhjet ,per sakrificat dhe netet pa gjume kur ne fund shperbleheshe madje me nje kenaqesi te vecante .
You feel satisfaction when you get on top of difficulties.


Postuar nga Cindi datė 24 Tetor 2005 - 17:19:

Ka ndodhur edhe kjo tek refugjati. Mos u cuditni!!!!!

8:00 deri me 14:00 pastrim shtepie me dy kate.
15:00 deri me 20:00 pastrim floktoreje te madhe.
21:00 deri me 2 te mengjezit kamarjer banketi ne shtepine e zonjes me rastin e fejeses se vajzes.
3 e mengjezit deri me 6 te mengjezit gjume dhe zgjohu per nje pastrim ne tjeter shtepi.
E keshtu me rradhe refugjati, dhe pastaj njerezit ne Shqiperi presin peshqeshet nga ky refugjat qe e fiton lekun me gjak dhe me djerse.

Eshte guxim i madh ta quash veten refugjat, dhe qef per ata qe presin peshqeshet.


Postuar nga sahara datė 04 Dhjetor 2005 - 15:57:

PERSHENDETJE

I LEXOVA ME VEMENDJE E JU THEM TE DREJTEN AS JU E AS UNE KURRE NE VENDIN TONE NUK DO TE MUNDNIM KURRE TE BENIM KETO LLOJ PUNESH PASTAJ EDHE PSE LODHEM FLAS PER VETEN TIME DHE PSE NGANJEHRE MENDOJ QE PO ME SHFRYTEZOJNE SA MUNDEN SKA GJE UNE PAGUHEM E NE FUND E KEMI FAJIN VETE QE NE VEND TE PUNOJME NE VENDIN TONE VIJME E LAJME E PASTROJME QENEFET E TYNE


SHUME RRESPEKTE NA KA METE VETEM TE BEJME GAJRET E TE THEJME KRYQT TONA DERI SA TE KENA MUNDESI


Postuar nga ingmetalboy datė 05 Dhjetor 2005 - 00:10:

Desha dhe une te thosha dicka, por... nuk mund.
Nuk di cfare te them. Ndonjehere me duket dhe vete sakrifica ime duke punuar 10 ore ne dite dhe duke vazhduar studimet si budallalliku me i madh qe kam bere ( dhe me besoni budallalleqe kam bere shume ne jeten time). Por ndonjehere them me veten: ndoshta nje dite do te shoh mbas ketyre viteve te mundimshme te jetes sime dhe do te buzeqesh para atyre qe do te kem arritur dhe qe kurre nuk do ti kisha ne Shqiperi.
Koha do ta tregoje nqs kisha te drejte apo jo.

Per te gjithe emigrantet qe lexojne kete: kur mendoni qe jeni pa pike fuqie shpresoje se ideja qe ka me qindra te rinj si ju te shprendare kudo ne bote dhe po heqin te njejtat veshtiresi si ju.

Zoti le te na jape fuqi dhe qetesi.


Postuar nga sahara datė 05 Dhjetor 2005 - 12:01:

PERSHENDETJE

E LEXOVA ME VEMENDJE ATE QE KISHE SHKRUAR .....ME PELQEU THENIA AS QE NUK JA KAM IDENE PER VENDBANIMIN.....
SHPESHHERE NJERIU MENDON SE SAKRIFIKON SHUME POR UNE TE THEM KURAJA PER ATE QE N JERIU DON TE NDERTOJE NE TE ARDHMEN EDHE TJU THEM TE DREJTEN SE PO TE ISHA EDHE NJEHERE 15 VJEC DO TE FLEJA NE RRUGE EDHE NE DIMER VETEM TE ARRIJA TE JEM E PAMVARUR E TE NDERTOJA TE ARDHMEN TIME SIC JANE TE PAMVARUR RINIA KETU JEMI ME FAT EDHE PSE LODHEMI EDHE PSE NA SHFRYTEZOJNE E KJO NGANJEHERE NA BEN TE MENDOJME PER SHPREHJEN A JA VLEN

NUK DUHET TE DOREZOHEMI ASNJEHERE SEPSE SHPRESA VDES E FUNDIT, DUHET TE ARRIJME ATJE KU DUAM EDHE NEVE


 
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.