Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga amoxil datė 16 Gusht 2005 - 04:52:

Turizmi “kunder rrymes”

Ne kerkim te pikave “sekrete”, ku nuk ka det dhe zhurme, por freski, kenaqesi e surprize. Ne brigjet e Liqejve te Shkodres, Shkopetit dhe lumenjve te Matit, Erzenit e Shkumbinit

Atehere kur kripa mbi lekure te merzitet, kur vapa dhe plazhet e zhurmshme nuk e justifikojne deshiren per te shkuar ne bregdet, e madje atehere kur kripa e cmimeve e tejkalon ate te detit, ekziston nje alternative tjeter.

Turizmi liqenor e lumor, ose turizmi i ujerave te embla. Rikthimi cilesisht ndryshe tek nje tradite e vjeter, ne brigjet e liqejve te Shkodres e Ohrit, apo brigjet e lumenjve, te cilat shfrytezoheshin nga banoret e qyteteve apo fshatrave aty pari. Por ajo qe mund te perkufizohet si praktike e re, eshte rizbulimi i pikave “te fshehta” nga te apasionuarit, gjithnje ne kerkim te se vecantes. Qe vitet e fundit mund te jene shqiptare apo te huaj, pionere te eksplorimit te shplodhjes dhe pushimit alternativ, larg rremujes nga mbipopullimi i plazheve ne bregdet. Nje fushe gjithesesi ende ne hapat e nje turizmi gati spontan, larg investimeve prespektive, minimalisht cilesore.

Kontrasti dhe drite-hijet e turizmit te ujit te embel, spikatin fort me perballjen Shkoder- Pogradec. Sigurisht qe arsyet e shkodraneve jane te shumta e mbase bindese: Velipoja buze Adriatikut josh shume me teper se liqeni. Me reren e imet, plazhin e pershtatshem dhe hijet e pishave. E megjithate, nje vizite e shkurter ne Shiroke, fshati buze liqenit, bind cilindo se turizmi liqenor do te mund te organizohej ndryshe. Plazhistet e Shirokes jane kryesisht banoret vendas. Nje cift i moshuar te huajsh (qe dallohen menjehere) fotografojne njeri-tjetrin, te entuziazmuar nga horizonti i pamate i liqenit me te madh te Ballkanit, por gjiret e vogla pa rere, me nje lloj cakulli te crregullt, ku perkujdesja e dores se njeriut eshte ende larg, lene per te deshiruar.

Papasterti ne breg dhe ne uje dhe disa femije qe kercejne pa pushim nga nje pike paksa e larte drejt e ne liqen per t’u freskuar. Lokalet e ngritura ne qender te Shirokes e kompensojne gjithsesi pamjen e munguar te nje plazhi plot pushues, sepse parkingjet e tyre nen hijen e pemeve, jane te mbushura me makina me targa te ndryshme, te gatshme per te shijuar prodhimet e liqenit. Nga lokalet ne anen tjeter te ures metalike te riparuar se fundi nga ushtria, vecohet “Shqiponja”, ne rreze te kalase se Rozafes e buze Drinit, ne hyrje ne Shkodres. Nga oborri i miresistemuar i ketij investimi privat, perballe, ne anen tjeter te Drinit te thelle e me prurje te bollshme, dallohen disa familjare qe kane ngritur cadrat e plazhit. E, me tej… vetem kaq.

Po lumenjte, me kthesat qe krijojne pellgje per pak metra not, e qe ndodhen dhjetra kilometra larg plazhit me te afert masiv? Nje zbulim i vertete aspak larg Tiranes, eshte Vau i Previzit, i quajtur ndryshe Skuraj, buze lumit te Matit. Pak kilometra pasi kalon Milotin ne drejtim te Burrelit, pa mberritur ne hidrocentralin e Shkopetit, nje rrugice te shkeput nga aksi nacional dhe te zbret buze lumit (tejet i paster ne kete segment), ne nje shesh te zhytur ne hijen e rrepeve. Zbulimi i pikes se rralle ne portat e vargmaleve, ironikisht s’eshte bere nga vendasit. Por, disa vite me pare, nga personeli i ambasadave te huaja por edhe shqiptare, tiranas e durrsake, e sigurisht nga ata qe e kane me afer, lacianet. “Te shtunen dhe te dielen ketu vijne mbi 200 vete, qe marrin ushqime e pije me vete, freskohen ne lume e peshkojne me grep apo rrjeta, pjekin mish apo hane edhe tek ne”, jep hollesi pronari i te vetmit lokal modest qe eshte ngritur aty, Florian Lazri.

Dhe ne te ngrysur “turistet” marrin rrugen e kthimit, qe ne fakt perkthehet ne jo me shume se nje ore larg Tiranes, nese segmenti i Kamzes, nuk eshte ne pikun e trafikut. Mes atyre qe nuk u merzitet kurre pika e Skurajt, eshte edhe familja e Dode Menges nga Laci, qe shfrytezon edhe ditet e javes. Ndryshe nga bashkeqytetaret e tij, ai e ka zevendesuar prej vitesh kete pike, me plazhin e Patogut apo Shengjinit. Doda tregon se ne fundjave nuk eshte cudi qe sheshi te okupohet nga mbi 100 makina me targa te ndryshme, ndersa mjete te tjera ngjiten edhe pak me lart, ne liqenin e krijuar nga hidrocentrali i Shkopetit.

Pejsazhi i rruges midis te lugines se thelle e te pasur ne bimesi, eshte mbreselenes. Por per me teper infrastrukture nuk behet fjale. Gjithcka mbetet ne perqindjen e dozes aventurore te vizitorit dhe cilesise se makines qe ka ne dispozicion.

E ndersa zhvillimet social- ekonomike do duan ndoshta edhe ca vite qe ta zgjerojne gjeografine e plazheve drejt Verilindjes, pergjate ujrave te Erzenit e Shkumbinit, ne Shqiperine e Mesme, shumecka duket se po ndryshon per mire. Turizmi i miniplazheve lumore eshte ne formesim e siper, qofte pa mberritur ne Qafen e Kerrabes kur nisesh nga Tirana, apo edhe ne aksin Elbasan- Librazhd. Ku pronaret e lokaleve buze lumit, te pajisur me lejet perkatese, po shfrytezojne keto dite vere gatimet tradicionale, gjahun ne pyjet rrotull dhe ujin e lumit, per te joshur pushuesit. Te cilet pas freskimit ne Erzen apo Shkumbin, shijojne menyne e restorantit aty ngjitur dhe pasdite kthehen ne Tirane, Elbasan apo me tej. Pronaret e mbi 50 mjediseve te tilla nga Tirana e deri prane Librazhdit, te ndihmuar edhe nga infrastruktura e sistemuar rrugore, mirembajne territorin dhe garantojne kthimin e klienteles edhe fundjaven e ardhshme. Sepse cdo sezon, gjithnje e me shume pushues, kane filluar ta kuptojne se “eshte e lire kripa ne Durres, por e ha qeraja udhes…”.


  Gjithsej 239 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.