Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga agata datė 02 Qershor 2004 - 18:48:

Turismi eshte e ardhmja e Shqiperis…

Shiperia eshte nje vende shume i vogel, por me nje pozite gjeografike interesante…
Shqiperia nuk eshte pluhuri i ballkanit, por vendi ku takohet e tashmja me te shkuaren e illirianeve, vendi, qe shernon qyteterimin e mesdheut ashtu si greqia, vendi i kryqezimit, midis vendeve orientale e oksidentale..
Shqiperia nuk eshte vendi me i varfen ne evrope, por « nje vend i pasur, i varferuar »,
Viktime e fqinjeve te saj…, e fuqive te medha…, dhe e vetvetes…


Shqipria eshte nje vende qe ka nje bregdet mahnites, shum natyral e pak te eger, ēdo gje eshte origjinale…, gjithashtu shqiperia ka nje pasuri patrimuan…, nje prejardhje e kulture te lashte, qe vertetohet nga qyteterimi ilirjan…pershembull..
· Kemi qytetin e Sarandes qe ka Butrintin qe eshte ndertuar rreth shekullit IV deri V te eres sone, dhe brenda Butrintit kemi mure qe jan ndertuar para heres sone…
· Kemi Himaren nje fshat i mrekullushem i pasur me kisha, Shen Panaja, Shen Todhri , Shen Nikola…
· Kemi Vloren ku ndoshet e ashtuquajtura, Uji i ftohte…, nje xhami e ndertuar qe nga 1542 e quajtur xhamia e Muratit, dhe Manastirin e Shen Marie Zvernec..
· Kemi Duresin dhe Amfiteartin e Apollonise, qe eshte ndertuar rreth shekullit II te eres sone…
Keshtu do vazhdoja akoma duke permendur Krujen, Beratin e te tjere…duke permendur origjinalitetin e . arshitektures shqiptare nje ndrethurje midis artit katolik e asaj islamik…

Por edhe pse egzistojne te gjitha keto, shqiperia mbetet nje vende i pa njohur per turistat…
Torizmi ka shume veshtiresi te zhvillohet ne shqiperi sepse qeferia shqiptare nuk e kultivon kete produkte, qe mund te behet lokomotiva e ekonomose shqiptare…
Turqia psh, nxjerr nga turizmi 30% e te ardhurave vjetore…por edhe kontribon ne zhvillimin e saj.

Qeferitaret tane thone, qe kurba e grafikut eshte ne rritje nga viti ne vit, ato thone, qe shqiperia ka nje numer prej 18 000 turistash ēdo vit..
Kjo shifer me duket pak absurde sepse mendoj se te vetmit turiste, qe shkoj ne shqiperi, jan refugjatet, qe jetojne jashte shqiperise..
Nuk mendoj se ndonje turiste do te kishte deshire te udhetonte ne rruget tone, qe te vrasin brinjet e te prishin makinen…
A ka shteti jone nje buxhet qe ti kushtohet zhvillimit te turismit… ?
Kur politikanet tone thone qe, turismi eshte ne rritje nga dita ne dite, pse nuk kontribojne ne infrastrukturen e saj.. ?

Shqiptaret qe jetojne ne shqiperi, preferojne ti bejne pushimet ne Mal te Zi apo Turqi, sepse mendojne, se eshte me paster dhe me lire se sa, po ti kalojne keto pushime ne Sarande apo Himare…

« un aty kam gjetur nje histori shum te pasururuar
kujtime shum te bukura, krejtesisht te shkateruar… » Ismail Kadare


Postuar nga BETERRI datė 02 Qershor 2004 - 18:57:

Sabina......

Nqs qeveria permend shifren 1800,atehere besoj qe duhet ta kuptosh edhe ti q


Postuar nga BETERRI datė 02 Qershor 2004 - 19:00:

....................

-vijon,qe kjo shifer eshte per te huajt qe hyjne ne shqiperi,se po te ishte per refugjatet shqiptare ata jane gati nje milion.Por prape nuk besoj qe eshte kjo shifra reale,po te llogarisim qe 200.000 shqiptare te kosoves hyne ne vit ne shqiperi.


Postuar nga agata datė 02 Qershor 2004 - 20:34:

pershendetje Beterri.

sipas mendimit tuaj, nese e kuptova sakte do te thote qe ne me turizmin jemi ok...
un flas per turismin, qe sjell te ardhura...
dhe jo per ato te huaj qe i kalojne pushimet ne greqi dhe thone prit te shkojme nje dite ne shqiperi sa per te pare Butrintin dhe te gjitha shpenzimet e tyre i bejne ne greqi...

plazhet tona jane "manifik" dhe kjo sepse uji eshte i ngrohte dhe klima e mire, sepse sa per pisllik dhe hoteleri nuk di ē te them...

ndoshta un flas pak si shum per shtetin dhe veprat e tij, por ai eshte i vetmi, qe mund te bashkoj disa elemente me ndihmen e privatit.
e jo te japi leje ndertimi sot e neser te vij ta prishi se thot, nuk i pershtatet vendit...
le te organizoj nje infrasrukture me disa arshitekte dhe inxhinjere ndertimi, fundja ky eshte nje investim i rendesishem per te ardhurat e Shqiperise dhe per terheqjen e turizmit ne shqiperi.
sepse i huaji vjen ndoshta sot, por e rendesishme eshte, qe kur te iki te kete deshire per tu kthyer...


Postuar nga BETERRI datė 02 Qershor 2004 - 21:42:

Sabina....

Jam dakord me ty,e kisha keqkuptu shkrimin tand te meparshem,dihet qe shteti ka shume gjera ne dore per ta bere turizmin tone sa me terheqes,por deri tani eshte si mos me keq,te shohim ne te ardhmen,nuk kam cfar te shtoj ma .


Postuar nga dodgy datė 02 Qershor 2004 - 21:45:

?

SABINA eshte me te vertet per te ardhur keq jemi me te vertet nje nder vendet me nje pozicion dhe me nje klim qe mund te them me e mira ne europ.
Turizmi eshte nje nder bizneset me te fuqishme.eshte nje fitim i paster dhe i pergjithmon.Shum vende jetojn me turizmin psh Greqia qe kemi pran mbahet nga turizmi dhe ishte ai qe sot e solli ne kete gjendje qe eshte.
Un shpresoj qe edhe tek ne do te filloj por kemi shum pun akoma per te bere.por po qe se shteti jon do ta merte me seriozisht dhe ta vlersonte me shum kete drejtim besoj se do ja arrisim me shpejt qellimit.
Me vjen keq qe ketu nga Anglia nuk ka linj direkte ajrore nga Anglia per ne shqipri.Mendoj se na duhet nje aeroport i sakt dhe nje pun me e shpejt me rruget.mendoj se televizioni shteti duhet te bej nje politik ne popull per te qen shum te sjellshem dhe te edukuar me turistat.duhet patjeter turisti te ket te gjitha kushtet dhe te ngelet i kenaqur me qellim qe te vijn perseri. .
Per mua turizmi ne shqiperi eshte tema me kryesore qe duhet ta shikojm seriozisht ta shikojm si nje te ardhme te vendit ton.
Lexoj nga gazetat qe ne Durres prishen pallate ne plazh [te ashtequajtura ndertesa pa leje]doja te thoja se shteti nuk po ndihmon ose ndoshta nuk po jep nje drejtim per ato pak bizesmen qe ekzistojn .nuk me duket e sakte qe sa filluan ndertimet fillojn dhe shkaterimet.
EShte me te vertet problemi i lekeve qe nuk kemi por nuk mendoj se dhe ato pak qe kemi ti prishim me duart tona.
Dua te them se shteti duhet te jet me i qart me ligjet dhe sa per investimet do te thoja se nqs shteti do te zgjidhi problemin me ligjet investimet nuk do mungojn.mendoj se te gjith shqiptaret[emigrantet dhe vendalit] do te investonin ne shqipri nqs ka nje siguri per investimin qe do te besh.


Postuar nga amoxil datė 23 Korrik 2005 - 00:52:

DURRES, DYNDEN TE HUAJT

DURRES, DYNDEN TE HUAJT

Durres- Mbi 28 mije shqiptare dhe europiane kane hyre ne Shqiperi per qellime pushimi nga porti detar i Durresit gjate 20 diteve te para te ketij muaji. Turiste gjermane, italiane, zviceriane, austriake, e franceze te organizuar ne grupe ose dhe individualisht kane preferuar te zbulojne misterin e bukurise se vendit te shqiponjave dhe bregdetit te tij. Jane 5325 persona te ketyre kombesive qe kane udhetuar me tragetet e linjave te ndryshm qe prekin cdo dite kalatat portuale gjate ketij sezoni te ngarkuar. Jane hedhur keshtu poshte edhe zerat se dhe kete vit bregdeti shqiptar ka qene i braktisur nga te huajte. Shqiperia dhe resurset e saj natyrore e humane perbejne interes per te huajte. "Eshte e vertete, pohojne ne komisariatin e policise se portit detar te Durresit, se mes numrit te shtetasve gjermane, zviceriane dhe atyre italiane, ka dhe persona me kombesi shqiptare, qe kane nderruar shtetesine, po kjo nuk e zbeh numrin e te huajve qe vizitojne dhe pushojne ne bregdetin shqiptar". Keshtu muaji korrik ka qene teper i ngarkuar, pasi nga porti i Durresit kane kaluar per t'u futur ne qytet e me tej ne thellesi te vendit plot 28 048 persona te kombesive te ndryshme, kryesisht te ardhur per qellime turizmi. Mes numrit te te huajve te futur ne vend, kane qene dhe nente spanjolle, si dhe nje numer me i paket nga vende te tjera te Europes. Qe nga data 15 korrik, qe shenon dhe fillimin e pikut te sezonit, persa i perket fluksit te hyrjeve, ne portin e Durresit eshte rritur ndjeshem numri i emigranteve qe mberrijne ne vend per te kaluar pushimet prane familjeve te tyre. Jane te shumte dhe emigrantet kosovare qe pasi mberrijne ne vend, zhvendosen pak dite qendrimi ne trojet e tyre, drejt plazheve shqiptare per te pushuar. Disa perballe cmimeve te larta qe hasin ne tregjet e zonave turistike ne vend dhe kushteve jo dhe aq stimuluese, shprehen se mbeten ende partizane te turizmit patriotik, po kjo ka nje limit qe me shume se tek ata, do te rendoje ne vitet e ardhshme te bisnesmenet e ketyre zonave. Efektet kane filluar te ndihen si ne bar-restorante, ashtu dhe ne hotelet e motelet e shumta te plazhit te Durresit. Cmimet e larta te gatimit dhe servirjes, si dhe te hotelerise, kane bere qe pushuesit te braktisin frekuentimin e shpeshte te restoranteve dhe te gatuajne vete. Njekohesisht konkurues perballe hoteleve dhe moteleve mbeten shtepite private, te cilat ofrojne cmime me te favorshme per pushuesit.


Postuar nga Hektori datė 26 Korrik 2005 - 14:29:

Mendoj se turizmi eshte i rendesishem per Shqiperine por nuk mund te behet dega kryesore e ekonomise shqiptare.


Postuar nga mendim datė 29 Korrik 2005 - 11:00:

Talking ha ha

ha ha


Postuar nga amoxil datė 31 Korrik 2005 - 22:55:

Sido qė tė jetė, turizmi mund tė bėhet njė degė kryesore e ekonomisė shqiptare, sepse kushtet ekzistojn, vėndet e bukura jan tepėr mahnitėse nė shqipėri por jo tė shfrytėzuara nė maksimum.


Postuar nga mendim datė 02 Gusht 2005 - 08:04:

Nga ne vete varet e ardhmje

Sigurisht qe turizmi eshte nje nga deget me te rendesishme per zhvillimin e ekonomise vendase, por ndergjegjesimi yne qytetar per kete fakt eshte kushti kryesor qe te ece perpara ky degeim i rendesishem


Postuar nga amoxil datė 06 Gusht 2005 - 00:29:

Duhet qė edhe shteti ti japi pak vėmendje turizmit nė shqipėri, tė mundohet sado pak tė financoj institucionet individuale.


Postuar nga amoxil datė 10 Gusht 2005 - 03:45:

Tourists pack off because of water pollution ....

Durres- After many warnings, Durres District Office cancelled the contract with the German company “Berlin Wasser”.The head of this office undertook this extreme act as a result of irresponsible and indifferent attitude of the officials of the German company, who after some constraints undertaken by local organs, are following their old habit of not supplying the inhabitants of the coastal city of Durres, for which the Albanian state invested 20 million dollars during these last years. Apart this fact, the continuous lack of water supplying in Plash (beach) area resulted into a sensitive diminishment of tourists’ flux. Although Plazh’s maintenance office has done an appreciable preliminary job in the eve of tourist session, like cleaning the sand from wracks and solid wastes, the lack of water, spilling over of sewage into the sea, lack of public water closets throughout the whole territory of Durres beach resulted into the diminishment of tourist frequentation below the predicted levels. The zone of Plazh still is suffering the lack of water supplying and other infrastructure facilities even after the investments from the state budget for the reconstruction of the road from Ura e Dajlanit to Plepa, which cost 9 million euro and after promises full of political rhetoric articulated during the electoral campaign. The lack of water supplying came naturally after the indolent job of the German company “Berlin Wasser”, which manages the water system in the coastal city of Durres. In a recent meeting with the head of Durres district, Genc Alizoti, the officials of this company have been warned several times for canceling the contract, while these days the head of the district has already prepared the official document to undertake such extreme act.


Postuar nga amoxil datė 16 Gusht 2005 - 04:49:

Pogradeci, njė stacion antistres

Kėtė verė, gjithnjė e mė shumė pushues i drejtohen bregut tė liqenit, pėr njė palė pushime si “tė Lagushit”; pa disko, pub-e dhe rrėmujė. Tė cilėt kanė zbuluar vit pas viti, sekretin e qytetit “tė heshtur”, mes koranit, mjelmave dhe luleve

nga Alqi Koēiko

Njė arsenal suprizues trėndafilash dhe lulesh tė shumėllojshme, mbi njė tapet tė gjelbėrt bari, tė ftojnė drejt tavolinave nėn shelgjet lotues e ēadrave tė mėdha, mbi buzėn e ujit. Fėmija qė hyn pak hapa para njė ēifti tė porsazbritur nga makina me targa tė Tiranės, paralajmėron I ngazėllyer prindėrit: “Mami, babi, kemi ardhur tek shtėpia e Borėbardhės”. Godina e hotel “Milenium” nė Tushemisht, s’ka tė bėjnė fare me pėrmasat e shtėpisė sė personazhit tė famshėm tė pėrrallave, por pėrshtypja e parė e vogėlushes, pas njė udhėtimi rreth 3 orėsh, po.

Kopshti qė ndan distancėn mes hotelit dhe liqenit tė Pogradecit, ėshtė njė nga ato parajsat e vogla, qė edhe nėse ke mbėrritur aty rastėsisht, ėshtė e sigurt se do tė rikthehesh sėrish. Sepse pas disa orėsh qėndrimi aty, mund tė kuptosh se rikthimi ėshtė i pashmangshėm. Njė recetė pėrzierjeje tė suksesshme e klimės sė freskėt nė kėto ditė ku temperaturat i kanė thyer rekordet, qetėsia dhe shėrbimi i rreth 10 punonjėsve me uniformėn klasike bardh e zi, bėjnė qė tė zakonshme nė kėtė mjedis, tė duken vetėm ēmimet.

Kėto dhe njėmijė e njė arsye tė tjera, ndoshta bėjnė qė tė kuptosh se pėrse kėto ditė gushti, mund tė takosh nė ato pak metra katrorė, Dritėro Agollin, Ilir Metėn apo Spartak Brahon. Ndėrsa nė ditėt e tjera ēdokush mund tė pinte njė kafe apo tė drekonte aty, pėrkrah Presidentit Moisiu, kryebashkiakut tė Tiranės Edi Rama, ministrit Blushi apo sekretarit tė pėrgjithshėm demokrat Ridvan Bode e deputetit tė PD, Astrit Patozi.

Njė mjedis qė mė shumė se kjo mundėsi, e bėn ēdo pushues qė tė ndjejė se ekziston edhe njė stacion i ri relaksi. Njė hapėsirė antistres, ku derdhen ujėrat e kristaltė tė burimeve tė Tushemishtit. Dhe vetėm pas kėsaj, mund tė shohėsh tė realizohet ēdo ditė aty, njė version i ri i “Zonjės nga Qyteti”. Ku pushuesit e shumtė, nė ndryshim nga teto Ollga e filmit tė realizmit socialist qė ėshtė xhiruar shumė vite mė parė nė kėtė fshat, jo vetėm shkojnė me dėshirė, por janė gati tė shpikin arsye nga mė tė ndryshmet, pėr tė mos u kthyer njė minutė e mė parė nė qytet e tyre.

Ndaj, nuk ėshtė aspak ēudi qė makinat me targa tė kryeqytetit, Korēės, Elbasanit e deri tė Durrėsit, e kanė “pushtuar” kėtė fshat. Sepse pėr tė shkuar deri nė Pogradec, tani ėshtė bėrė gjithnjė e mė e lehtė. Pėrfundimi pak ditė para zgjedhjeve tė 3 korrikut, i punimeve nė segmentin Elbasan-Librazhd, e ka bėrė njė superstradė pa ndėrprerje, rrugėn nė itinerarin Tiranė-Durrės-Qafė Thanė. E nė majėn e saj, kush e sheh liqenin me sy tė lirė, zėre se ka mbėrritur nė Pogradec.



Parajsė lulesh

Pandi Llakmani, pronari i hotel “Milenium”, ėshtė tipiku i pogradecarit tė shtruar dhe punėtor. “Emri i hotelit? Kur e ngrita nuk mund tė quhej i tillė, se karabinaja kishte vetėm tre dhoma tė pėrfunduara. Por meqė ishte fundi i dhjetorit 1999 dhe viti 2000 po trokiste, vendosa ta quaj “Milenium”. Mbase edhe emri ishte kėmbėmbarė”, thotė ish- mėsuesi i gjuhėve tė huaja. E ngritur “me thonj”, nė fillim ndėrtesa e re edhe shkallėt i kishte pa mbajtėse. I zoti kishte vendosur qė tė gjitha fitimet t’i shkonin punimeve tė hotelit, derisa pas dy vjetėsh, arriti “tė sajonte” 7 dhoma.

“Atėherė dėgjova se kishte filluar sistemi i kreditimit pėr bizneset, dhe kredia qė mora nė Korēė mė dha shumė dorė. Pėrfundova 18 dhoma, klientela qė filloi tė vinte njė e nga njė dhe xhiroja, patėn rritje ditė pas dite. Derisa verė pas vere, fundjavė pas fundjave, arrita deri kėtu”. Dhe “Milenium” tashmė me 25 dhoma tė kompletuara,-shumica me pamje nga liqeni,-me restorantin e kuzhinėn pėr t’u pasur zili nga ēdo simotėr nė vendet fqinjė, ka gjithsesi njė pėrmasė tjetėr; Miniaturėn e “kopshteve tė varura tė Babilonisė”.

Duke u kthyer nė njė destinacion tė ri pėr shqiptarėt dhe trupin diplomatik e tė huajt e tjerė qė jetojnė e punojnė kėtu. Por pronari i hotelit “tė vogėl” tė fshatit, nuk “fluturon mbi liqer”. Ndaj, bujtina e tij, pavarėsisht ekspansionit, duket se do tė jetė gjithnjė, njė ambjent i arritshėm pėr t’u frekuentuar, nga tė gjitha shtresat. Pavarėsisht se 5-6 vitet e jetės sė saj, e kanė bėrė atė njė piketė turistike, qė nuk tė kujton mė asgjė, nga ato tre dhomat e dikurshme. Pavarėsisht se pas njė muaji, nė shtator, do tė ketė edhe njė sallė konferencash me shėrbimin kompjuterik dhe pajisjet audio e video.

“Kam investuar vazhdimisht, dhe pėrpiqem qė ēdo gjė tė shkojė mirė. Problemi im tani ėshtė mospėrballimi i klientelės”, shton Pandi duke qeshur. Sepse pėrveē verės, tre ditėt e fundit tė javės janė tė ngarkuara me punė pėrgjatė 12 muajve tė vitit. Duke arritur tė “zbulohet” edhe nga turistėt e huaj, ndaj kėto ditė agjensitė turistike ēajnė telefonat.

“Kemi filluar t’i marrim klientelėn turistike edhe Maqedonisė pėrballė dhe njė arsye shtesė ėshtė gatimi shqiptar, qė qėndron mė lart se ai i fqinjėve”, tregon Pandi. Ndaj ndodh shpesh qė klientėt e njohur pyesin pa droje; “kuzhinieri ėshtė ai i vjetshmi apo jo”, dhe startojnė porositė e pjatave tė preferuara. Por ajo ēka Pandi u tregon me krenari tė veēantė ēdo vizitori qė troket pėr herė tė parė, ose qė rikthehet pas shumė kohėsh, janė dhomat. Qė nga mobilimi sipas pėrmasave tė secilės dhomė, banjo tė kompletuara deri tek shampot, brisqet dhe sapunėt e sigluar “Milenium”, tė porositura nė Holandė.

Duke e detyruar edhe ndonjė klient vesveseli si Edi Rama e Rudina Magjistari, qė pasi kanė lėnė dhomėn njė mėngjes, t’i deklaronin: Kėsaj here, nuk na hynė nė punė jastėkėt qė marrim gjithmonė me vete kur udhėtojmė, nė bagazhin e makinės. “E vetmja kėrkesė qė nuk u plotėsova klientėve, ishte ajo herė kur dikush mė kėrkoi qė dhomėn ta kishte me pamje nga deti”,- thotė Pandi, qė e ka pėrgjigjen nė majė tė gjuhės: “Po e do me pamje nga liqeni, edhe mund tė bėj diēka”.



Korani, aleat

Si Pandi Llakmani, janė edhe mbi 50 pronarė tė tjerė hotelesh pėrgjatė 88 kilometrave tė bregut shqiptar tė liqenit tė Pogradecit, qė kanė ngritur bizneset e tyre sa zbret Qafė Thanėn, nga Lini e deri pak metra nga Dogana e Tushemishtit. Emra si “Shėn Naumi”, “Leon”, apo shumėkatėshi “Enkelana” (ish turizmi), “Royal”, “Kalaja”, “Tea” e “Eurokorēa” etj, janė ajka e menysė turistike tė qytetit “tė urtė”.

Tė zotėt e tyre e kanė kuptuar se mundėsitė turistike tė Pogradecit janė shumė mė tė mėdha nga sa ėshtė ofruar nė vite; ato kanė ardhur nė pėrmirėsim e sipėr dhe kėtė ditė, liqeni i tyre mund tė thuhet pa frikė se ka qenė surpriza e sezonit turistik. Sepse rivalja mė e madhe shqiptare e ujrave tė Adriatikut e Jonit, ka edhe njė aleat shumė tė fortė pėr kėtė; koranin. Peshkun e rrallė qė gjendet vetėm nė kėtė liqen, mė tė thellin e Ballkanit. Ndaj, restorantet e shumtė jo vetėm nė hotele, por edhe nė qytet e Drilon, e kanė atė pjatėn e parė. Duke e ofruar me njė listė tė gjatė gatimesh, qė nga pjekja nė zgarė, e deri tek tava e famshme e koranit me arra. Sigurisht qė nė ndonjė vend, bujtėsit qė nuk e njohin specien e rrallė “mishėkuq”-e, mund tė paguajnė me ēmimin e saj jo edhe aq tė lirė, njė belushkė apo njė troftė, qė dalin ēdo mėngjes herėt me shumicė, nga rrjetat e dhjetra barkave tė peshkatarėve.

Megjithatė, turizmi pogradecar ka qėndruar me kėmbė nė tokė, duke mos ngritur ēmimet dhe duke i pėrmirėsuar nga sezoni nė sezon kushtet dhe cilėsinė e shėrbimit. Ndaj, kryeqytetasit e shėtitur nėpėr plazhet e tjera tė Shqipėrisė, nuk kanė sesi tė mos habiten kur taksisti qė i shpėrngul qendra apo “agjensia” e qytetit deri nė Tushemisht, u kėrkon 200-300 lekė. E ndėrsa nė plazhin e Durrėsit, njė varkė me pedale pėr shėtitje nė det kushton 500 lekė ora, nė Pogradec mund mund tė paguash 2-3 herė mė pak. Lista e shembujve tė tillė ėshtė e gjatė, deri tek ushqimi dhe ēmimet e dhomave tė hoteleve, nė shumicėn e rasteve me 2-3 mijė lekė nata.

E nė rast se Pogradecin mė shumė se pėr ujin, e ke zgjedhur pėr relaksin, mund tė bėsh njė shėtitje tė shkurtėr deri tek Vila Art (ish-vila e Enverit) nė Drilon, tek restorant “Kėrmilli” e Restorant “Peshku” nė Tushemisht. Ky i fundit, njė tjetėr surprizė ndoshta e pashoqe, ku njė akuarium natyror gjigand, me ujėrat e rrjedhshėm tė fshatit, tė fton tė drekosh apo darkosh nė shoqėrinė e mjelmave dhe tufėn e koranit e troftave deri mbi 5 kilogramėshe, qė kėrcejnė mbi ujė pėr tė kapur thėrrimet e bukės qė hidhen me bujari nga tavolinat e strehuara nėn hijen e shelgjeve.

Tė gjitha kėto, kanė bėrė qė nėse moda e turizmit shqiptar vitet e fundit tė kenė qenė me rradhė Himara, Saranda apo Vlora, tani fjalėn e ka marrė Pogradeci. Qė nuk ka synuar t’u zbrazė xhepat frekuentuesve, duke i ndjellė qė ata tė rikthehen sėrish. Tė ndihmuar edhe nga fati i mospushtimit nga ndėrtimet masive me apo pa leje, qė kanė shėmtuar edhe qytete tė tilla si Saranda, qė e shohin pas 15 vjetėsh veten, tė pushtuar nga betoni. Duke e bėrė qytetin e liqerit, konkurentin mė tė fortė tė plazheve tė kripura shqiptare.



Nė kėrkim tė relaksit

Po ishe njė i ri apo e re, qė piercing-u dhe volumi maksimal i hip-hopit nė kasetofonin e makinės ta tradhėton dėshirėn pėr jetėn e natės dhe mbrėmjet e zhurmshme, ėshtė e kotė qė ta marrėsh rrugėn drejt Pogradecit. “Mund tė quhet mangėsi kjo mungesa e jetės sė natės”, arsyeton Pandi Llakmani, “por nga ana tjetėr, ne pikėrisht kėtė i ofrojmė pushuesve dhe pėr kėtė pėlqehemi: Pėr turizmin e qetėsisė”. Ndaj lajmet e pafund tė kronikave tė zeza, e kanė lėnė jashtė emrin e kėtij qyteti. Ai qė piketon Pogradecin, duhet tė jetė njė tip qė kėrkon relaksin e plotė, qoftė dhe pėr njė fundjavė, e madje edhe pėr njė ditė. E tė nisesh nė mėngjes herėt, tė shijosh kafenė e paradites pranė liqenit, njė drekė dhe njė shėtitje tė shkurtėr pasdite para se tė kthehesh sėrish, ėshtė shndėrruar tashmė nė modė. Eshtė kjo arsyeja, qė mysafirėt e Pogradecit janė ēiftet e reja, familjet me prindėr 30-40 vjeēarė dhe mė pas, moshat e treta qė zgjedhin ajrin e pastėr, ujin e liqenit tė Ohrit dhe koranin. Por jo vetėm kaq.

Mund t’i hipni makinės dhe brenda pak orėsh ēdo vizitor mund tė kundrojė mozaikėt e njohur tė Linit, Drilonin, fshatin turistik tė Tushemishtit, tė bėjė shėtitje me varkė apo me kėmbė pėrgjatė shėtitores ngjitur me ujin e liqenit, apo pse jo, tė konsumojė edhe njė picė taxi aty ku ta ka ėnda. Sigurisht, gjatė mbrėmjes, nuk duhet tė harroni tė nxirrni nga bagazhet, diēka pėr tė hedhur krahėve. Sepse me largimin e diellit, me pėrskuqjen e liqenit dhe me ndezjen e dritave tė para, nė Pogradec fillon tė fryjė puhiza. Aq sa edhe Dritėroi, duke rrėkėllyer njė gotė tė vogėl me raki tė Tushemishtit, nė njė nga tryezat mes trėndafilave para “shtėpisė sė Borėbardhės”, do tė niste e tė recitonte ngadalė me vehte, vargjet e Lasgushit: Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir…


Postuar nga amoxil datė 16 Gusht 2005 - 04:52:

Turizmi “kunder rrymes”

Ne kerkim te pikave “sekrete”, ku nuk ka det dhe zhurme, por freski, kenaqesi e surprize. Ne brigjet e Liqejve te Shkodres, Shkopetit dhe lumenjve te Matit, Erzenit e Shkumbinit

Atehere kur kripa mbi lekure te merzitet, kur vapa dhe plazhet e zhurmshme nuk e justifikojne deshiren per te shkuar ne bregdet, e madje atehere kur kripa e cmimeve e tejkalon ate te detit, ekziston nje alternative tjeter.

Turizmi liqenor e lumor, ose turizmi i ujerave te embla. Rikthimi cilesisht ndryshe tek nje tradite e vjeter, ne brigjet e liqejve te Shkodres e Ohrit, apo brigjet e lumenjve, te cilat shfrytezoheshin nga banoret e qyteteve apo fshatrave aty pari. Por ajo qe mund te perkufizohet si praktike e re, eshte rizbulimi i pikave “te fshehta” nga te apasionuarit, gjithnje ne kerkim te se vecantes. Qe vitet e fundit mund te jene shqiptare apo te huaj, pionere te eksplorimit te shplodhjes dhe pushimit alternativ, larg rremujes nga mbipopullimi i plazheve ne bregdet. Nje fushe gjithesesi ende ne hapat e nje turizmi gati spontan, larg investimeve prespektive, minimalisht cilesore.

Kontrasti dhe drite-hijet e turizmit te ujit te embel, spikatin fort me perballjen Shkoder- Pogradec. Sigurisht qe arsyet e shkodraneve jane te shumta e mbase bindese: Velipoja buze Adriatikut josh shume me teper se liqeni. Me reren e imet, plazhin e pershtatshem dhe hijet e pishave. E megjithate, nje vizite e shkurter ne Shiroke, fshati buze liqenit, bind cilindo se turizmi liqenor do te mund te organizohej ndryshe. Plazhistet e Shirokes jane kryesisht banoret vendas. Nje cift i moshuar te huajsh (qe dallohen menjehere) fotografojne njeri-tjetrin, te entuziazmuar nga horizonti i pamate i liqenit me te madh te Ballkanit, por gjiret e vogla pa rere, me nje lloj cakulli te crregullt, ku perkujdesja e dores se njeriut eshte ende larg, lene per te deshiruar.

Papasterti ne breg dhe ne uje dhe disa femije qe kercejne pa pushim nga nje pike paksa e larte drejt e ne liqen per t’u freskuar. Lokalet e ngritura ne qender te Shirokes e kompensojne gjithsesi pamjen e munguar te nje plazhi plot pushues, sepse parkingjet e tyre nen hijen e pemeve, jane te mbushura me makina me targa te ndryshme, te gatshme per te shijuar prodhimet e liqenit. Nga lokalet ne anen tjeter te ures metalike te riparuar se fundi nga ushtria, vecohet “Shqiponja”, ne rreze te kalase se Rozafes e buze Drinit, ne hyrje ne Shkodres. Nga oborri i miresistemuar i ketij investimi privat, perballe, ne anen tjeter te Drinit te thelle e me prurje te bollshme, dallohen disa familjare qe kane ngritur cadrat e plazhit. E, me tej… vetem kaq.

Po lumenjte, me kthesat qe krijojne pellgje per pak metra not, e qe ndodhen dhjetra kilometra larg plazhit me te afert masiv? Nje zbulim i vertete aspak larg Tiranes, eshte Vau i Previzit, i quajtur ndryshe Skuraj, buze lumit te Matit. Pak kilometra pasi kalon Milotin ne drejtim te Burrelit, pa mberritur ne hidrocentralin e Shkopetit, nje rrugice te shkeput nga aksi nacional dhe te zbret buze lumit (tejet i paster ne kete segment), ne nje shesh te zhytur ne hijen e rrepeve. Zbulimi i pikes se rralle ne portat e vargmaleve, ironikisht s’eshte bere nga vendasit. Por, disa vite me pare, nga personeli i ambasadave te huaja por edhe shqiptare, tiranas e durrsake, e sigurisht nga ata qe e kane me afer, lacianet. “Te shtunen dhe te dielen ketu vijne mbi 200 vete, qe marrin ushqime e pije me vete, freskohen ne lume e peshkojne me grep apo rrjeta, pjekin mish apo hane edhe tek ne”, jep hollesi pronari i te vetmit lokal modest qe eshte ngritur aty, Florian Lazri.

Dhe ne te ngrysur “turistet” marrin rrugen e kthimit, qe ne fakt perkthehet ne jo me shume se nje ore larg Tiranes, nese segmenti i Kamzes, nuk eshte ne pikun e trafikut. Mes atyre qe nuk u merzitet kurre pika e Skurajt, eshte edhe familja e Dode Menges nga Laci, qe shfrytezon edhe ditet e javes. Ndryshe nga bashkeqytetaret e tij, ai e ka zevendesuar prej vitesh kete pike, me plazhin e Patogut apo Shengjinit. Doda tregon se ne fundjave nuk eshte cudi qe sheshi te okupohet nga mbi 100 makina me targa te ndryshme, ndersa mjete te tjera ngjiten edhe pak me lart, ne liqenin e krijuar nga hidrocentrali i Shkopetit.

Pejsazhi i rruges midis te lugines se thelle e te pasur ne bimesi, eshte mbreselenes. Por per me teper infrastrukture nuk behet fjale. Gjithcka mbetet ne perqindjen e dozes aventurore te vizitorit dhe cilesise se makines qe ka ne dispozicion.

E ndersa zhvillimet social- ekonomike do duan ndoshta edhe ca vite qe ta zgjerojne gjeografine e plazheve drejt Verilindjes, pergjate ujrave te Erzenit e Shkumbinit, ne Shqiperine e Mesme, shumecka duket se po ndryshon per mire. Turizmi i miniplazheve lumore eshte ne formesim e siper, qofte pa mberritur ne Qafen e Kerrabes kur nisesh nga Tirana, apo edhe ne aksin Elbasan- Librazhd. Ku pronaret e lokaleve buze lumit, te pajisur me lejet perkatese, po shfrytezojne keto dite vere gatimet tradicionale, gjahun ne pyjet rrotull dhe ujin e lumit, per te joshur pushuesit. Te cilet pas freskimit ne Erzen apo Shkumbin, shijojne menyne e restorantit aty ngjitur dhe pasdite kthehen ne Tirane, Elbasan apo me tej. Pronaret e mbi 50 mjediseve te tilla nga Tirana e deri prane Librazhdit, te ndihmuar edhe nga infrastruktura e sistemuar rrugore, mirembajne territorin dhe garantojne kthimin e klienteles edhe fundjaven e ardhshme. Sepse cdo sezon, gjithnje e me shume pushues, kane filluar ta kuptojne se “eshte e lire kripa ne Durres, por e ha qeraja udhes…”.


Postuar nga mendim datė 16 Gusht 2005 - 11:12:

vleresim

Pa shume njohje dhe informacione per kete pike te zhvillimit te ekonomise shqiptare, une e shoh turizmin me syrin e klientit, pushuesit dhe pse jo kam deshiren ta shoh edhe me syrin e personit te interesuar per zhvllimin ekonomik te vendit ku ai kam vendosur te investoje per veten dhe te ardhmen.
E cliruar nga komplekset qe zakonisht shoqerojne shqiptaret kur eshte fjala per te vleresuar me shume ate qe na ofron nje akses europian, me tehoqi vemendjen ndjeshmeria e Amoxil, perballe turizmit, ao miniturizmit prane lumenjve .Jam rritur ne brigjet e njerit prej lumenjve te Shqiperise ndaj kam nostalgjine te rigjej gjurme femijerie ne ato qe parafolesi i sheh aq bukur me syrin, ( besoj) te specialistit.Mendoj qe vleresimi i investitorit shqiptar edhe ne udhezime te tilla, tregon se po rizgjohen tek ne vlera te cilat jo se nuk i kemi paztur po per arsye te ndryshme kisn rene ne letargji.E kam fjalen per nuanca atdhetarizmi, qe ecin paralel me interesat ekonomike te individit.
Personalish e lexoj me shume vemendje Amoxil dhe gjej te dhena te cilat per mua perbejne informacin.Faleminderit Amoxil


Postuar nga amoxil datė 20 Gusht 2005 - 05:08:

Udhėtim nė Jug, mes bukurive tė honeve tė rivierės

Nė Gjirin e Hartės, plazhin e fshehtė tė Sarandės:


SARANDĖ



Gjiri i Hartės


Toponimia


Shkuarja


Plazhi


Deti


Kuzhina


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 20 Gusht 2005 - 06:37:

Unhappy

Shqiperia kishte mbaruar krejt!

Keshtu ne pikture ngjan bukur, po kur perballesh me realitetin...,
te vjen per te qare...!


Postuar nga amoxil datė 21 Gusht 2005 - 07:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha Sykaltra_Gangos
Shqiperia kishte mbaruar krejt!

Keshtu ne pikture ngjan bukur, po kur perballesh me realitetin...,
te vjen per te qare...!



nuk duket dhe aq keq....


Postuar nga amoxil datė 21 Gusht 2005 - 22:19:

Kto pamje jan mahnitėse.......
Unė do kisha dėshirė tė kaloja 1 muaj nė kėtė klimė bregdetare.
Flasim me syrin e turistit dhe jo njerzit qė jetojn atje.
Se si jan kushtet nė shqipėri sbesoj se ndikojn nė turizmin shqiptar.


Postuar nga amoxil datė 21 Gusht 2005 - 22:23:

Plazhi i kakumesė.


Postuar nga amoxil datė 21 Gusht 2005 - 22:27:

Prap i njėjti plazh......


Postuar nga scandinavi datė 10 Shtator 2005 - 18:40:

Unhappy teme interesante

nje vend e bejne njerezit ne kur nuk duam veten tone do duam ata qe na vine qofshin edhe turista eshte ajo qe tha sykaltra shqipetare. me vjen shume keq por NE KEMI MBARUAR


Postuar nga Kela datė 12 Shtator 2005 - 11:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil

Se si jan kushtet nė shqipėri sbesoj se ndikojn nė turizmin shqiptar.



Nuk jam fare dakort me kete thenje tende Amoxil. Perpara dy javesh ne "Financial Time" kishte nje shkrim per Shqiperine. Edhe ata shpreheshin per poziten e mire gjeografike, por per kushtet e mjerueshme te shqipetareve dhe te mjediseve ne pergjithesi. Autori kishte vendosur te udhetonte me tren nga Tirana-Pogradec-Durres-Tirane dhe pershkruante abjentet e trenit ,natyren rrethues, dhe njerezit. qe i rrethonin. Kur i lexova me vinte per te qeshur se me kujtonin te shkuaren time, por nga nje ane me vinte edhe keq per gjendjen shume te mjeruar.

Une kam shkuar mbi 5 here me shoqe angleze ne Shqiperi dhe kemi vizituar po thuajse te gjitha vendet turistike, por ka shume shume gjera per te permiresuar.
Qe te zhvidhohet turizmi ne Shqiperi duhet te plotesohen kushtet me minimale te jeteses njerezor si uji dhe dritat dhe pastertia.


Postuar nga Amstel datė 26 Shtator 2005 - 20:51:

c'eshte e verteta duhet akoma pak kohe qe turizmi te jet i persosur ne shqiperi por nuk mund te themi se kemi nje vend te keq eshte aq shume i bukur sa mund te ze nje nga vendet me te mira ne evrope...
nese behen disa shpenzime akoma te domosdoshme..


Postuar nga naimi datė 01 Tetor 2005 - 17:01:

turizmi ne shqipri

shpresojme qe ne te ardhmen dote punohet me shum ne ket drejtim se dem imadhe dote ishte per shqiprin
shikoni se ne Itali po bjen turizmi per shkak te shtrejtesis se madhe ketu perfiton Kroacia
te gjithe edin se shqipria ka vende manitse te pa shfrytzuara
po ta kishte kete vende nje shtet tjeter i evropes jam i bindur se dota mantike ter boten po per fate te keqe ne shqiptaret nuk kemi tradit te punes per ate edhe jemi shum mbrapa .


Postuar nga Amstel datė 02 Tetor 2005 - 11:18:

Thumbs up

shume te drejte naim ne e kena mendjen bjeri ti bim loool
pershendetje


Postuar nga naimi datė 02 Tetor 2005 - 12:48:

haaaaaa

valla te bjen shqiptari pa menduar fare lole haaa pse jemi keshtu ne te ballkanit deri kur keshtu frigohen turistat o lala ?


Postuar nga Amstel datė 04 Tetor 2005 - 20:55:

aman mer lene mos e pyt.....te drejte kane qe kane frike mer me ato qe bejme ne eshte ti iki tepelku kokes lal


Postuar nga agata datė 05 Tetor 2005 - 01:09:

Shume te kendshme pamjet qe ke sjell Amoxil


Postuar nga amoxil datė 05 Tetor 2005 - 01:12:

Mua mė pėlqejn jasht mase ato pamjet, sidomos ujrat e kaltėr dhe tė pa ndotur akoma qė kemi....
Do pak punė qė tė rregullohet turizmi por dhe shumė ndihmė si nga shteti dhe nga individualėt ( pronar hotelesh, shpish ose ambjente tė tjera turistike ) nė tė gjitha drejtimet.....


Postuar nga caio datė 12 Tetor 2005 - 00:13:

Le te themi qe turizmi mund te kontribuje ne mireqenien e Shqiperise!

Eshte nje aktivitet ekonomik si shume te tjere. Personalisht mendoj se nuk po punohet ashtu siē duhet. Per te qene akoma nje vend i pazbuluar qe nuk i ofron te gjitha sherbimet ēmimet per turistet ne shqiperi jane pothuajse ne te njejtin nivel me ēmimet e vendeve turistike te afirmuara.


Postuar nga Kela datė 12 Tetor 2005 - 11:08:

Re: Le te themi qe turizmi mund te kontribuje ne mireqenien e Shqiperise!

Citim:
Po citoj ato qė tha caio
Eshte nje aktivitet ekonomik si shume te tjere. Personalisht mendoj se nuk po punohet ashtu siē duhet. Per te qene akoma nje vend i pazbuluar qe nuk i ofron te gjitha sherbimet ēmimet per turistet ne shqiperi jane pothuajse ne te njejtin nivel me ēmimet e vendeve turistike te afirmuara.


Per mendimin tim te huajt e cilesojne Shqiperine si nje vend shume shume te shtrenjet dhe me mungesa shume me te medha sesa gjithe shtetet fqinje.Po flas c'kam degjuar nga shoqeria ime angleze qe kane vizituar Shqiperine ne tre vitet e fundin. Me ka habitur fakti qe per nje nate ne plazhet e Durresit ose te Sarandes te duhet te paguash rreth €30-€120 kur per €120 mund te shkosh ne Greqi per 3nete dhe ke te perfshire udhetimin,hotelin dhe ushqimin. E mos te permendim ketu qe ne ate vend ke edhe uje,drita e pasterti!!!


Postuar nga amoxil datė 12 Tetor 2005 - 12:22:

Re: Re: Le te themi qe turizmi mund te kontribuje ne mireqenien e Shqiperise!

Citim:
Po citoj ato qė tha Kela


Per mendimin tim te huajt e cilesojne Shqiperine si nje vend shume shume te shtrenjet dhe me mungesa shume me te medha sesa gjithe shtetet fqinje.Po flas c'kam degjuar nga shoqeria ime angleze qe kane vizituar Shqiperine ne tre vitet e fundin. Me ka habitur fakti qe per nje nate ne plazhet e Durresit ose te Sarandes te duhet te paguash rreth €30-€120 kur per €120 mund te shkosh ne Greqi per 3nete dhe ke te perfshire udhetimin,hotelin dhe ushqimin. E mos te permendim ketu qe ne ate vend ke edhe uje,drita e pasterti!!!



€120 pėr tė shkuar me pushime 3 net nė greqi????
Me sa mbaj mėnd vitin e kaluar vetėm bileta vajtje-ardhje ishte rreth €150 dhe mua mė duheshin rreth €1000 pėr tė kaluar njė javė nė ishujt e greqis para 2 vjetėsh....kshuqė mos kujto qė greqia ėshtė ajo qė ka qėnė nė kohėn e dhramis.....


Postuar nga Kela datė 12 Tetor 2005 - 12:34:

Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil


€120 pėr tė shkuar me pushime 3 net nė greqi????
Me sa mbaj mėnd vitin e kaluar vetėm bileta vajtje-ardhje ishte rreth €150 dhe mua mė duheshin rreth €1000 pėr tė kaluar njė javė nė ishujt e greqis para 2 vjetėsh....kshuqė mos kujto qė greqia ėshtė ajo qė ka qėnė nė kohėn e dhramis.....



E di qe s'eshte ajo ne kohen e dhramise, jo sepse une isha atje para pak kohe dhe te gjitha qe te thashe me larte ishin te perfshira vetem per€120. Ndersa per te shkuar ne Shqiperi vetem bileta kushton te pakten £280.

Persa ju perket shpenzimeve atje eshte pune tjeter, se ne plazhe ne s'para kemi ndonje vend qe tja vleje te shkosh dhe te paguash aq shume jo!!


Postuar nga myzeqari datė 12 Tetor 2005 - 14:07:

Ne nje nga site-et e BBC sic po lexoja rastesisht shoh fjalen Albania , nejse e ndoqa linkun dhe futem ne nje faqe turistike tonen , aty shikoja si i shushatur disa foto mahnitse tonat , dhe iluzine te cuditshme me kaluan ne tru !
Si ka mundesi qe ky vend me nje histori , bukuri , folklor dhe mbi te gjitha nje rivier te mrekullueshme , eshte kaq prapa ne turizem !! Ekonomia jone edhe pse e shkatruar po rikembet me hapa te ngadalshme , por akoma e pafuqishme ti hapi nje ruge te madhe turizmit !!
E mendoni te dashur antare se kush mund te jene te ardhurat nga turizmi , e mendoni se sa vende pune mund te hapen !
Por ti marim gjerat me radhe , peshku qelbet nga koka dhe ketu hyjn politikanet tane ''te dashur''!
Ne nje nga raportet e Bankes Shqiptare investimet e bera ne shqiperi , perfshi turizmin , nga 175 milion euro te bera ne vitin 2004 kane rene ndjeshem ne 95 milion per kete vit , nejse kjo i referohet me shume edhe zgjedhjeve dhe nje situate jo te balancuar ne fushen politike !
Le te shpresojme pra ne nje investim me te fuqishem vitin e ardhshem , por qe te arijme aty duhen bere ndryshime te medha duke filluar nga ruget nacionale , mirembajtja e ambjentit menyra publike te sjellurit qe jane pertoke , plus do shtoja edhe abuzimet qe behen vecanarisht ne zonat e jugut mbi cmimet dhe shtrenjtesis te panevojshme !(kjo e bazuar nga disa komente qe kam degjuar)
Fqinjet na kane shume ''per zemer'' dhe na ndihmojn si gjithmon me te dyja duart , per te kujtuar fucit me nafte qe jane derdhur ne detin jon ''pa dashje'' nga peshkarexhet greke , si edhe propoganda qe u behej turistve kryesisht anglez qe kane deshiruar te vizitojne Saranden nga Korfuzi !
Ne adresen e BBC lexova mbi te gjitha qe vendi yne , edhe pse nga me te varferit ne Europe , ''is the country of the SUN & WELCOM''
Me kaq po e mbyll dhe une !


Postuar nga myzeqari datė 12 Tetor 2005 - 14:11:

Syri ne qarkun e Sarandes


Postuar nga myzeqari datė 12 Tetor 2005 - 14:15:

Ja edhe Saranda jone e bukur (me drita)


Postuar nga Kela datė 12 Tetor 2005 - 16:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha myzeqari

Por ti marim gjerat me radhe , peshku qelbet nga koka dhe ketu hyjn politikanet tane ''te dashur''!
Ne nje nga raportet e Bankes Shqiptare investimet e bera ne shqiperi , perfshi turizmin , nga 175 milion euro te bera ne vitin 2004 kane rene ndjeshem ne 95 milion per kete vit , nejse kjo i referohet me shume edhe zgjedhjeve dhe nje situate jo te balancuar ne fushen politike !
Le te shpresojme pra ne nje investim me te fuqishem vitin e ardhshem , !



Per mendimin tim shifrat qe ke dhene jane te rendesishme por me e rendesishme eshte fakti sesi u perdoren ata €175m?! Une kam jetuar gjithe ato vite ne DR dhe te te them te drejten turizmi ne kete qytet ka shkuar drejt shkaterrimit, dhe asnje qindarke nga ai fond s'eshte investuar ne ate qytet! Ku kane ikur do te thoni ju??? Ku tjeter pervec se xhepave te Nanos dhe shokeve te tij!
Kete e di nga eksperienca vetjake, sepse vitin qe kaloi une shkova si perkthyese me nje nga firmat me te fuqishme te investivem ne fushen e turizmit ne Tr . Keta kishin lexuar dhe bere disa studime per rivieren tone dhe me te vertete s'e kuptonin sesi ishte akoma aq e virgjer dhe e pa investuar nga shqiptaret ose te huajt. Keshtuqe shkuam dhe u takuam disa "qeveritare te ndershem" per te pare mundesine e bashkepunimit,por kerkesat dhe kushtet qe vinin pala shqiptare ishin te llahtarshme kujt i thone. Jo vetem qe s'investuan keta, por egziston nje reputacion shume i keq per investimet ne Shqip kendej ne Londer.


Postuar nga myzeqari datė 12 Tetor 2005 - 16:50:

Kela , shifrat qe kam dhene me siper jane investimet e huaja ne Shqiperi , perfshi ketu edhe turizmin , dhe jo fondet qe qeveria mund te kete aprovuar ne favor te turizmit(te cilet nuk e kam idene nese Egzistojne)


Postuar nga Kela datė 12 Tetor 2005 - 16:59:

Talking

Nqs ato jane investime te huaja ka shume mundesi te jene pastrime parash sesa investime te verteta!


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 18:29:

Duke qene dhe nje apasionues i fotografise po su ēoj disa foto te bukura (nga kendveshtrimi im) te Shqiperise qe sigurisht i kam shkrepur vet.

Emrat spo ju a them per te pare a do ti njihni vet ato vende....

ju siguroj jane Shqiperi e kaluar Shqiperine.

sikur turistet te dinin seē plazhe e natyre ka Shqiperia do te "investonin" ato per ca ujsjellsa e termocentrale qe te kishin uje te pijshem e drita.

pres komentet tuaja...


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 18:43:

...


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 18:53:

me vjen keq por ka kufizim ne madhesi te fotografise tek ky forum dhe po mundohem tja heq kualitetin qe te kem te drejte ta postoj ndryshe


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 19:01:

...


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 19:08:

...


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 19:18:

...


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 19:27:

...


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 19:43:

...


Postuar nga Beta_tester datė 02 Nëntor 2005 - 19:52:

...


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.