Forumi Horizont Gjithsej 315 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)


Postuar nga kontinenti datė 02 Prill 2005 - 16:19:

Une mendoj se cdo njeri beson ne Zot. Ketu e kam fjalen edhe per ateistet.Them keshtu,sepse nje veprim i mire qe behet qofte edhe nga nje ateist ka lidhje me Zotin,tjeter pune qe ateisti nuk e di kete gje. Vete shpirti i njeriut qe eshte aq misterioz eshte i drejtuar nga Zoti me vete misteriozitetin e tij.
Por ne qoftese nje ateist do te me kundershtoje, kjo gje vjen nga fusha e trurit sepse shpirti dhe truri nuk jane e njejta gje, ata jane te ndare.
Pra, ne qoftese kemi ateizmin, ky eshte thjeshte produkt i trurit dhe jo i shpirtit, sepse truri kerkon shume pergjigje dhe kur nuk i arrin gjen pseudo-pergjigje te ndryshme qe e largon njeriun nga besimi apo me mire e largon nga shpirti i tij.
Kemi volume te tera rreth psikologjise ne lidhje me trurin dhe ne shume pika njeriu ka zbuluar ne lidhje me te(jo te gjitha) pra vete natyra e trurit eshte aq delikate sa i nenshtrohet nderhyrjeve te shumta e te pa nevojshme...per rrjedhoje ....kryhen gabimet e ndryshme nga ne.
Por, nuk kemi asnje volum ne lidhje me shpirtin se....!
Me kete dua te them se njeriu lind besimtar...qe kur eshte foshnje, por,kete veti te larte apo kete informacion te sakte ai e humb gjate rruges se metejshme te jetes se tij.
Ne qoftese do ta thoja fetarisht kete mendim...do te pohoja se eshte pikerisht djalli ai qe e largon,qe e genjen etj.etj. por, meqe nuk doja te me cilesonin si naiv, eshte me e udhes te trajtohet ne rrugen psikologjike.
Pra, eshte komplet e vertete kur ne njerzit themi qe ; foshnja eshte engjell !
Lind pyetja, perse eshte engjell ?
Eshte sepse menyrat e perceptimit nuk i ka hic trunore por direkt NDJESORE, dhe per kete arsye cdo foshnje eshte engjell.
Me nje fjale askush nuk lind i keq nga njerzit,por nen trysnine trunore ndodh coroditja.
Ne qoftese nje ateist, kerkon te dije se sa ateist eshte ....duhet te provoje nje rrezik te madh si p.sh. nje rrezik mbytje ne dete me anije (sic e kam provuar une me 4 nentor 1994) dhe te shikoje se si mendimi i tij do te largohet dhe situaten ne dore do ta marre shpirti.
Pikerisht ne ate cast ai do te thote disa fjale qe kurre nuk i kishte thene me pare.


  Gjithsej 315 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.