Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 943 944 945 946 947 948 949 950 951 [952] 953 954 955 956 957 958 959 960 961 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datė 20 Prill 2013 - 03:18:

National Geographic: inside North Korea (2006)

Eshte e pabesueshme ngjashmeria e Korese se Veriut me Shqiperine e diktatures. Cdo element i atij vendi, rruget pa makina, devotshmeria per liderin, figurat e liderit kudo, izolimi total, njerezit qe vriten duke kaluar kufirin, kampet e internimit per familjaret e te arratisurve, obsesioni me aspektet ushtarake, cdo gje kujton Shqiperine e dikurshme. E forta eshte qe askush nuk mund ta kuptoje ate vend me mire sesa ne shqiptaret, askush nuk di ti jape kuptim, edhe gazetarja amerikane qe ka krijuar dokumentarin nuk kupton gjera thelbesore dhe nxjerr konkluzione naive. Nga ana shkencore ky dokumentar eshte nje deshmi e psikologjise baze te njeriut, si reduktohet, tjetersohet, si ngaterron friken me besimin (ashtu si dhe besimtaret fetare), si nuk njeh me veten. Nga ana artistike nje dokumentar i thjeshte si ky ben te qash dhe te qeshesh ne nje kohe te shkurter. Situata tragjike dhe komike alternohen, qe amerikanet nuk i kuptojne, por ne shqiptaret sot i shohim me komicitet, kurse nga ai komicitet del nje vuajtje qe te prek.

Nje fragment i vogel qe tregon njerez qe presin jashte spitalit me kujtoi njerezit qe prisnin per ore te tera para shtepise se nje komshiu doktor, thjesht qe ti jepnin pula ose veze a gje tjeter qe operacioni i i nenes a babes te shkonte mire. Prisnin gjithe diten pa ekzagjerim, ulur galic, tamam si keta ne dokumentar, anash deres se doktorit me shpresen se doktori do hynte a dilte nga shtepia. Doktori kur vinte mezi e duronte ate skene, i thoshte njerezve qe s'ka nevoje, etj. fundja s'mund te pranonte asgje se dukej si rryshfet. Po njeriu prandaj kishte pritur gjithe diten tek dera e shtepise e nuk kishte shkuar ne spital. Aty vetem spiuni i lagjes degjonte, Kadriu, i cili banonte mu perballe doktorit, dhe me siguri kenaqej kur doktori i refuzonte torbat dhe katunari i shkrete kthehej i pikelluar ne shpi se i kishte vajtur pritja kot.

Bah cfare situatash, perendimi nuk do i njohe kurre. Vetem neper libra i lexojne perendimoret kthinat e psikologjise se njeriut te gjendur ne situata ekstreme ku buka dhe besimi behen njesh dhe po nuk besove mund te vdesesh.

Duke pare kete dokumentar krijova pershtypjen se problemi i vetem i komunizmit tone ka qene mungesa e gradualitetit per kalimin ne demokraci. Shtete si Jugosllavia apo Kina bene nje kalim shume gradual prandaj populli nuk u traumatizua. Izolimi i tmerrshem me nje kalim te menjehershem ne nje sistem dhe nje bote te panjohur krijon nje shock qe perendimoret nuk e kuptojne. Prandaj dhe at qarjet kur lideri vdes jane te verteta, sepse kur vdiq Enveri nje pjese e mire e njerezve qane nga frika se Shqiperia po shkonte drejt te panjohures, asgje nuk do ishte si me pare. Perjetimi i nje sistemi apo traume ndjek gjithmone nje njeri a nje popull. Per shembull, mungesa e ushqimit ne femijeri do ndjeke gjithmone femijet koreane, me difekte trupore, apo thjesht ne psikologji, ashtu sic ne kujtojme akoma kohet e rralla qe na vinte ndonje cokollate dhe e ndanim me copa te vogla me njeri tjetrin, apo cimcakizin e famshem qe fusnim ne gote qe ta kishim per neser. Une akoma kujtoj keto gjera sa here qe shoh masen e cokollatave ne dyqan, apo kutine e qumshit milk qe bente 60 leke ne kohe te Enverit po nuk e blinim dot.

Nejse, e zgjata, po kush ia ka ngene ketij dokumentarit le ta shohe. Qenka komplet ne youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=mxLBywKrTf4


  Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 943 944 945 946 947 948 949 950 951 [952] 953 954 955 956 957 958 959 960 961 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.