Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 951 952 953 954 955 956 957 958 959 [960] 961 962 963 964 965 966 967 »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datė 09 Mars 2014 - 05:35:

La grande bellezza

Ky film italian sapo fitoi Oscar si filmi me i mire i huaj i 2013. Mesa degjova eshte filmi i pare italian qe arrin te fitoje qysh prej La vita e' bella e Benignit.

Filmi eshte 2:20 min, por kohe kaq te gjata po ndodhin shpesh ne kinematografi tashme dhe nuk e di pse.

Hapja eshte shume e bukur, spektakolare do thoja. 10 minutat e para kalojne pa u kuptuar fare. Stili i filmit ne pergjithesi eshte tamam Felinian, besnike e falenderimit qe regjizori i beri Fellinit kur fitoi Oscarin per inspirimin qe kishte marre. Vazhdimi i filmit eshte po ashtu i cuditshem. Ne pergjithesi filmat e Paolo Sorrentinos nuk me pelqejne. Ky ishte dicka me shume, doja ta pelqeja vertet. Por ne fund mbetet i ngjashem me cdo film tjeter te Sorrentinos, i bazuar ne sekuenca te avashta me fotografi te bukur. Kishte realizim te mire, por ne 2:20 min nuk ndodh asgje, absolutisht asgje. Regjizori e kthen depresionin e personazhit ne nje depresion filmik, duke mos lene asnje zhvillim jete ne film, asnje ndryshim nga fillimi deri ne fund.

Kshu qe si perfundim nuk arrita te shkepus kete film per Oscar nga filmat e tjere te Sorrentinos, si puna e Il Divo, qe kalon kohen me sekuenca pa folur. Aktori kryesor, edhe pse i zoti, nuk ka spekter personazhesh, eshte i njejti qe ben Andreotin tek Il Divo, me te njejtat shprehje fytyre ne cdo film, gje qe ben gjithe filmat e tij (edhe La Ragazza sul Lago psh) te gjithe njelloj, me te njejten melankoli.

Pra La Grande Bellezza, eshte stervitje regjizoriale qe nuk shpeputet dhe nuk shquhet nga filmat e rradhes te Sorrentinos, edhe pse nuk gjehen difekte ne akterim apo fotografi. Sorrentino di te beje vetem nje gje ne cdo film: te shfaqe merzi dhe depresion me cdo kusht.


  Gjithsej 967 faqe: « E parė ... « 951 952 953 954 955 956 957 958 959 [960] 961 962 963 964 965 966 967 »
Trego 967 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.