Forumi Horizont Gjithsej 86 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 86 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Duhet greqishtja te jete gjuhe fakultative e gjimnazeve tona? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6570)


Postuar nga NYCgirl datė 09 Dhjetor 2004 - 23:23:

Armiku me i madh i njeriut (shqiptar) eshte injoranca...............

E shoh qe ju patriotet e perflakur qenkeni ofenduar shume nga ky "problem." Megjithate, askush s'ka permendur qe jane te pakten 500 mije shqiptare ne Greqi, dhe duam apo s'duam ne (apo edhe greket raciste) shqiptaret do vazhdojne te emigrojne ne Greqi, ne "fshatin turistik" te Europes. Perse u fut Italishtja si gjuhe fakultative ne gjimnazet e Shqiperise, apo te pakten te Vlores, ne vitet 90? Dikush nga ju tha qe edhe Italishtja duhet hequr, se ......... pse? Se u ben dem emigranteve qe mund te vene per pune dhe u lehtesohen mundesite duke patur nje ide te gjuhes? Dhe cilen pjese te fjales "fakultative" nuk e kuptuat? Dmth. me deshire, po deshe, po s'deshe. Italishten e kisha fakultative ne gjimnaz, dhe e mora, dhe nuk me beri dem. E njejta gje dhe me greqishten. Dhe ne fund te fundit njerezit do zgjedhin vete. Nqs nuk u pelqen, nuk do ta zgjedhin, dhe sipas ligjeve te ekonomise "supply & demand" nqs s'do kete kerkesa, nuk do jepet.
Personalisht, kur dhashe provimin per Masterin, shume fjale qe nuk i dija dhe qe perdoren ne anglisht ishin me origjine latino-greke, dhe si Italishtja me Greqishten me hyne ne pune. Kur vajta me pushime ne "fshatin turistik" te Europes, me hyri ne pune, (dhe me vjen keq te them, por nuk vuajta nga ndonje element racist......) Kur studjoja frengjishten, ne universitet ne NY dhe ne Paris, imagjino habine time kur mesova se zhvillimi i gjuhes franceze ne shek. 15 kishte si baze gjuhen dhe gramatiken greke!!! (Francezet qe ishin te "lodhur" nga pushteti i familjes Medici, vendosen qe meqe italianet kishin per baze latinishten, ata do merrnin per baze greqishten.)

Sic e thashe ne fillim, armiku me i madh i njeriut eshte injoranca. Ne fund te fundit, nuk kam takuar asnje deri tani te me thoje qe te flasesh gjuhe te huaja te ben dem, qofte thjesht per edukim personal, apo nga perfitimet financiare.


  Gjithsej 86 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 86 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.