Forumi Horizont Gjithsej 143 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga BUCS datė 22 Gusht 2003 - 18:24:

Berberi


Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate
atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI
shume vdiqen fatmire a te ngrate
shume u vrane ,u burgosen dhe jeten u mori mergimi.


Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete
dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale
presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete
kardiologe e xherahe,e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe


Ah,nga gjithe mullaret me koka cna mbeten
po te bente berberi nje album nga koket e qethura
sigurishte do i hapej nje nam tere jeten
si poetit te shquar ne librin me vjersa te zgjedhura.


Ja ky flok i takonte filan presidenti
filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur
keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit
kurse ato me tutje nje pusht i brengosur.


Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber
nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare
lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel
po te kishte ne koken e vet dy-tri pare


  Gjithsej 143 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.