Forumi Horizont Gjithsej 143 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga volter datė 26 Shkurt 2004 - 00:02:

DY FJALE POETEVE QE VIJNE

Ne s’kemi patur aq kohe te shkruanim per dashurine,
Megjithese kemi qene dashnore te marre.
Vendi kerkonte kenge per lirine,
Vendi kerkonte kenge per buken qe piqej ne are.
Vendi kerkonte nga ne poetet e shkrete
Te drejtonim kurset kunder analfabetizmit,
Te ngrinim diga ne lumenjte,
Te ndiznim maleve llampen e socializmit.
Ndaj mos u cuditni, ju poet qe vijni ne jete,
Dhe mos na qertoni per ato qe s’beme.
Ne para jush do te ngrihemi te ashper si askete,
Te ngarkuar me kalleza gruri dhe hekura te rende.
Ne qe naten pa gjume e kemi gdhire.
Ne qe kemi bere kaq gjera te bukura,
Valle dy vargje per dashurine s’mund te kishim grire
Dhe s’mund te kishim belbezuar: oh, moj belkeputura?
Ju do kujtoni se ne kemi qene te thate?
Te na kishit pare si digjeshim prane vajzave qe donim!
Ē’fjale te bukura iu thoshim ne mbremjet e arta!
Po ne s’kishim kohe qe fjalet e bukura t’i botonim
Dhe shtypshkronjat i kishim per gjera me te larta...


  Gjithsej 143 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.