Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)


Postuar nga El_Fatih datė 23 Nëntor 2004 - 19:04:

Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi?

Miredita!
Fillimisht dua te them se e besoj Zotin me gjithe zemer dhe besoj se ai me krijoi ne formen me te bukur.
Nderkohe qe po dialogoja me nje shok timin mbi ceshtjen e krijimit ai me tha qe nuk besonte se egziston nje krijues.
AI midis te tjerash me tha:
Ju me thoni se cdo gje ka nje shkak pra, ndertesa deshmon se ka nje ndertues, piktura deshmon piktorin, gravura gravuesin... etj.
Po ashtu ju pohoni se perpikmeria ne natyre dhe krijimi i cdo gjeje deshmon egzistencen e Krijuesit qe i thoni Zot.
Deri ketu tamam, po a nuk me thoni ju atehere se kush e krijoi kete krijues?
A nuk eshte kjo llogjike qe perdorni nje argument kunder jush?

Atehere te nderuar po te ishit ne kete pozite so do te pergjigjeshit ju?
Miqesisht Fati.


Postuar nga Indrit datė 24 Nëntor 2004 - 17:44:

Fati pershendetje!

Miku yt paska shume mendje te mprehte dhe nuk e di nese mund te bindet apo jo megjithate une do te postoj dicka ne lidhje me kete ceshtje dhe shpresoj te jete efikase e te te vije ne ndihme.
Ps. mund te ta kisha derguar edhe privatisht pa qene nevoja te beje kaq zhurme.


Postuar nga Indrit datė 24 Nëntor 2004 - 17:49:

Fati pershendetje!

I themi Mikut tend qe Pyetja jote ėshtė e gabueshme - nė tė nuk ka asnje kontradite pėr pohimin tonė. Ti, sė pari, e pranon Krijuesin e pastaj pyet kush e ka krijuar Atė, duke ia nėnshtruar Krijuesin ligjeve tė cilat dominojnė nė botėn e krijesave. Kjo sofistika jote thuaj i ngjan kukullave tė cilat lėvizin me ndihmėn e zemberekut - spirales. Po qe se kundrohen (kurdisen)nė rrafshin e lėvizjes sė tyre, pason se edhe njeriu, i cili i ka bėrė, lėviz sipas parimit tė zemberekut. Sikur, me ndonjė rast, tė ishte e mundur t’u thuhet kukullave se njeriu lėviz me vetveten, do tė pėrgjigjeshin se kjo ėshtė e pamundur, sepse nė botėn e tyre ēdo gjė lėviz me ndihmėn e zemberekut. Kėshtu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur nė botėn vetjake ku ēdo gjė qė ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin tė kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.

Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti nė veprėn e tij Kritika e mendjes sė pastėr ka zhvilluar idenė se me mendje nuk mund tė pėrfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrės sė saj, mendja i arrinė vetėm partikularitė ndėrsa ėshtė e paaftė tė kuptojė tė ekzistuarit absolut siē ėshtė ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmė Zotin me ndėrgjegje (damīr) e jo me mendje (‘akl). Dėshira jonė pėr drejtėsi ėshtė dėshmi e ekzistimit tė sė drejtės, sikur qė ėshtė etja pėr ujė dėshmi pėr ekzistimin e ujit.

Aristoteli shumė mė herėt ka shtruar njė varg tė tėrė shkaqesh duke thėnė: karrigia ėshtė nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara ėshtė nga mbjellėsi, qė nė fund tė tregojė se si numėrimi i tillė i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parė. Shkakun i cili nuk ka nevojė pėr shkak, lėvizėsin i cili nuk ka nevojė pėr lėvizės, krijuesin i cili nuk ka nevojė pėr krijues, qė i pėrgjigjet tė kuptuarit tonė tė All-llahut xhel-le shanuhu.

Ibni Arebiu konsideron se nė pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet pėrgjigjur. Zoti e dėshmon ekzistimin dhe ėshtė jokorrekte me ekzistim tė dėshmohet Zoti. Drita e dėshmon ditėn e jo e kundėrta...

All-llahu nuk ka nevojė pėr dėshmi, sepse Ai ēdo gjė e dėshmon. All-llahu shfaqet nė ligjet, rendin, bukurinė dhe normat, nė gjethin e drurit, pendėn e palloit, krahun e fluturės, erėn e trėndafilit, kėngėn e bilbilit, lidhshmėrinė e yjeve, nė simfoninė e kozmosit. Sikur tė thonim se e tėrė kjo ėshtė krijuar rastėsisht, do t’i pėrngjanim njeriut i cili konsideron se me vetė hedhjen e shkronjave nė ajėr, prej tyre mund tė krijohet vargu nė tė cilin do tė gjenim njė poezi tė Shekspirit, do tė thotė poezi pa poet.

Kur’ani na liron nga shkoqitjet e kėtilla me njė dėshmi mjaft tė qartė dhe tė saktė:

"Thuaj: Ai All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė. As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė". (El-Ihlās, 1-4).


Postuar nga i_krishteri datė 10 Mars 2005 - 20:37:

Thoshte dikush mbi Krijuesin ose mė mirė mbi Perėndinė: Nqs ai do tė ishte krijuar atėherė nuk mund tė jetė i plotfuqishėm ose i gjithėfuqishėm por thjesht i fuqishėm. por thoshte edhe anjshtanji njė gjė tė bukur: "njė gjė qė mua mė mrekullon ėshtė misteri i pėrjestėsisė". Nqs dikush do tė kuptonte pėrjetėsinė do tė kuptonte se nė pėrjetėsi gjėrat nuk janė tė krijuara sepse ato nuk kanė asnjė fillim dhe asnjė fund gjithashtu sepse nė pėrjetėsi nuk ekziston koha.

si mund tė jetė i krijuar Krijuesi nqs Ai ėshtė i pėrjetshėm...ėshtė pyetja jonė e gabuar. nė fakt ne duhet tė pyesi se ē'ėshtė pėrjetėsia dhe atėherė do tė kuptojmė gjithēka.


me respekt....Zoti ju bekoftė tė gjithėve


Postuar nga amor alucius datė 27 Mars 2005 - 19:41:

Nje pyetje per ju te tre mesiper

Mesa shoh qenka mbledhur gati tere grupi i besimtareve te medhenj ne kete teme ndaj po e perdor( ) i cike kete fakt per te pyetur dicka: Si e imagjinoni ju Krijuesin?Me krahe,pa krahe,i bardhe,i zi,i kuq,i verdhe...ca vetish fizike ka ne mendjen tuaj?Ha(i pelqen spinaku?),pi,lahet,ku fle,ku lan rrobat,ku i "planifikon" mrekullite ditore?
Gjitha keto ishin pyetje qe i beja vetes e vogel kur degjoja ndokend te fliste per Zotin dhe sinqerisht dhe tani me vjen te bej pyetje te tilla njerezve qe me flasin tere madheshti per fete e ndryshme.

(dhe AMAN mos mu pergjigjuni me citate te gjetura kush e di se ku,eshte pyetje ne lidhje me konceptimin tuaj te nje krijese qe s'keni pare nojhere)


Postuar nga volter datė 28 Mars 2005 - 09:59:

Zoti eshte i falur nga vetvetja, eshte krijuar vetvetiu, as e ka lindur kush, as qe eshte krijuar me ndonje shpifje. Ishte ai qe erdhem ne, po te mos qe ai, ne nuk do te ishim ne mesin e botes rutinore...Eshte fuqi ne vete, dhe reagon ne boten e perditshme.. Une kam sy qe shoh veprimet dhe ekzistencen e zotit, sepse ai eshte gjithcka, dhe vepron ne aftesine time, dhe reagon ne qenien time te qete.....,ai nuk ha, nuk pi, as nuk fle, eshte panderprere ne "online". Ai krijoi boten sepse deshironte qe t'i jepte nje ngjyre me te bukur tere kesaj natyre duke shtuar, me krijesa, me lumenj, liqene, kodra, male, qiej, toke, planete, sisteme etj, etj.


Postuar nga Indrit datė 07 Prill 2005 - 19:19:

Re: Nje pyetje per ju te tre mesiper

Citim:
Po citoj ato qė tha amor alucius
Mesa shoh qenka mbledhur gati tere grupi i besimtareve te medhenj ne kete teme ndaj po e perdor( ) i cike kete fakt per te pyetur dicka: Si e imagjinoni ju Krijuesin?Me krahe,pa krahe,i bardhe,i zi,i kuq,i verdhe...ca vetish fizike ka ne mendjen tuaj?Ha(i pelqen spinaku?),pi,lahet,ku fle,ku lan rrobat,ku i "planifikon" mrekullite ditore?
Gjitha keto ishin pyetje qe i beja vetes e vogel kur degjoja ndokend te fliste per Zotin dhe sinqerisht dhe tani me vjen te bej pyetje te tilla njerezve qe me flasin tere madheshti per fete e ndryshme.

(dhe AMAN mos mu pergjigjuni me citate te gjetura kush e di se ku,eshte pyetje ne lidhje me konceptimin tuaj te nje krijese qe s'keni pare nojhere)



Amor me lejo te te pershendes nje here dhe me pas me lejo te te shkruaj nje barcolete meqe e di qe te pelqejne.

Nje here nje fshatar, ose me mire me i dituri i fshatit zbret ne qytet dhe shikon dicka shume te habitshme qe se kishte pare me pare!!!
Ti do thuash cfare qe kjo? ishte nje radio qe po fliste dhe me te vertete ketij ju ngriten perpjete qimet ne forme teli, pasi spo ju besonte syve, hekuri te flase?!!!
Pasi u kthye ne fshat ju tregoi te gjitheve se cfare kishte pare nje cope hekuri qe flet, dhe meqenese ishte me i dituri i besuan ato te varferit .
Jo vetem kaq, por filluan te filozofojne per kete cope hekur "magjik" dhe ja filluan:
I pari tha: Atehere nese hekuri flet, kjo dmth qe ka edhe gjuhe sepse si u fliska pa gjuhe.
Drejt e ke ja priti i dyti dhe shtoi: Nese ka gjuhe dmth qe ka edhe goje, pasi ku do rrije gjuha?
Dokort me ty tha nje tjeter, por ama nese hekuri ka goje atehere ka edhe dhembe.
Po shume dakort tha nje bari delesh qe sapo erdhi.
Dhe bariu shtoi, nese ka dhembe do te thote qe edhe ha hekuri se po nuk hengri pse ti kete dhembet?!!
Sigurisht qe ha ja priti nje tjeter, dhe kjo do te thote qe hekuri ka edhe stomak
Po more si jo tha nje tjeter, bile ka edhe zorre dhe organe jashteqitje...
Pra me pak fjale na doli hekuri njeri!!
Pra fshataret e mjere nuk kishin dituri se si flet hekuri, pasi nuk kishin degjuar per valet, korrentin... e shume te tjera qe bejne te mundur kete folje.
Edhe ne jemi pothuaj njelloj ne kete rast pasi nuk e kemi pare Zotin dhe sado te perdorim llogjiken kemi per te rene ne gabim.
Cdo gje(krijese) i nenshtrohet ligjesive te vete, nderkohe qe Zoti eshte Ai qe ka vene keto ligjesi dhe Ai nuk ju nenshtrohet ligjesive te vena nga vetja e Tij.

Pra Amor nese Zoti ben tere ato qe permend ti pse te quhet Zot?
Thjeshte une mund ti them njeri
Po te citoj nje pjezez nga nje teme imja;

Pra, Zoti eshte ajo Arsyeja e Gjithdijshme dhe Gjithperfshirese, ai intelekti Universal, i cili seciles krijese ia jep kushtet e jetes, Krijues i cili eshte mbi krijesat e veta, di cka ato nuk dine, mundet cka ato nuk munden, sheh cka ato nuk shohin. Ai eshte Nje, i Vetmi, i Gjithfuqishmi, i Gjithdijshmi, Gjithdegjuesi, Gjithinkuadruesi, Githpamesi, Gjithlajmetari. Ai eshte i cili jep atribute, ndersa Ai eshte i paatribuar.
E panderprere dhe e vazhdueshme eshte lidhja ndermjet ketij Krijuesi dhe krijesave te Tij; Ai u eshte me i afert sesa gjaku i tyre personal i cili neper ta qarkullon. Ai e ka krijuar dhe harmonizuar kete kenge shume te bukur kozmike. Ai eshte i Drejti i cili i ka krijuar ligjesite kozmike dhe deri ne detaje i ka bere te sakta e te pagabueshme.


Mendoj se eshte pak a shume e qarte.Te tjerat nuk kane rendesi sepse nuk fitojme asgje prej tyre.
Miqesisht.


Postuar nga jimmy84 datė 08 Prill 2005 - 12:43:

Ketu u permend ai rasti i bimes: Bima del nga fara, fara mbillet nga njeriu. Por njeriun? Zoti do thoni ju. Po Zotin? Ai ishte edhe me perpara. Po si ta vertojme ne kete kur per ne eshte e paimagjinueshme? Po ky Zoti po na e ben me ta futme, edhe nuk na ka bere te afte qe ta imagjinojme edhe do qe ta besojme. Sa thelle qe e paska menduar. Po populli yne ka nje shprehje "Mos hyr ne uje te turbullt". Keto qe thoni ju i thone te krishteret, (katolike, ortodokse dhe nja 700 sekte te ketij kallepi), Zotin propogandojne edhe budistet. Dhe e dini kush eshte me e bukura: TE GJITHE JANE TE LUMTUR ME ZOTIN E TYRE. Por meqe Zoti thote qe une jam VETEM NJE dhe une i ndeshkoj ata qe besojne ne fe te rreme, atehere i bie qe nuk qenka Zoti ai qe i ben te lumtur por eshte besimi. Besimi se do behen me mire, i ben te ndihen mire, besimi se Zoti nuk do i braktisi i ben te kene besim ne vetvete dhe te perballojne me lehte streset dhe hallet e tyre, besimi se Zoti do i sheroje i ben qe te kene imunitet me te larte ndaj semundjeve dhe kur punet u shkojne keq apo shendeti u keqesohet kalojne nga "dega" Zoti do me ndihmoje tek "dega" ky eshte vullneti i Zotit dhe une duhet te perulem. Dhe kjo i ben ata qe ta perballojne me mire te keqen qe u ka rene ne dere. Kjo eshte arsyeja se pse ka dale shprehja "Zoti nuk ekziston por duhej shpikur".


Postuar nga volter datė 18 Prill 2005 - 17:16:

Jimmy ti e sheh shpirtin? Po gjakun kur leviz? Po lengun e trurit? Po "petalet" e mendjes? Po imazhin e ajrit i sheh te gjitha keto? JO te madhe, por e mira eshte se te gjitha keto qe nuk i shohim i besojme...

pershendetje .


Postuar nga jimmy84 datė 21 Prill 2005 - 12:13:

Tani une gjakun e shoh megjithate t`i leme keto sofizma.
Cfare eshte Shpirti? Ne fakt te gjithe thone qe Shpirti ka ekzistuar gjthmone, por si ka ekzistuar para se te lindte trupi? S`ma ha mendja se ke ndonje pergjigje.
Shpirti ka ekzistuar gjithmone, ekziston dhe do ekzistoje gjithmone sepse Shpirti eshte baraz me Zotin. Por para lindjes se trupit Shpirti ka ekzistuar por ne nje forme tjeter. Zoti (Shpirti) eshte kudo. Ne nuk mund ta shohim Zotin por mund te shohim kudo VEPREN e saj (Vini re gjinine). Te shohim Biblen: Zoti krijoi DRITEN, pastaj krijoi QIELLIN pastaj krijoi YJET, DIELLIN, PLANETET (gjithesine) pastaj Zoti krijoi AJRIN (eren), UJIN (shiun) pastaj krijoi BIMET, KAFSHET dhe ne fund krijoi NJERIUN.
Eshte teper e sakte. Ne fillim ne Gjithesi nuk pati asgje. Ishte nje hapesire BOSH. Pastaj u formua DRITA, dhe me driten u formuan YJET PLANETET ,etj. Dhe ne fund u krijua ajri (nga fora terheqese e Tokes, pastaj me ngrohjen nga efekti sere i atmosferes u formua uji (nepermjet shiut) pastaj lindi JETA (bimet, kafshet dhe pastaj njeriu) POR si u krijua gjithe kjo nga HICI? Zgidhja eshte madheshtore sepse eshte e thjeshte:
NUK U KRJUA NGA HICI POR NGA ... ENERGJIA .
Eshte Energjia ajo qe ka ekzistuar gjithmone dhe qe gjithmone do ekzistoje.Energjia nuk ka moshe. Eshte Energjia ajo qe ne na mban gjalle dhe qe ne e quajme SHPIRTI. Eshte Energjia ajo qe ndodhet kudo, qe ne nuk e shohim dot por shohim vepren dhe pranine e saj. Eshte Energjia ajo qe krijoi gjithshka.
Sigurisht ne Bibel Zotit (energjise)ju veshen edhe karakteristika filozofike, dhe njerezore (fakti qe Njeriu ka pamjen e Zotit, Zoti eshte i drejte me te gjithe (tamam si Energjia ). Sigurisht qe Zotit ju veshen edhe karakteristika te tjera me karakter filozofik, legjislativ (10 Urdheresat e Zotit) karakter ekzekutiv (vetem te zgjedhurit e Zotit kishin te drejte te ishin mbreter) karakter shoqeror (percaktonte poziten shoqerore te burrit dhe te gruas duke vendosur "diktaturen" e burrit) karakter politik (percaktonte strategjine politike te mbreterve te Izraelit qe "cuditerisht" ne Dhjaten e Vjeter politika eshte tipike naziste (vra,zhduk,ther,shkaterro) kurse ne Dhjaten e Re ka politike tipike socialiste (nqs ke 2 kemisha njeren falja te varferve) se dhe karakter historik. (pra Bibla eshte HISTORIA e popullit te Izraelit( Dhe vertet ne Bibel nuk permendet asnje kinez, asnje shqiptar, dhe asnje zezak (thua te jete racist Zoti ).
Megjithate une nqs do behesha ndjekes (jo besimtar, se besimtar dmth te besosh verberisht) i nje feje atehere do zgjidhja fene e vertete shqiptare. Do adhuroja (jo besoja) Diellin, Token Meme, Heren (eren), Aferditen (perendeshen e dashurise dhe te shpreses), Athinen (perendeshen e mendimit dhe te luftes per liri) dhe perendite e tjera te Parajses Pellazge, Olimpit.
Pershendetje Plloshtani. Besoj qe te pakten te kem bindur sado pak.


  Gjithsej 22 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.