Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga Sykaltra datė 13 Janar 2005 - 17:11:

Nje Nder Traditat Shqipetare,

PERSHNDETJE MIQ TE MENDIMIT TE LIRE!

Po hap nje teme , ndoshta pak interesante.Deri ku kemi arritur te trashegojme traditen shqipetare,
meqe jemi te shperndare anembane botes(arsyen e dini te gjithe)!

KAFEJA NE MENGJES,-kafe turke, e sapo pjekur ne xhezven e inoksit.

Sa nga ju e trashegon kete tradite,
sa nga ju miq i pershtateni mendimit tim,
sa nga ju miq, jeni kundra mendimit tim....

Jemi vertet nje shoqeri shqipetare, ndonese na ndajne brezat, mosha,
intelekti...

Jemi teper te kundert ne mendime, teper te afert ne vepra,
teper larg realitetit,
tradites dhe kultures shqipetare!

Ne duhet te ndihemi thelle ne shpirt Shqipetare,
mos te harrojme traditen apo zakonet,
ndryshe nuk do quheshim "Shqipetare!"

Ne jeten tone familjare, kafeja ze nje vend dhe nje moment teper te rendesishem.
Zgjohem ne mengjes(ndonese une personalisht se pi kafene, per arsye shendeti, s eme ben dem),
dhe bej kafe per prinderit.Ky gjest i imi i gezon tejmase.
E lexoj ne te qeshuren e syve te tyre,
ne respektin qe me shprehin"Te lumshin duart e vogla vajze!"
Ndihem vertet mire.

Ndodhe e njejta gje me juve?!

Ndersa nusja e xhaxhit tim(nje xhaxha kam),
pret qe kafene ne mengjes t`ia coje ne krevat Gjyshja ime 65 vjece...
Paksa jashte normalitetit, si mendoni ju miq?!
Nuk kemi arritur akoma deri aty,
sa te vetkenaqemi me nje kafe,
dhe pas kurrizit te marrim "ofendime njerezore) si psh.."Pse e martova djalin?-Pse sollem nusen ne shtepi?!"

Ju lutem, brenda sinqeritetit tuaj miqesor,
pasi "forum " do te thote"Bashkim",
te jepni nje koment rreth temes, rreth tradites, shqipetare,
pse jo-dhe kundershtimet tuaja i mirepres!

ju perqafon_Syri_shkodrane.


Postuar nga Tafilaku datė 11 Mars 2005 - 15:03:

Thumbs up TraditaShqipetare

Sinqerisht me vjen mire kur e shoh qe ka perpjekje dhe deshire (sidomos nga ata qe jetojne jashte shqiperise) qe te ruhen disa ane pozitive te traditave Shqipetare. Nuk eshte thjeshte nje kafe qe e ben tjetrin te ndjehet mire por eshte ngrohtesia me te cilen ajo serviret. Fatkeqesisht shumica e brezit te ri qe jetojne ne Shqiperi, nje tradite te tille e shohin si prapambetje dhe mundohen qe ti largohen sa me shume. Nuk dua ne asnje menyre te bej ndarje territoriale te Shqiperise por me aq sa shoh (nepermjet internetit dhe vizitave qe bej ne Shqiperi) sa me ne Jug te Shqiperise te shkosh, aq me larg tradites ndodhesh dhe ketu besoj qe Politika ka rolin kryesor.


Postuar nga rena datė 26 Prill 2005 - 20:46:

ciao

pershendetje. me pelqeu ai mesazhi juaj mbi traditat shqiptare dhe mbi te gjitha per kafen . un nuk jetoj ne shqiperi po kafen turke e pi tre her ne dit. ketu ta blej nuk ka por kam bler mullirin nga shqiperia . un kam koh jasht shqiperise po skam humbur asnje tradit. ne shtepin time vazhdon kafeja dhe gjellet e shqiperis ndonjeher edhe e ngaterrojm. kaq kisha un nga ime. te pershendes dhe gjith te mirat


Postuar nga syla datė 01 Maj 2005 - 14:57:

Smile

Pershendetje te gjitheve !!!
Mendoj se eshte me rendesi te ceket se te ghithe antaret e ketij forumi
jane shqipetar pa marre parasysh se ku jetojne.
Dua te them se te ghithe ne nje ose forme tjeter i ruajne traditat.
Nuk eshte me rendesi se a te pelqen kafeja apo dic tjeter, me rendesi eshte qe ato tradita te kujtojne vendin dhe dashurine familjare

p.s te befte mire kafeja !!!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 01 Maj 2005 - 19:17:

hahaahahahah, Ju Bafte mire Kafja n`nadje!

S`ka ma lezet se mu cu ne oren 6 sahati, me pjek kafe shqiptare
munsisht pa mase sheqerit,
sic te vin dora,
ne fun me kthy filxhanin e me fillu tu tjerr fallin, hahahaahahahahaha!

Dreqe,pash zotin sa mire munesh me i pi dy kafe rrjesht?
A e pin duhanin ti zemer?!-Se un kam fillu me e nez ka ni tinxash
edhe e baj kafen e pi vetem sa me lag fytin !
Te forten me ta diftu!
S`munem me e pi duhanin mren se me xan mat, ahahahahahahaaha!
Dal jashte edhe me ken tuj ra shi ,marr i cader,-filxhanin ne njenen dor,
cakmakun e cingaren ne doren tjeter,
cadren e maj me vesh,
telefonin n` vesh tjeter,
edhe kerrcet tymi si me ken forum, hahaahahahahahahahaha!

Dreqe, sa her lexoj shkrimet e tua ndjej kenaqesi shpirtnore,
se je teper origjinale!
Te perqafoj fooooooooooort!
Edhe perqafimi asht tradit shqiptare(Sa mos me dal prej temet!)
hihihihihihihihihihihi, jam kurdis sat!

miqesisht sykaltra.


Postuar nga Shtojzovalle datė 02 Qershor 2005 - 11:55:

hm, nje nder traditat me elementare te shqiptarit jasht specialiteteve ushqimore eshte proklamimi se ku kaloi naten gruaja e komshiut..

dhe natyrisht thashethemet...pa keto s`ka jete shqipja...


Postuar nga amoxil datė 15 Korrik 2005 - 13:53:

Per ke e ke fjalen ti mi LE TE JESH TI E PARA! Keto gjera qe thu ti ndodhin vetem ne Kososve se te ne sdo tia di njeri ca bo ti , akoma si ka mor malet gruja komshiut e .Sa per njohuri sic e dime te gjithe qe grate e kosoves kur martohen ia dredhin burrit se e kane marre me fotografi te shkretin pasi e ruajne nderin deri diten qe martohen pastaj behen prone e te gjitheve ne te mire te kombit.KUSH JETON NE AMERIKE E DI MIRE KETE GJE.


Postuar nga Niqua datė 15 Korrik 2005 - 15:00:

Amoxil leni kosovaret plzzzzzz se ktu ku jam une slajne burre te martum pa kap sidomos ato me emer Lule.....


Postuar nga amoxil datė 15 Korrik 2005 - 15:44:

haahahahahahahahahahahahahahahhahahaahahhahahahaha
hahahahahahhaahahahaahahhhahaahahahahahahahahaahah
ahahahahahahahahhaah



Edhe une njof ca me emrin LULE edhe punojne neper pastrime nevojtoresh.


ahahahahhahahahahahahahhahahahahhahhhhaahahah






Postuar nga Niqua datė 15 Korrik 2005 - 18:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil
haahahahahahahahahahahahahahahhahahaahahhahahah
ahahahahahahahhaahahahaahahhhahaahahahahahahahahaa
hahahahahahahahahahhaah



Edhe une njof ca me emrin LULE edhe punojne neper pastrime nevojtoresh.


ahahahahhahahahahahahahhahahahahhahhhhaahahah










he pra per ate LULE e kisha fjalen na rrufte jarabil
se edhe me rru ashte tradit kosovare


Postuar nga amoxil datė 06 Gusht 2005 - 00:17:

ahahhahahaahh, dreqe. Lėre lulen se osht bizi tani pėr tani...


Postuar nga Shtojzovalle datė 23 Gusht 2005 - 10:00:

Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil
Per ke e ke fjalen ti mi LE TE JESH TI E PARA! Keto gjera qe thu ti ndodhin vetem ne Kososve se te ne sdo tia di njeri ca bo ti , akoma si ka mor malet gruja komshiut e .Sa per njohuri sic e dime te gjithe qe grate e kosoves kur martohen ia dredhin burrit se e kane marre me fotografi te shkretin pasi e ruajne nderin deri diten qe martohen pastaj behen prone e te gjitheve ne te mire te kombit.KUSH JETON NE AMERIKE E DI MIRE KETE GJE.



Amoxil pa doze ndikimi,

ty sigurisht se te paska diskfalifikuar nje kosovare deri ne palce, keshtu si Ti, flet vetem nje njeri i fyer dhe hakmarrur nga jeta......edhe ate ne menyre te pameshirshme.
Kjo qe me je shprehur ti eshte nje mendim individual, sherbyer nga karakteri i dobet....Mos dil nga oborri yt, shko ne itali dhe shiko vajzat shqiptare neper rruget e Italise, aty hase ne nena shqiptare nga Shqiperia, te cilat i sherbejne Europes se gjere mashkullore....natyrisht ne " te mire te Shqiperise"... Ti je njeri i zhgenyjer nga jeta, prandaj me dhimbsesh qe te ka kapluar ky frustracion psiqik i shendrruar ne nje fobi te rrezikshme per shendetin tend...

O trimush, ka kaluar koha kur ne kosovaret jemi furnizuar me informacione te rrejshme nga Shqiperia, per vendin e luleve etj. etj. tani po i shohim gjerat nga afer. S ka vend per trillime te natyres sate...


Postuar nga amoxil datė 23 Gusht 2005 - 12:33:

Le te jem e para -------- ku e di ti me bindje se ato jane nena shqiptare apo mos je bere edhe ti shoqe e tyre edhe ke punuar perkrah tyre se une per vete i kam futur ne dore ca kosovare te martueme qe shkrihen per icik banane Shqiprie.



E verteta eshte e hidhur per t^u pranuar,


Ps. meso te shkruash shqip paster se fjala diskfalifikuar shkruhet diskualifikuar , le qe ku dini shqip ju kosovaret rendesi ka qe dini serbisht edhe e lagni sa here iu del nonje i martum apo beqar pak rendesi ka!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 23 Gusht 2005 - 13:36:

Here e trete qe kam vene cezven ne zjarr sot!
Ka tre here qe me shterret uji!

Sa zakon i keq -nuhatja!

Ma ne fund po pi nje Kafee~~~~~~~~~~~~~~~~~~~!


Postuar nga amoxil datė 23 Gusht 2005 - 13:51:

Dreqe mora vesh me se kjo lulja ka shkuar krushke ne rahovec se marton nje shokun e saj edhe do bejne dasem atje po kur te kthehen do vine pa nuse se nusja duhet te rrije ne katun me pleqte e te punoje token me speca e qepe edhe shoku i ksaj Lules po kthehet javen tjeter ne Amerike pa nuse.Hajde tradite hajde rendesi ka te kesh nje cader se bie shi apo diell pak rendesi ka . Nejse kjo Lulja me dhjet fare kur e shof sidomos kur ia nis te beje si propotende me potence maroj nga te qeshurat. Kisssssss lali edhe flasim!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 23 Gusht 2005 - 14:01:

Amoxil a don i kaffe mu qetsu!


Postuar nga Shtojzovalle datė 23 Gusht 2005 - 21:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil
Le te jem e para -------- ku e di ti me bindje se ato jane nena shqiptare apo mos je bere edhe ti shoqe e tyre edhe ke punuar perkrah tyre se une per vete i kam futur ne dore ca kosovare te martueme qe shkrihen per icik banane Shqiprie.



E verteta eshte e hidhur per t^u pranuar,


Ps. meso te shkruash shqip paster se fjala diskfalifikuar shkruhet diskualifikuar , le qe ku dini shqip ju kosovaret rendesi ka qe dini serbisht edhe e lagni sa here iu del nonje i martum apo beqar pak rendesi ka!



trimush i disfates,

je munduar perseri te shkarkosh shkronja te felliqura ketu...Mos u mundo te mbahesh pas shkronjave qe une qellimisht i kam lene per te testuar ty...i dobet je shume i dobet kot e ke, kalibri yt eshte 0.815 nese e kupton, ti nuk ke nevoje te te fyej dikush tjeter, ty te ka fyer jeta edhe pse nuk te njohe fare, por jam e bindur keshtu. E dyta, nje si ti nuk eshte shqiptar, edhe pse tenton te shkruan shqip....

kerko qetesi tek dashamiret tuaj sllave....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 23 Gusht 2005 - 21:22:

Exclamation

Ju lutem, permbahuni temes qe te gjithe!


Ju faleminderit dhe mjaft me te shara!

Kafeja turke, ose me sakte Shqiptare=ka TRE veti te jashtezakonshme
a)-per te te vene ne gjume,
b)-per te te larguar stresin,
c)-ka te njejten vlere me RedBull!:p


Postuar nga Niqua datė 23 Gusht 2005 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha Le te jem une e para



shko ne itali dhe shiko vajzat shqiptare neper rruget e Italise, aty hase ne nena shqiptare nga Shqiperia, te cilat i sherbejne Europes se gjere mashkullore....natyrisht ne " te mire te Shqiperise"...

O trimush, ka kaluar koha kur ne kosovaret jemi furnizuar me informacione te rrejshme nga Shqiperia, per vendin e luleve etj. etj. tani po i shohim gjerat nga afer. S ka vend per trillime te natyres sate...





Le te jem une e para----- edhe ti qe po flet per femrat e shqipersie do te jesh e zhgenjyer nga jeta ose do te kesh informacion dhe furnizim te gabuar se ju Kosovart zakonisht rreheni kollaj, e hani ''Sapunin per Djath''....Nese disa femra te Shqiperise jan rrugeve te Italis kemi marre influence nga Motrat tona Kosovare te cilat jan ne ket profesion me kohe te tere (jo te gjitha) duke filluar nga rruget e Zvicrres dhe duket perfunduar ne rruget e Gjermanis...... Se cka po ndoll ne Kosove me Ushtar Zezak spo flas,,, ma merr mendja qe do kesh Informacion te sakt...
Sinqerisht me vjen keq te shprehem ne ket menyre sepse kam jetu ne Jugoslavi dhe me ka qellu rasti te njoh Kosovar te mire dhe te Kqij, prandaj skam qef te paragjykoj njeri por me detyrove. Nese ke gje kundra mendimeve te Amoxilit mos prek gjith Shqiperin ne Seder.... Tung


Postuar nga Niqua datė 23 Gusht 2005 - 21:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil
Dreqe mora vesh me se kjo lulja ka shkuar krushke ne rahovec se marton nje shokun e saj edhe do bejne dasem atje po kur te kthehen do vine pa nuse se nusja duhet te rrije ne katun me pleqte e te punoje token me speca e qepe edhe shoku i ksaj Lules po kthehet javen tjeter ne Amerike pa nuse.Hajde tradite hajde rendesi ka te kesh nje cader se bie shi apo diell pak rendesi ka . Nejse kjo Lulja me dhjet fare kur e shof sidomos kur ia nis te beje si propotende me potence maroj nga te qeshurat. Kisssssss lali edhe flasim!



Jo Lulen e la Kosovari per nje Tirance
hahahahahaha per zoten isha mram andej


Postuar nga amoxil datė 23 Gusht 2005 - 21:56:

e moj dreqe ajo ska gje me mu se i del kopil pastaj ahahhahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahsa per replikat i kam qef e di ti sidomos me ca femra si puna e kesaj le te jem e para apo e fundit pak rendesi ka.Sa here qe ka folur ka vjell vrer per Shqiperine, harron kjo se prej nesh i kujton bota perndryshe as qe i kishin kujtuar me si si shqiptare,ashtu sic nuk i kane quajtur deri dje. Aq kam qeshur me ate sapunin qe e hajne kto kosovaret per djath sa sdi cte them hshahhahahhahahahahahahahahahhha je e madhe per zotin.Kisssssssss


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 23 Gusht 2005 - 21:59:

Citim:
Po citoj ato qė tha amoxil
e moj dreqe ajo ska gje me mu se i del kopil pastaj ahahhahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah
ahahahahahahahahahahsa per replikat i kam qef e di ti sidomos me ca femra si puna e kesaj le te jem e para apo e fundit pak rendesi ka.Sa here qe ka folur ka vjell vrer per Shqiperine, harron kjo se prej nesh i kujton bota perndryshe as qe i kishin kujtuar me si si shqiptare,ashtu sic nuk i kane quajtur deri dje. Aq kam qeshur me ate sapunin qe e hajne kto kosovaret per djath sa sdi cte them hshahhahahhahahahahahahahahahhha je e madhe per zotin.Kisssssssss



Amoxil, je shume ironik!-do ju lutesha te respektonit anetaret e forumit!
:p...
Mjaft me me ofendime se te japin ban:p


Postuar nga Niqua datė 23 Gusht 2005 - 22:00:

hahahahahahahaahh Amoxil mos me fut ne shprehje se ju bej me zi se ne Fino..


Postuar nga halfgang datė 23 Gusht 2005 - 22:04:

edhe ironite bejne pjese tek traditat shqiptare, prandaj vazhdoni pa problem


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 23 Gusht 2005 - 22:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha halfgang
edhe ironite bejne pjese tek traditat shqiptare, prandaj vazhdoni pa problem



hahahaahahahahaahahaha, sa per te ju lehtesuar pak debatin
po u sjell nga nje kaffe`!
Ju befte mire!-Tradite Shqiptari hesapi!


Postuar nga amoxil datė 24 Gusht 2005 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato qė tha Sykaltra_Gangos


Amoxil, je shume ironik!-do ju lutesha te respektonit anetaret e forumit!
:p...
Mjaft me me ofendime se te japin ban:p



O goce qeke bo sot si police trafiku moj.
Po ato ofendimet dhe budallalluqet e asaj si lexoke, apo thjesht je hedh nė mbrojtje tė gjinis femrore.
mjaft se mė mėrzite me kto paditje dhe denoncime. Nėse tė shqeteson pėrmbajtja, bėj ca tė dush por tė paktėn mos ma shkruj me mua....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 24 Gusht 2005 - 03:38:

Post

Ok, amoxil!Vazhdoni e shkruani ca te deshironi!

Nejse, po e le me kaq!S`dua te te kunderpergjigjem!-Jo s`e nuk di!


Postuar nga amoxil datė 24 Gusht 2005 - 03:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha Sykaltra_Gangos
Ok, amoxil!Vazhdoni e shkruani ca te deshironi!

Nejse, po e le me kaq!S`dua te te kunderpergjigjem!-Jo s`e nuk di!



Mos mė keqkupto. Ti pėrgjigju, por ama lexo se cka shkruar njėri dhe tjėtri.....

Citim:
Po citoj ato qė tha Le te jem une e para
hm, nje nder traditat me elementare te shqiptarit jasht specialiteteve ushqimore eshte proklamimi se ku kaloi naten gruaja e komshiut..

dhe natyrisht thashethemet...pa keto s`ka jete shqipja...



Ja si na fut shoqja ktu tė gjithve me i thes....


Postuar nga Cindi datė 12 Shtator 2005 - 18:25:

RAKINE more vllazen.

Harruat rakine e rrushit qe eshte aq e ambel dhe kudo ku kemi shku nuk na ka mungu. Nuk e zevendsojme me asgja.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 25 Shtator 2005 - 05:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha football
RAKINE more vllazen.

Harruat rakine e rrushit qe eshte aq e ambel dhe kudo ku kemi shku nuk na ka mungu. Nuk e zevendsojme me asgja.



"footbollistet" nuk pine raki, as ata shqiptare!


Postuar nga Cindi datė 13 Tetor 2005 - 13:24:

Talking

Citim:
Po citoj ato qė tha Sykaltra_Shqiptare


"footbollistet" nuk pine raki, as ata shqiptare!




E pijne, e pijne, ne pushimet midis turneve. Une jam nga ata "futbollista" qe e pijne, sidomos mbasditeve me pak djathe te bardhe dhe qepe te njoma. Ah te kisha nje cike tani, mbasi shishja e fundit na mbaroi para 6 muajsh. E zevendesoj ndonjehere me UZO, por aha nuk eshte e njejta gje. Ndonjehere e kthej ne GRAPA, por edhe ajo nuk eshte si rakija jone.

Le te mendojme nje tjeter tradite:

1. TRAHANA (mbushur me djathe te bardhe dhe vaj ulliri dhe pak rigon e piper persiper) The best breakfast #1.

2. Te puthurit nga dy here ne faqe, ndonjehere edhe me shume kur takohemi, sidomos grate dhe te huajt hapin syte kur na shohin mbasi nuk jane ne gjendje ta kuptojne kete si nje tradite shqiptare.

3. Te percjellurit deri tek porta jashte e mikut qe na ka nderu me ardhjen e tij ne shtepine tone.

Te tjera nuk me kujtohen tani.


Postuar nga darma datė 13 Tetor 2005 - 20:04:

uuuu mos harroni me te rendesishmen ...kur na vijne miq per darke kemi per detyre te zeme be tere fisin e lagjen deri sa ti ngopim mire e mire....nga hundet tua fusim
Ha ha pse nuk ha fare ...he merr dhe nje cope byrek uaaa po pule na do dhe nje birre... he me mo pije dhe nje ....


Postuar nga ~Enigme~ datė 22 Tetor 2005 - 19:34:

Talking Po vjen dhjetori..............afrohet Viti i RI!!!!

Fillojne pastrime themelore ne shpi...pastrime qelqurinash etj etj etj....... pergatitja e bakllavase jo jo me pete te gatshme ca thoni juve pete qe i hapnin gjyshet tona vete.......

pooooooo....... ca remuje dhe angazhimi po prap atje fshihet dhe bukuria e mirpritjes se vitit te ri....

A seshte kjo 1 nga tradiat tona


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 22 Tetor 2005 - 20:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha darma
uuuu mos harroni me te rendesishmen ...kur na vijne miq per darke kemi per detyre te zeme be tere fisin e lagjen deri sa ti ngopim mire e mire....nga hundet tua fusim
Ha ha pse nuk ha fare ...he merr dhe nje cope byrek uaaa po pule na do dhe nje birre... he me mo pije dhe nje ....



hahaahahahahahaahahahahhhahaha, e madhe je Darmaaaaaa, mos vdeksh kurre
o zottttttttttttttttttt!ahahahahahahahahahaaha- sa realiste qe je!Hallall!


Postuar nga ~Enigme~ datė 04 Nëntor 2005 - 06:07:

Talking

Po na vijne miq ne shpi....

Shpejt beni gati dhiskun me raki dhe liker......dhe frytjeren me sheqerka ose bombone

Kafen turkeeeeeeeee mos e harroni

A sjane kto traditat tona !!!!!


Postuar nga nikos datė 03 Dhjetor 2005 - 11:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha Sykaltra_Shqiptare


hahaahahahahahaahahahahhhahaha, e madhe je Darmaaaaaa, mos vdeksh kurre
o zottttttttttttttttttt!ahahahahahahahahahaaha- sa realiste qe je!Hallall!


Postuar nga qukapiku datė 04 Shkurt 2006 - 15:50:

Pershendetje

tradita shqiptare me gjith injorimet qe i kane bere i ka mbijetuar te gjitha koherave.une vet jam mar me syudimin e kostumeve tradicionale te te gjitha trevave ne shqiperi,dhe shoh qe motivet e qendisura ne kostum sot po i ben gjith bota tatuazhe.dhe kjo eshte nje mbrekulli se po vine prap ne mode dhe keshtu behen te pa vdekshme.


Postuar nga qukapiku datė 04 Shkurt 2006 - 16:28:

komplimente

komplimente per mendimin o sy kalter.


Postuar nga darma datė 28 Prill 2006 - 16:14:

FLM SyKaltra


Une i ka shume qejf traditat Shqiptare....jemi nje popull me tradita shume te bukura edhe pse ndonjehere as kuptimin e tyre nuk arrijme ta gjejme dot.........duke filluar qe nga traditat e dasmave e deri tek traditat e nje jete te perdicme............kemi plot

Nuk e di ne e kam thene gjithsesi .......Kam qene njehere para shume vitesh (kur isha e re ) ne nje dasem ne Peshkopi.......nje djale do merrte nuse dhe do ta shpinte ne Peshkopi (megjithese asnjehere nuk e kuptova persene pasi ai jetonte vet ne Tirane) nejse e cojme nusen ne atje fillon muzika dhe ahengu me daulle (une nuk kisha pare kurre nje dasem te nje krahine tjeter dhe per mua ishte gjithshka e re dhe mbaj mend nuk lija gjerat me te vogla te me shpetonin) sa hyne ne dere bene ato adetet e veta dhe nuk harroj i thane dhendrit coje te dhoma saj ..........dhe e cuan e ulen ne krevat pastaj e nxorren dhendrin nga dhoma e cuan me burrat dhe te gjitha grate e fisit u rrethuan tek dera dhomes dhe ja filluan me kenge.........duke e share nusen dhe te gjithe familjen e saj......po c'fare duke e share nga nena e nga baba une qe gjendesha e mbaj mend si tani prane komedines thashe adeti do kendojne kur degjoj une hap veshet mire ato me te shara rendshem fare.........syte e mi na filxhan i them gjyshes ca po bejne keto ..........e shajne me tha derisa nusja te qaje kur nusja te filloj te qaj atehere ikin...........Po edhe ajo dreq nuse Tirone i boni telef nuk e nxirrte kokrren e lotit si me qene gur......qaj mi i thashe une te na lejn rehat..........jo mi ja bente ajo me mua te merren keta ...............thashe bo bo qe tani e shikoj sa do i haet muhabeti me vjerren kesaj
Keshtu qe thoni ju ka dhe tradita te tilla ne Shqiperi me te shajt me rob shtepie


Postuar nga Cindi datė 28 Prill 2006 - 16:45:

Citim:
Po citoj ato qė tha darma
FLM SyKaltra


Une i ka shume qejf traditat Shqiptare....jemi nje popull me tradita shume te bukura edhe pse ndonjehere as kuptimin e tyre nuk arrijme ta gjejme dot.........duke filluar qe nga traditat e dasmave e deri tek traditat e nje jete te perdicme............kemi plot

Nuk e di ne e kam thene gjithsesi .......Kam qene njehere para shume vitesh (kur isha e re ) ne nje dasem ne Peshkopi.......nje djale do merrte nuse dhe do ta shpinte ne Peshkopi (megjithese asnjehere nuk e kuptova persene pasi ai jetonte vet ne Tirane) nejse e cojme nusen ne atje fillon muzika dhe ahengu me daulle (une nuk kisha pare kurre nje dasem te nje krahine tjeter dhe per mua ishte gjithshka e re dhe mbaj mend nuk lija gjerat me te vogla te me shpetonin) sa hyne ne dere bene ato adetet e veta dhe nuk harroj i thane dhendrit coje te dhoma saj ..........dhe e cuan e ulen ne krevat pastaj e nxorren dhendrin nga dhoma e cuan me burrat dhe te gjitha grate e fisit u rrethuan tek dera dhomes dhe ja filluan me kenge.........duke e share nusen dhe te gjithe familjen e saj......po c'fare duke e share nga nena e nga baba une qe gjendesha e mbaj mend si tani prane komedines thashe adeti do kendojne kur degjoj une hap veshet mire ato me te shara rendshem fare.........syte e mi na filxhan i them gjyshes ca po bejne keto ..........e shajne me tha derisa nusja te qaje kur nusja te filloj te qaj atehere ikin...........Po edhe ajo dreq nuse Tirone i boni telef nuk e nxirrte kokrren e lotit si me qene gur......qaj mi i thashe une te na lejn rehat..........jo mi ja bente ajo me mua te merren keta ...............thashe bo bo qe tani e shikoj sa do i haet muhabeti me vjerren kesaj
Keshtu qe thoni ju ka dhe tradita te tilla ne Shqiperi me te shajt me rob shtepie



Darma mua andej nga krahina jone nuk me kane share diten e dasmes. (Ate dite me kane kenduar lavderime), mua me shane pas dasme


Postuar nga darma datė 28 Prill 2006 - 17:12:

Une jam Tironse dhe kjo nuk eshte nje tradite e imja pra e qytetit tim prandaj dhe me beri aq shume pershtypje..........
Por he mos u anko se te gjitha nuset shahen pas dasme e kane per syrin e keq


Postuar nga lost_soul datė 25 Qershor 2006 - 23:48:

nje nder "traditat" shqiptare eshte pohimi ose mohimi me koke ndryshe nga gjithe bota.. dmth levizje vertikale per te sinjalizuar jo.. (gjej belane kur shkoj ne shqiperi, keshtu qe mundohem ta evitoj pohimin me koke)..

a e din ndonjeri nga e kemi kete? apo e kemi pasur gjithmone?...


Postuar nga ~Enigme~ datė 21 Dhjetor 2006 - 16:10:

Citim:
Po citoj ato qė tha darma
uuuu mos harroni me te rendesishmen ...kur na vijne miq per darke kemi per detyre te zeme be tere fisin e lagjen deri sa ti ngopim mire e mire....nga hundet tua fusim
Ha ha pse nuk ha fare ...he merr dhe nje cope byrek uaaa po pule na do dhe nje birre... he me mo pije dhe nje ....


darma sa e madhe qe je. Mar nje here nje mikun tim amerikan ky tek te afermit tim per dreke. Dhe i hapen syte i shkreti kur shikon dreken tone ....amerikanet kenaqen me nje turkey (gjel deti) sanduich
e prape jane me te shendoshe se ne qe e mbushim tavolinen plot... go figure


Postuar nga erious datė 04 Shtator 2009 - 12:31:

kafeja eshte pirje tradicionale shqiptare...

kafja turke qe i thone, s'eshte veēse kafeja pija e preferuar e jeniēereve, reparti i sulmit i ushtrise otomane.

e aty s'kishte asnje turk per bese.

gjate rrethimit te vjenes e mbas largimit te ushtrise otomane, jeniēeret ''harruan'' disa thase nga te cilat pinin nje pije te ēuditshme qe s'kishte ngel pa u rene ne sy vjenezeve, ata i moren thaset e filluan te benin te njejten pije.

nji keshtu u perhap kafeja ne europe prej shqiptareve mercenare ne ate kohe te sulltanit.

pra ne s'po bejme tjeter (me krijimin e shtateqindeshtatemiliard lokale ne shqiperi) veē se po i kthejme kombit nje tradite mijera vjeēare.


Postuar nga AngelDevil datė 04 Shtator 2009 - 12:43:

nje nder traditat tona jane e thashethemet.... vdesim te fusim hundet te punet e te tjereve.... sa del nga shpia e zbret me ashensor fap fillo komshia komentin e pare sa shko deri te parkimi me marr makinen fap roja e parkimit 1 mufke tjeter, kur shko ne pune pi kafen e mengjesit bashke me thashethemet e deri sa bie darka fillo behesh e ti njesoj si njerzit qe te rrethojne.


Postuar nga BIONDIA datė 04 Shtator 2009 - 17:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
nje nder traditat tona jane e thashethemet.... vdesim te fusim hundet te punet e te tjereve.... sa del nga shpia e zbret me ashensor fap fillo komshia komentin e pare sa shko deri te parkimi me marr makinen fap roja e parkimit 1 mufke tjeter, kur shko ne pune pi kafen e mengjesit bashke me thashethemet e deri sa bie darka fillo behesh e ti njesoj si njerzit qe te rrethojne.


nuk thua shyqyr qe jane dhe thashethemet se po nuk pat do te thote qe je hic e nuk bie ne sy ... mendo sesa zbrazet do ishte jeta po komentet e komshijes qe peshon 90 kile dhe 1.50 e gjate "dukesh qe sje mire keto kohet e fundit kocke e gjalle je bere...moj mos ke probleme me burrin qe je kaq e dobet me duket ta dreth ne ty te ka hy veremi "...hahahah angel keto gjera me shtojne jeten...
tradita me pelqen gjithmon esht ajo e pirjs se kafes me mamin motren nuset e vellezerve ne menjes (sigurisht kur sjan ne pune )dhe fillojme ne ne te mbajme dynjane me goje si parafolsja ...


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:43:

Ne me lejohet, po hedh nje tregim (cka nga pikpamja letrare, por per temen qe trajton shtyhet), i vitit 2009, me ide te fund-viteve '90, i cili ka te beje me traditen (ne thonjza) te mikpritjes (edhe) shqiptare, e te cilin po e ndaj ne dy-tre pjes.

Mikpritje alla shqiptarēe

Oh ē’gėzim i madh kur mė erdhi kushuriri! Kaq vite pa u takuar! Po shyqyr qė erdhe o kusho, i thashė, dhe e rroka nė qafė. Tė humbi njeriu kėshtu si ty!.. E pas takimit tė sė shoqes dhe dy kalamajve qė kish bėrė, e rroka edhe njė herė nė krahėt e mi. Po ku je or burr‘ i dheut, i fola gjithė gėzim. E pa kaluar shumė i nxora njė birrė tė ftohtė, pėr kokė tė birrės, ta mblidhte veten.
-Ajd‘ gėzuar! -bėrtita fort, sa dhe komishinjtė do e kishin dėgjuar.
-Po prit, se s’jemi ulur akoma mirė!.. -ma ktheu me atė ndrojtjen e vet, siē e kishte zakon, -Tė marrim njėherė frymė!
-O po, -thashė, -tė mė vijė kushua dhe unė tė rri si kėrcu! Po hajde ore, se do ta tundim qė ē’ke me ‘tė!
Isha vėrtet i gėzuar. Tė mė vinte kushuja nė shtėpi e tė mė gjente mu nė mes tė Romės! Hera e parė qė mė vinte! Kaq e kaq vite pa u parė! -Kur jemi takuar sė fundi o kusho? -e pyeta sa pėr muhabet. -Po… -dhe nisi tė mendohej, -mė duket para tre vjetėsh u takuam nė portin e Durrsit, ti po ktheheshe e unė po largohesha.
-Ah. lėre atė pesė minutsh, -iu hodha menjėherė, -flas qysh kur nuk jemi takuar tamam, or burr i dheut!..
-Po ka, ka mė shumė se pesėmbėdhjetė vjet, qysh nė kohė tė atėhershme, kur s’dilnim dot si sot.
-E pra, -i thashė, -kemi vite, qysh kur isha unė tek ty nė fshat.
Dhe i kujtova jo vetėm atė rast tė fundit, aty nė ardhje tė pluralizmit, tek i kisha vajtur nė fshat, por i kujtova edhe rastet e mėpėrparme, kur ishim akoma tė rinj e biles, fėmijė.
E ndėrsa mė jepte tė drejtė, unė i pėrplasja nga pak shishen e birrės. Isha vėrtet i gėzuar, do festoja, sa ta merrte vesh kushua qė isha i gėzuar. -O po, mė gėzove dhe mė nderove, -i thashė. Dhe mezi e kandisa ta kthente atė tė uruar birrė. -Shtroje kėtu shpejt, -i thashė gruas, -se do ta festojmė… mė sill dashin ta therrim… ha, ha… bėj shaka, o kusho vėllai…
-Ti e di, o Luan, -mė foli pas pak seriozisht kushoja, -unė tre ditė leje kam, dhe kėto tre ditė thashė tė tė takoj ty kėtu nė Romė, takoj edhe Titin, po ia dite shtėpinė, e them tė vizitojmė edhe pak Romėn e bukur.
-O po tė gjitha do i bėjmė or Sefo djali, po prit tė nxjerrim mallin, -iu hodha dhe ting, i pėrplasja shishen pėr tė kusheditėn sa herė, sepse mezi e vinte nė buzė. -Tė gjithė do i vizitojmė. Qysh nesėr tė shtunėn! E biles edhe tė hėnėn do marr pushim o kusho, vetėm e vetėm qė ti tė kėnaqesh, se … se mė bėhet zemra mal mė bėhet, qė tė shoh.
Ma mbush frigoriferin plot, i thashė gruas pak mė vonė me zė tė ulėt. Asgjė mos ti mungoj kushos! Kemi zakone shqiptari ne, i shfryva me gjithė stėrklat e birrės. -Pse, unė ēfarė jam?... -ma ktheu gjithė ironi, -Kanadeze?
-Ik, ik, se nuk merr vesh fare nga mikpritja, -ia ktheva gjoja si i mėrzitur, duke u larguar dhe afruar kushos. Isha vėrtet i gėzuar sa s’mė mbante vėndi. -Mė shkruaj nė njė listė, ku do tė tė ēoj vllai ty! -ia shtrova detyrė kushos. Dhe vėrtet, kisha pėr ta ēuar me atė rrangallen time, fiat i shtatdhjet e gjashtės, ku ti donte e bardha e zemrės.
-Po ti i di atraksionet e Romės! -ma ktheu i qetė.
-I di qė ē’ke me ‘tė trataksionet unė, -i thashė, -tė shėtit vėllai ty kusho, qė mė paske mėsuar dhe fjalė tė mėdha! (vazhdon):


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:44:

(vazhdim: mikpritje alla shqiptarce):
E kaluam atė natė me muhabet, sa u kėnaqėm. Tė nesėrmen unė mezi u ngrita nga dhimbja e kokės, duket kisha pirė shumė njė natė mė parė, pėrveē kėsaj edhe i kisha pėrzier pak pijet, me ē’mė kujtohej. Tė tjerėt ishin ngritur me kohė e kishin dalė, duket tė bėnin ndonjė njė pazar tė vogėl tė shtuneje, se gruaja ime vdiste pėr tė blerė, e sidomos kur ishte me tė tjerė.
Pasi mbarova me gjith‘ ato shėrbimet e mėngjezit, larje, rruajtje, e mė the e tė thashė, nisa tė vij vėrdallė si trap nėpėr shtėpi. Zakonisht, ishte gruaja ajo qė ma bėnte kafen nė fund jave, kur pėrtoja tė dilja, apo kur binte shi. E bėja dhe vetė xhanėm, mirpo kafja e bėrė vetė nuk mė shijonte asnjėherė, ndaj ose e pija jashtė, ose lija gruan tė ma bėnte. Eh, ē‘kisha dėshirė ato momente ta pija kafen e mėngjezit me kushon tek ndonjė nga klubet e shumtė qė kemi kėtu afėr, por tė gjithė po vonoheshin. Ndaj vazhdoja i mėrzitur tė vija vėrdallė kot, si pordha nėpėr brekė, nga njėra dhomė nė tjetrėn! Edhe ai dreq televizori nuk kish gjė tani paradite! Uf, po bėja! Mė kishin lėnė si njė qen qė ruante shtėpinė.
S’kaloi shumė, veēse kur ua dėgjova zėrat. Ata kalamajtė e mi tė rritur dhe ata tė kushos, bėr-bėr me ato zėra kalamajsh. Ua hapa derėn dhe… ua lashė hapur, duke dalė vet jashtė.
-Nga humbėt, ore tė humbur? -ju drejtova tė gjithve qysh tek shkallėt. -Pėr pak sa qesh duke marrė nė telefon policinė! Do u thosha se mė kanė vjedhur kushon!
-Po pėr mua, nuk do u thoje, -mė ngacmoi kot gruaja, duke mė zgjatur njėrėn nga trastat.
-Po kush tė vjedh ty moj e shkretė! -ia ktheva, duke i vėnė dorėn tek supi e tė vazhdonte vetė pėrpara pėr nė shtėpi, se derėn hapur e kish. Dhe, duke treguar me dorė nga kushurinjtė e ardhur, vazhdova: -Kėta po, kėta i rrėmbejnė nė mes tė ditės, se kujtojnė se janė artista hollivudi, shih si janė, ylla, e kanė ndritur Romėn, shkėlqen Roma qysh nga dje…
-S’tė paska dalė akoma birra dhe rakia ty!
As ia vara mė gruas, por e tėrhoqa pėr krahu Sefo kushuriun dhe bėra pėr poshtė. -Do vemi tė pimė njė kafe tė mirė tani qė,…!...
-O Luan, -mu hodh e shoqja e tij, Drita, -Shelfiu ėshtė bėrė telef nga rruga e djeshme, lėre tė pushojė pak!
-Jo-jo, -u hodh Sefo vėllai, -unė them tė mos humbim kohė, por ti bėjmė njė vizitė Petritit sot, se nesė dhe pasnesėr kemi nė program Romėn.
O-o-o, dhe kjo punė! -Ē’flet moj Dritė! -ju hodha asaj tė ndriturės njė herė. -I njef kėllqet e kėtij ti, moj!? I ka kėllqet ky sa pėr dy qytetarė si puna ime! Mos e shiko kėshtu tė dobėt, se kėshtu duket ky, por ėė-hė!.. Ėshtė burrė zamani ky! Do pij njėherė kafen me burra, e pastaj do shkojmė tek Petriti!.. Ju gratė bėni ndonjė gjė pėr tė ngrėnė, se po vete dhe dreka!..
Dhe njė ta tėrhequr Sefo vėllain e dolėm jashtė. Sa kisha dalė nga banesa, kur pėrplasemi me komshiun qė banonte sipėr nesh, Luigjin. Oho, Luixhi, e rraha tek shpatullat. E prezantova kushon me mikun tim komshi, duke e sqaruar kėtė tė fundit, se si kisha kaq vite pa u takuar me kushon, sepse kushoja im punonte e banonte nė Zvicėr. Luixhi mė buzėqeshte e tundte kokėn. -Mos ju kemi shqetėsuar gjė mbrėmė, -shtova pastaj me zė tė ulėt nė italisht, -se helbete, qetėsi nate, ndėrsa ne me muhabet…
-Ah, nuk prish punė, -ma ktheu miku im komshi, -njė rast i rallė, kaq kohė pa u takuar ti me kushuririn…
-E kam xhentil, e kam, -sqarova mė vonė kushon pėr Luixhin. -Shumė njeri i mirė. E pe, i njef traditat tona… (vazhdon):


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:46:

Dhe pa u larguar mirė nga pallati ynė, kur shoh shqiptarin e parė. Ishte Ermiri, edhe ky komshi nė pallatin tim, por nga shkalla tjetėr. Ēun i urtė i shkreti, i pamartuar, se helbete, i ri akoma. Po dilte me njė ēift tė ri me njė fėmijė tė vogėl; patjetėr njerėz tė tij, qė do i kishin ardhur pėr vizitė. -Ej, Miro!.. -i bėrtita.
-Ėshtė pak qull, por ēun i mirė, -i fola me zė tė ulėt kushos.
-Po ku je a i humbur! -i shtriva dorėn dhe e pėrqafova, -ku ke humbur?..
Kisha vėrtet nja tre-katėr javė pa e parė. Ia nisėm prezanti-meve dhe muhabetit, pa e ndėrprerė ecjen, sepse ata nxitonin pėr diku. I kish ardhur e motra me gjithė burrin dhe ēunin e vogėl, e do shkonin tė vizitonin Koloseun dhe ndonjė gjė tjetėr.
-Ohh, ē’mrekulli! -i ndriti fytyra tim kushuriu. Po ky kėshtu, ktheva kokėn dhe e pashė me habi. Por ai, sikur t’mos e kish mėndjen fare tek mua, vazhdoi si gjel: -Me ē’kam parė nė televizor, kanė filluar tė japin edhe shfaqje tė bukura me legjionarė e me skllevėr…
-Po-po, tani nė fillim tė verės gjen mjaft gjėra tė bukura tek Koloseu, -ia priti Ermir djaloja. Edhe ky, thashė me mėndje, paska nisur tė vizitojė Koloseun, sikur nuk kalon aty me autobuz ēdo ditė kur ikėn nė punė.
-Do ta vizitojmė dhe ne! -hodh prapė si gjel kushua im.
-Po tė doni mund tė vini me ne! -na foli ai burri i motrės sė Ermirit.
-Po-po, -u hodh edhe Ermir qulloja. Eh, po kjo kėshtu, pshe-rėtiva pa e pėrmbajtur veten. Nga u miqėsua tjetri aq shumė! Apo shqiptarė hesapi, mendova, si e si tė duken, kur shohin njėri-tjetrin jashtė. Ndėrsa atje nė Shqipėri shahen e therren me njėri-tjetrin si … si ata skllevėrit e Koloseut. Ngrejta duart gjithė buzėqeshje dhe ua vura tek supet dy ftuesve tė dashur.
-Juve ju vaftė rruga mbarė, se ne e kemi planifikuar pėr nesėr! Shumė faleminderit!
Dhe u ndamė duke i zgjatur njėri-tjetrit duart. -Nesėr e ke hapur gjithashtu, mund tė hyni edhe brenda! -mė sqaroi Ermiri i shkretė, a thua se unė aty e kisha mėndjen.
-E di, e di -i thashė, -por shiko, tė ma sjellėsh sot motrėn me gjithė burrin tek mua, se pa njė vizitė nuk ju lė tė ikni.
-Ne vimė, -foli me atė zėrin qull Ermiri, -por tė bije mė mirė ty tė vish, se mė ka sjellė kunati njė raki shumė tė mirė, dhe ti e di qė unė s’e pi dhe aq.
-Ore, lėri dėnglat, -i ngrita zėrin. Ti shkoja unė nga pas njė ēunaku qė… qė mezi fshinte qurrat e veta! -Sot nė mbrėmje ju pres tė gjithve, dhe merre rakinė me vete po deshe, se ia gjejmė dermanin.
Pa u larguar mirė, u kthye ai burri i motrės sė tij: -Dėgjo! Sot nuk ju premtojmė, por nuk e di, a jeni tė hėnėn mbasdite nė shtėpi!?
Eh dreq! Nė shpi jemi, nė shpi, mezi e ruajta pėrzėmėrsinė e jashtme, dhe vazhdova me kushon drejtimin tonė. Ē’mė kish gjetur me kėta shqiptarė derdemenė, thuaj!
-Bėjnė raki tė mirė andej nga an‘ e tij. -fola sa pėr ti bėrė muhabet Sefos. Ndėrkohė po i afroheshim disa dyqaneve dhe kafeneve tė mira.
-Ajd, futemi kėtu! -mė vuri dorėn tek krahu kushua.
-Prit, prit, -ia ktheva. Atė punė e dija unė. Nuk mund tė hyja nė njė lokal tė mbyllur. Dhe as nė atė tjetrin, qė nuk mė pėlqente. Dhe as nė tjetrin, qė ish si larg nga piaca. Gjeta mė sė fundi atė qė doja, dhe u ula. Pak mė tej mė pėrshėndetėn disa shqiptarė tė tjerė, tė cilėt gjithashtu po pinin kafet e tyre. Ca rroskopė i njihja, e ca nuk i njihja. Sidoqoftė i pėrshėndeta duke u ngritur edhe njė herė, e duke iu afruar tavolinės sė tyre.
-Hė zgjebsa ē’bėni! -dhe u zgjata duart tė gjithve. Pas meje edhe im kushėri, tė cilin ua prezantova menjėherė. Ata menjė-herė tėrhoqėn nja dy karrike nga tavolinat e tjera e donin tė mė bėnin vend. -Lėre-lėre, -u thashė, -se kemi tjetėr plan!
E me tė shkėmbyer edhe dy-tre fjalė tė tjera koti, u dhashė shėndenė. Dhe, edhe njėherė i zgjatėm duart njėri-tjetrit. Me kushon u ulėm ca mė tej e nisėm tė shihnim kalimtarėt e rastit.
-Kėtu ka lezet ta pimė kafen! -ju drejtova tim kushuriu.
-Po pse!? Ato kafenetė e tjera dukeshin si pak mė tė qeta!
-Po ē’tė qeta a i humbur! Kėtu je nė piacė. Shikon gjithshka dhe tė shikojnė tė gjitha femrat.
Nisėm tė rrufisim ato kapuēinot e shijshme dhe unė e mbaja me muhabet kushon tim. I shkreti, kish filluar tė bėhej ca si intelektual. Mezi e nxirrte njė tė shkretė fjalė.
Hidhte sytė ndonjėherė kot djathtas-majtas, lart e poshtė, dhe as vetė nuk e di ēfarė shikonte. Mė rrinte pak si i merakosur, sepse bėnte llogarira kur do ta takonim atė kushuririn tjetėr, Titin, kur do tė venim nė shihnim Koloseun, po nė Vatikan a tė lejonin, po ai vendi ku hidheshin monedha a ishte larg, po pėr ata miqtė a na dilte koha ti prisnim, kur aty e kur atje, ku e ēfarė. -Po rri a derbardhė, -i thashė, -tė ēoj unė ku tė duash ti, e ti tė ngelesh i kėnaqur! Tani tė shijojmė kėtė kapuēinon e bukur italiane dhe… hiē mos e vra mėndjen!..
Ohh, kishte lezet ta pije kafen nė njė lokal tė hapur. Poshtė kėmbėve tė tua rrugė kalldrėmi, tavolina e rrombullakėt dhe e pastėr, ai dielli qė tė kėnaqte, ndonse ne ishim nėn ēadėr.
-Mė thuaj o kusho, mė thuaj, -s’mė mbante kėnaqsia, -ja ku e ke atė rrugėn e romakve, si e ka pas emrin, se s’mė kujtohet?..
-Egnatia, -plotėsoi si i mėrzitur.
-Po Egnatia, ja ku e ke, poshtė kėmbėve tė tua! Ja dhe prodhi-met moderne italiane, -dhe tregova tavolinėn me dorė. -Ja dhe ēadrėn, ndonse kjo mund tė jetė kineze! Ja dhe diellin! Ē’do mė ti!? I ke tė gjitha mo Sefo vllai! Si lashtėsinė ashtu dhe modernen! Tė gjitha trataksionet…
-Lėri shakatė ti, por rrufise atė kafe qė tu ftof, e tė nisemi, se tre ditė kohė kam unė!..
E me tė parė orėn, u trondit kushoja si ti kish rėnė qielli nė kokė. -As dy ditė e gjysėm kohė nuk kemi mė! Ora dy, gati!
-E ē’e vret mėndjen a debardhė! E kemi ditėn deri mė dhjetė tė darkės tani. Apo nuk tė janė ndarė akoma punėt e kooperati-vės ty!? Ha-ha…
Sė fundi u ēuam, e nisėm kthimin. -Ja shiko, -nisa ti tregoj ndėrtesat e vjetra, -ē’tė shikosh!? Ka Roma sa tė duash nga kėto! E gjithė Roma ėshtė e vjetėr!
-Po, dhe unė prandaj dua ta shikoj sa mė shumė!
Eh, ē’mė gjeti, thashė. I ka hypur tjetrit nė kokė pėr ndėrtesa tė vjetra. Tė tilla ka sa tė dojė nė Albani!
-Po qendra ėshtė larg? -pyeti pas pak gjithė merak. Nė fakt, as e mora vesh pse pyeti! Kot, apo donte tė shihte ndonjė gjė!?
-Nuk ėshtė larg, jo! -ia futa dhe un kot, sepse nė fakt, me mbi trembėdhjetė vjet nė Romė, unė nuk e dija akoma mirė se kush ishte qėndra e Romės. Aty tek Koloseu, tek Vatikani, apo tek Parlamenti!?. -Gjysėm ore me kėmbė prej kėtu, ose me veturė pėr dhjetė minuta, por kemi probleme me parkimin!.. (Vazhdon)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:47:

Dhe ngadalė, me muhabet hidhnim hapat. Takuam pas pak edhe njė familje tjetėr shqiptarėsh. Ia nisėm muhabetit e pėr fat na doli se nusja e tij e kishte mamanė nga fshati i mamasė sė Sefos; (unė me Sefon jemi kushurinj nga plaku). E gėzova Sefo vėllain, thashė, tek e shihja se s’po i jepte fund muhabetit. Apo s’kish dhe njė grua llafazane ai tjetri, qė mė rrinte si hu dhe aprovonte me kokė fjalėt e sė shoqes. Thash me vete, kjo tė jetė cicerone tek ato muzetė, ku do qė tė shkojė kushoja im e ti vizitojė, patjetėr e lė kushon gojė hapur me ato pėrshkrimet e saj, me ato krahasimet, qė dhe mua po mė habisnin, e lėre pastaj me kujtimet, si ti kish pėrjetuar vetė!..
-Mos harro se do shohim koloseun! -u ndėrhyra, tek ai burr qulli i tjetrės dėgjonte me gojė hapur, a thua se s’kish dėgjuar historira fshati. U ndamė dhe vazhduam drejt shtėpisė. Para pallatit pamė dy fėmijėt e kushos, qė po luanin me atė tė voglin tim, sepse goca ishte e rritur dhe s’para afrohej mė tek lojrat. U pėrziem pak me kalamajtė, tė cilėt aq donin dhe ia nisnin menjėherė ankimeve po tė largoheshim ne. Eh, dreqi e marrtė, kohė rinie! Sė fundi arrita tė shkėputemi dhe ngjitėm shkallėt. Me tė hyrė brėnda nė shpi, tė dyja gratė na pritėn me ankime, pse ishim vonuar aq shumė. Ato i kish marrė uria, por vetėm prej nesh kishin pritur qė tė hanin. Gjithshka ishte ftohur. Por kjo s’ishte problem pėr gratė, sepse menjėherė ato ia nisėn ripregatitjes sė drekės. Ishte ora katėr xhanėm, por ajd mo! Arritėm qė vetėm nė pesė tė uleshim tamam e tė hanim, duke bashkuar drek‘ e darkė bashkė. Kur mbaruam komplet, ora kish vajtur shtatė. Unė isha fryrė, por ama edhe kushon e kisha fryrė, sa mezi lėvizte. -O Petrit, vėllai, -lėshoi si i kėputur nė drejtim tė dritares, -erdhi kushua nė Romė, e s’tė takoi dot. Se Luan kafexhiu s’mė la!
-Mbaju, mos biesh, -ia ktheva, -se po tė merren kėmbėt! Pa dhe Petritin do ta takojmė, pa dhe Koloseun do ta shohim.!
E pas dhjetė minutash i rashė telefonit tė atij kushos tjetėr.
-Si?.. Mami dhe babi kanė dalė!?
-E mo kusho! -iu drejtova Sefo vėllait, -yt kushuri Titi ka dalė nė xhiro me damėn e vet!
-Me atė skilipelsen? -mu hodh gruaja. Edhe kjo, thashė me vete, nuk pret tė ikin njėherė kėta kushot e tjerė kėtu, por ia lėshon pa e ditur se llafet i merr era. -E moj, -ia ktheva, pėr tė ndrequr diēka, -ajo skilipecja bėn sport ēdo ditė, e nuk rri kėshtu si ti me dhjamra!
Dhe nisa gjoja ti tregoja Dritės, gruas sė kushos, se si vjet tė dy ata, Petriti me tė shoqen, e kishin bėrė me kėmbė pėrgjatė Tiberit nga mėngjezi e deri nė darkė. Vetė na e kishin treguar nė telefon.
-Duhet tė jetė kėnaqsi, tė ecėsh pėrgjatė lumit tuaj! -mė foli Drita.
-As mos e diskuto, -ia ktheva me tė shpejtė, dhe nė mėndje mė erdhėn disa pamje televizori. -Apo nuk e kanė zbukuruar edhe me disa drita me ngjyra!.. Mbrėmjeve nė disa zona ėshtė vėrtet shum-shum bukur. Kam dalė edhe unė me Lumen nga njėherė.
-Po, kėtu e dhjetė vjet tė shkuara!.. -ma ngopi gruaja, pa e pasur mėndjen unė.
-Po mirė moj bukuroshe, -ia ktheva me tė butė, siē e donte vendi dhe kuvendi, -njė herė e ka lezet ta bėsh xhiron nė njė vend, dhe jo njėqind herė!
Dhe pa e lėnė tė ma ngopte sėrish, vazhdova duke treguar gjithė ato vendet ku kishim vajtur. E tek po shihja, se gruaja e kish kuptuar qė nuk duhet tė mė ngacmonte mė, ndryshe mund tė mė hypnin kacabujtė, nisa tė pėrmend edhe vende ku nuk kishim vajtur, si Venecia, Piza, Etna nė Siēili, e tjera vende.
-E paske kėnaqur gruan me vėnde nga mė tė ndryshmet! -mė bėri qejfin Drita. Epo e hodha lumin dhe kėsaj radhe mendova. -Po ē’kujton ti moj Dritė! Njė Lumturi kam unė, dhe kėtė do ta bėj qė ē’ke me ‘tė tė lumtur, siē e ka dhe emrin.
E kėshtu me muhabet, duket se darka po na shkonte mirė. Edhe njė ide krejt pa kuptim pėr atė orė, si gjoja pėr tė dalė xhiro ashtu siē ishim, me gjithė fėmijė, e shmanga me marifet.
-I kėputi gjumi fėmijėt, Drita! -i fola gruas sė kushos. E vėrtet, tė shkretėt fėrkonin sytė. Ora po i afrohej nėntės dhe vetvetiu tė vegjėlve tė kushuriut po u vinte vėrdallė gjumi. (vazhdon)


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.