Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 06 Shkurt 2005 - 21:54:

struktura e ADN:pozicionet 3 prim dhe 5 prim

Cod. A06022005

Faleminderit shume.
Nese ju kujtohet jua kam thene qe karboni 3 dhe 5 ishin te rendesishem per faktet se ishin pikat ku lidheshin nukleotidet njeri me tjetrin. Ne pozicionin 3 kemi nje grup -OH i cili kur bashkohet me nje nukleotid tjeter e leshon hidrogjenin dhe formon nje lidhje qe do te jete ndermjet oksigjenit dhe fosfatit te nukleotidit tjeter. Pozicioni 3 quhet 3'(3 prim) ne leximin e ADN dhe sa here qe degjojme kete duhet te kemi parasysh karbonin 3 qe kishte grupin -OH dhe qe lidhet me grupet fosfat.
Nga karboni 5 fillojne grupet fosfat qe mund te jene deri ne 3 cope kur eshte ne formen xTP(x vlen per nje nga 4 bazat e azotuara) ose 1 ne formen kur nukleotidi eshte i lidhur ne sekuencen a adn. Ky quhet pozicioni 5'(5 prim) dhe kur permendet duhet te kemi parasysh karbonin nga fillojne grupet fosfat. Pra nese themi qe njeri segment i ADN ka drejtimin 5'-> 3' duhet te imagjinojme qe nukleotidi i pare ka pozicionin 5' te lire,ka bere lidhje me ane te pozicionit 3' me pozicionin 5' te nukleotidit te dyte dhe se nukleotidi i fundit ka pozicionin 3' te lire. Shpresoj se ne figuren e mesiperme do te jeni ne gjendje te kuptoni ato qe kam dashur te shpjegoj: poshta majtas ku duket grupi -OH eshte pozicioni 3' i lire dhe larte po majtas shifni qe pozicioni 5' ka 3 grupe fosfat dhe eshte i lire. Pra nese nesemi nga larte majtas ne drejtim poshta majtas kemi 5'->3'. Tani vini re djathtas: drejtimi eshte i kundert:3'->5' nese nisemi nga larte djathtas ne drejtim poshta djathtas. Keto gjera jane shume te rendesihme per faktin se enzimat qe ndihmojne ne formimin e zinxhirit te ADN njofin vetem nje drejtim dhe jo tjetrin por keto gjera per momentin nuk jane te rendesishme...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.