Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 10 Shkurt 2005 - 18:07:

Pyetjet qe shtrohen

Cod. A10022005

Aha kujtova se the qe ka kolegjista ne kete forum.
Nejse ti kthehemi edhe nje here temes. Kam shpjeguar deri tani nukleotidet,si lidhen,si eshte e formuar helika,konceptin e komplementaritetit,pozicionet 3' dhe 5'. Mbaruam? Ta them te drejten do te me kishte ardhur keq nese do te ishte kaq informacioni qe mund te merret nga struktura e ADN me llogarit qe eshte struktura baze e qelizes. Pyetjet qe mund ti parashtrojme vetes ne kete pike jane:
-Si mund te futet 1.8 meter ADN (kaq eshte afersisht gjatesia totale e 46 kromozomeve te njeriut. Informacion i marre nga revista "le scienze") brenda nje berthame qelizore qe shkon ne permasat e mikronit?
-Si eshte e mundur qe vetem 5 % e ADN perdoret dhe pjesa tjeter eshte "mbeturine"(po e them keshtu iher pa i ngaterruar sepse ky koncept eshte shume i gabuar. Per momentin merreni si te tille mire po thjeshta ta dini qe nuk ka hedhurina ne strukturen e ADN)?
-Si eshte e mundur qe ADN nuk perdoret n cdo moment meqenese enzimat mund te bejne te veten dhe ta perdorin pa probleme?
-Si eshte e mundur qe njeri kromozom X tek femrat nuk punon ne saje te nje mekanizmi qe quhet imprinting dhe pse ndodh dhe cfare sjell si pasoje(edhe kete merreni pak a shume si te vertete sepse ne saje te atyre qe kam lexuar kohet e fundit ne librin e patologjise(robbins) nuk eshte e vertete plotesisht.)?
-Sa shkalle paketimi ka ADN ne berthame dhe cfare bejne keto?
Pse ADN ne formen A egziston vetem ne laboratore dhe jo ne natyre ashtu sic edhe forma Z per te cuilen deri tani nuk ka asnje informacion?
etj etj etj etj....

Pergjigjet e ketyre pyetjeve po jua parashtroj(me aq sa kam njohuri une duke i bashkangjitur edhe te rejat e fundit qe jane zbuluar,informacionet e te cilave me kane rene ne dore)si me poshte....


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.