Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Jeta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7456)


Postuar nga Keni datė 11 Prill 2004 - 04:32:

Lulja E Bukur(tregime te Vlashi Filit)

Kalova njė ditė nė rrugėn e vjetėr. Ėshtė rruga prane se cilės kanė patur shtėpinė dhe kanė banuar pėr shumė kohė, prindėrit e mi. Mė vonė ata u ēvendosėn pėr tė banuar nė njė shtėpi tjetėr, nė rrugėn e re qė u hap aty pran asaj tė vjetrės.
Puna nuk mė lidhte qė tė kaloja shpesh nga rruga e vjetėr. Unė kaloja nėpėr tė kur kisha kohė e dėshiroja tė shėtisja. Ecja ngadalė e i qetė dhe kujtoja ndonjė ngjarje qė mė kishin treguar prindėrit pėr kėtė rrugė apo banorėt e saj.
Vjeshta kishte filluar aktivitetin e saj, por ishte njė vjeshtė jo e ftohtė, disi mė e vakėt se ato qė kishin kaluar, megjithėse shirat nuk i kishin munguar.
Kisha kohė pa kaluar andej dhe aty kėtu shikoja dhe ndonjė ndryshim. Ja para meje, pranė trotuarit, si pėr tė kufizuar sinorin e oborrit, pronari i shtėpisė kishte ndėrtuar me tulla dy shtylla tė vogla nė lartėsin rreth 1,5 m.dhe nė largėsi nga njera tjetra tė njė porte hyrje. Nė krye tė tyre ishin vendosur dhe ēimentuar dy vazo lulesh. Mė tėrhoqi vėmendjen njera prej tyre. Nė tė ishte mbjellė njė lule me gjethe relativisht tė mėdha por, qė kishin filluar tė vareshin drejt tokės sė tyre. Kishin njė ngjyrė jeshile tė zbehtė por ende nuk ishin tė thara. Nė krye tė gjetheve dukeshin gjurmėt e njė luleje qė tashmė ishte krejtėsisht e tharė dhe me kėrcyell qė tė krijonte pėrshtypjen se nga ēasti nė ēast do tė kėputej, kaq shumė ishte holluar e zvaritur. Tė linte pėrshtypjen se nuk ishte lule njė vjeēare dhe se kur tė vinte pranvera do tė ēelte pėrsėri
Qėndrova pranė saj dhe po e vėshtroja me vėmendje. Dukeshin qė gjethet e saj, megjithėse tė drobolitura, kishin filluar tė luftonin me kohėn pėr tė mbijetuar. Nėntokė rrėnjėt e saj mundoheshin tė ushqenin ato me aq sa mundeshin. Shikoja dhe mendoja. Do ti rezitojė vallė kjo lule dimrit tė sivjetshėm? Sipas parashikimeve do tė kemi dimėr tė fortė. I dua shumė lule dhe nė shtėpi kam mbjellė plot tė tilla, por nuk di pse mė tėrhoqi vėmendjen kjo lule. Ndofta keqardhja pėr tė se po vyshkej apo ndofta intuita ime parashikonte qė ajo ēelte gonxhe shumė tė bukur. Nuk e di, nuk di si tė them.
Vazhdoja rrugėn dhe mendja mė rinte tek lulja.
Kalonin ditėt dhe e kujtoja shpesh lulen. Duke dashur ta shoh se si po i rezistonte kohės fillova tė kaloj shpesh andej pėr tė parė lulen, qė tani nė mendje e quaja “Lulja ime”. Sa herė e shikoja vėreja ndryshimet e saj. Gjethet gjithmon i shikoja mė tė zvaritura dhe dalėngadalė po thaheshin. Por gjithmon diēka mė shtynte tė mendoja, se jeta e saj po luftonte pėr egzistencė dhe nuk dorėzohej.
Njė ditė kur kalova andej vura re se njė gjethe, nuk kishte rezistuar mė dhe ishte kėputur. Kishte rėnė pranė kėrcyellit tė lules sikur deshte tė thoshte se megjithėse e tharė nuk desh tė shkėputesh nga kėrcyelli mėmė.
Kaluan disa ditė kur njė breshėr qė dhe mua mė zuri nė rrugė tė pa pėrgatitur e mė bėri tė vrapoja drejt strehės sė njė lokali, mė bėri tė mendohem pėr lulen time. Si po i reziston ajo kėsaj mėsymjė tė natyrės.
Nuk vajta nė shtėpi, por kalova nga rruga e vjetėr dhe pashė lulen. Nė vazon e saj dukeshin disa kokra tė breshėrit dhe njė nga gjethet e kėputura. Ndonjė nga kokrat e breshėrit qė ende nuk ishin shkrirė, apo ndonjė nga ato qė ishin shkrirė , e kishin goditur atė pėr vdekje dhe e kishin rėzuar pėr tokė, duke e detyruar tė shkėputet e tė ndahet nga kėrcyelli. Ishte njė gjethe disi mė e madhe se tė tjerat. Mė erdhi keq pėr tė, e mora dhe e vendosa pranė kėrcyellit dhe gjethes qė ishte shkėputur mė parė, e qė tashmė i kishte ngelur vetėm skelleti i dobėsuar. Letė ishin pranė edhe ashtu tė shkėputura nga jeta.
Kaloi vjeshta dhe filloi dimri. I ftohti, erėrat, ngricat bėnin punėn e tyre dhe sa herė kaloja nga rruga e vjetėr, zemra mė rihte fort. Do ta shikoja lulen nė kėmbė apo kėrcyelli i saj i shkurtėr e i brishtė s’do ti kishte rezistuar dot dimrit dhe do ishte kėputur? Sapo e shikoja nė kėmbė ndjeja njė kėnaqėsi tė veēantė.
Nuk vonoi dhe dėbora e parė mbuloi gjithēka. Me jorganin e barrdhė u mbulua edhe lulja ime. Pa u shkrirė dėbora e parė, ra e dyta e me rradhė dėbora zuri dėborėn e unė nuk e pashė lulen pėr njė kohė tė gjatė. Ēfarė bėnte ajo, atje brėnda mbulesės sė bardhė? Si e ndjente vehten? Do ti rezistonte dot kėsaj gjėndje apo jo? Zemra ma deshte qė lulja ta kalonte me sukses provėn e kėtij dimri tė egėr. Pavarėsisht se nuk e shikoja me sy, me mend e merja qė ajo ishte ende gjallė se mbulesa e dėborės kishte formė tė tillė qė tregonte se diēka brėnda saj ishte nė kėmbė.
Kur koha filloi tė ngrohet dhe dėbora po shkrinte, pashė lulen time qė po nxirte kėrcyellin e saj tė brishtė, mbi dėborė. E kishte marė malli pėr rezet e diellit, qė ishin jetė pėr tė dhe ishte e gatėshmė ti thithte ato sa mė shpejt. Dhe dielli nė motin e mirė nuk ja kursente rezet e veta, ja lėshonte me dashamirėsi.
Erdhi pranvera, moti po lėshonte atė ėmbėlsi, karakteristike pėr pranverėn e qė reflektohet kudo, tek njėrzit, zoqtė, pemėt, lulet. Edhe lulja ime, qė tashmė e kishte mposhtur dimrin dhe kishte fituar luftėn me tė, filloi tė gjallėrohet. Nė kėrcyellin e saj plasėn sythat e njomė tė cilėt dalėngadalė filluan tė kthehen nė gjethe qė dukeshin se riteshin me orė. Dhe ja njė ditė kur lulja ishte mbushur me gjethe, nė krye tė saj pashė njė gonxhe tė vogėl. Ajo po ēelte, kishte lindur frutin e saj. Isha shumė kurjoz tė dija ēfarė lule do tė bėhesh ajo gonxhe, por gjithmon mendoja, se njė bimė qė i reziston dimrit tė rėndė, si ai qė kaluam kėtė vit, nuk ka si tė mos ēeli njė lule tė bukur.
Dalėngadalė lulja po merte formė tė plotė duke lėshuar petalet e vogla. Nuk kalova disa ditė tė shikoja lulen time dhe kur kalova pranė saj, ē’tė shikoja! Pashė njė lule krejtėsisht tė ēelur me petale tė bukura me njė ngjyrė lejla , mjaft tė kėndėshme pėr syrin, qė kishte kthyer fytyrėn nga dielli dhe dukesh sikur bisedonte me tė. Njė fllad pranveror e lėkunte atė lehtė-lehtė, mbasi bima tani kishte hedhur shtat goxha. Dukesh si njė vashė e re, e veshur bukur me veshje pranverore. Kur u afrova pashė njė bletė qė kishte qėndruar mbi tė e kishte ngulur thumbin e po thithte nektarin e lules, qė kjo e fundit e kishte prodhuar dhe po ja falte me kėnaqėsi. Kur u afrova, bleta u trėmb e fluturoi.
Unė po e kundroja me kėnaqėsi lulen time dhe ndjeja njė kėnaqėsi tė veēantė. Si i tėrhequr prej njė magneti, afrova fytyrėn tek lulja dhe po nuhatja aromėn e saj. Kishte njė aromė tė lehtė dhe tė kėndėshme qė unė nuk munda ta pėrcaktoj dot ēfarė lloj arome ishte, por qė nė fund tė fundit ishte njė aromė luleje. Kur u ngopa me aromėn e saj, ngrita kokėn dhe instiktivisht hodha sytė nga dritarja e shtėpisė. Mu duk sikur, me shpejtėsi, u mbyll perdja e saj. Ndofta ishte dikush duke mė vrojtuar, por duke parė kėnaqėsin time nuk mė kish shqetėsuar.
E vėshtrova edhe njė herė lulen time tė bukur dhe duke marė me vehte kėnaqėsin e kėsaj lule shumė tė bukur, u largova me ngadalė duke buzėqeshur me veprimin tim gjatė gjithė kėsaj kohe.
Nuk e di sa kohė do tė qėndronte e ēelur lulja, apo edhe sa pranvera tė tjera do tė ēelte, por isha i sigurtė se sa kohė do tė ishte e ēelur ajo do ti falte tė gjithė kalimtarėve atė kėnaqėsi qė ndjen kur sheh njė lule me tė vėrtetė tė bukur.


Vlashi Fil
Philadelphia
22 shkurt 2004


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.